Nga përpjekjet e vazhdueshme te qëndrueshmëria: Rruga e Fatonit drejt pavarësisë ekonomike
17 tetor 2025
Titulli: Faton Behluli works in his small metal workshop in Podujevë/Podujevo, using welding equipment provided through the EU-funded Community Stabilisation Programme implemented by IOM. With the right tools, he transformed his skills into a sustainable livelihood to support his family.
Në një garazh të vogël në Podujevë, zhurma e mprehtë e aparatit të saldimit e çan qetësinë e pasdites.
Shkëndijat shpërndahen mbi dyshemenë prej betoni, ndërsa Faton Behluli, një zejtar 35-vjeçar nga komuniteti Ashkali, i jep formë metalit — të fortë, të dobishëm dhe plot qëllim
Titulli: Faton Behluli qëndron në punëtorinë e tij në Podujevë, aty ku themeloi biznesin e tij të vogël të përpunimit të metalit me mbështetjen e Programit për Stabilizimin e Komunitetit, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga IOM.
“Dikur bëja punë fizike për të tjerët,” thotë ai, duke lënë veglat mënjanë për një moment. “Ishte lodhëse — si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Sot, kam hapësirën time të punës, pajisjet e mia dhe qetësinë shpirtërore duke ditur që puna ime e mban familjen time.”
Për vite me radhë, Faton punoi kudo që mund të gjente punë — nëpër kantierë ndërtimi, duke rregulluar dyer, apo duke ndihmuar fqinjët me punë të vogla të përpunimit të metalit. Megjithëse kishte aftësi, mungesa e veglave të duhura e pengonte të ecte përpara. “Një zejtar pa vegla është sikur të kesh duar që s’mund t’i përdorësh,” thotë ai.
Gjithçka ndryshoi kur u përzgjodh si përfitues i Programit për Stabilizimin e Komunitetit (CSP), i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Përmes këtij programi, Faton mori pajisjet thelbësore që i kishin munguar prej kohësh — një aparat saldimi dhe vegla e pajisje për përpunimin e metalit. Me këtë mbështetje, ai më në fund arriti të hapë garazhin e tij të vogël, duke i shndërruar aftësitë e tij në një burim të qëndrueshëm jetese.
Titulli: Faton Behluli shapes metal in his workshop in Podujevë/Podujevo, building a sustainable livelihood with support from the EU-funded CSP implemented by IOM.
“Këto vegla ndryshuan gjithçka,” thotë ai me një buzëqeshje krenare. “Më parë isha i varur nga të tjerët. Tani kam punëtorinë time. Mund ta planifikoj ditën, ta menaxhoj punën dhe të siguroj të ardhurat për familjen pa u shqetësuar për nesër.”
Çdo ditë, Faton e vë në punë pajisjet e tij — saldon, riparon dhe krijon. Madje ka filluar të punojë herë pas here edhe me kushërinjtë, duke u ofruar punë të vogla me pagesë. “Po e vazhdojmë zanatin që na e lanë baballarët dhe gjyshërit,” thotë ai. “Kur punojmë bashkë, nuk po fitojmë vetëm; po e mbajmë gjallë një traditë.”
Duke parë përpara, Faton shpreson ta zgjerojë biznesin dhe të blejë makina më profesionale, në mënyrë që të punësojë të tjerë në mënyrë të rregullt. “Shumë të rinj duan të punojnë, por nuk kanë mundësi,” shpjegon ai. “Me veglat e duhura, gjithçka është e mundur.”
Titulli: Qëndron krenar në hyrje të punëtorisë së tij të përpunimit të metalit në Podujevë.
Për Fatonin, kjo mbështetje nuk ishte thjesht pajisje të reja — ishte një ndjenjë e re dinjiteti dhe kontrolli mbi jetën e tij. “Pa këtë ndihmë, do të kishte qenë shumë më e vështirë,” pranon ai. “Tani mund të kujdesem për familjen time, të jem i organizuar dhe të jetoj pa frikë nga ajo që sjell e nesërmja.”
Përmes Programit për Stabilizimin e Komunitetit (CSP), të financuar nga Bashkimi Evropian, IOM ka ndihmuar individë si Fatonin të shndërrojnë aftësitë e tyre në mjete jetese të qëndrueshme — duke fuqizuar familjet dhe forcuar komunitetet anembanë Kosovës.
We are upgrading this website platform to make it clearer,
faster and more accessible.
Can you take a two-minute survey to share your feedback and help shape this upgrade?