Titulli: Before systems went digital, every record told a story in ink and paper. Ms. Besartë Mulolli revisits old court ledgers—preserving history while stepping into a more accessible, transparent future of justice.
Kur Besartë Mulolli iu bashkua Gjykatës së Apelit si zyrtare ligjore, ajo hyri në një punë që po ndihmonte në heshtje...
Kur Besartë Mulolli iu bashkua Gjykatës së Apelit si zyrtare ligjore, ajo u përfshi në një punë që po ndihmonte në mënyrë të heshtur të riformësonte mënyrën se si gjykatat ruajnë dhe rikuperojnë dekada të historisë ligjore. Përmes tranzicionit digjital të arkivave gjyqësore—një nismë e nisur nga UNDP në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe e mbështetur nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)—ajo u gjend duke punuar me dosje që datojnë më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Titulli: Besartë Mulolli transferon me kujdes procesverbalet gjyqësore të shkruara me dorë në sisteme digjitale—duke avancuar transparencën, saktësinë dhe qasjen në drejtësi për të gjithë.
Për Besartën, arkivi nuk ishte kurrë thjesht një koleksion letrash të grumbulluara në rafte. Ai përfaqësonte memorien institucionale të sistemit të drejtësisë, duke mbajtur gjurmët e jetëve, mosmarrëveshjeve dhe vendimeve të akumuluara ndër breza. Por në hapësira arkivore të mbingarkuara dhe të çorganizuara, gjetja e dosjeve të rasteve mund të merrte kohë, duke ngadalësuar procedurat dhe duke ndikuar në qasjen në kohë në drejtësi.
Titulli: Me regjistrat e digjitalizuar në mënyrë të sigurt, dosjet e vjetruara në letër përgatiten me përgjegjësi për asgjësim—duke shënuar një kalim drejt sistemeve të drejtësisë më efikase, më të sigurta dhe më të qasshme.
Së bashku me zyrtarë të tjerë ligjorë në Gjykatat Themelore, Besarta ka ndihmuar në digjitalizimin e mijëra dosjeve të rasteve civile. Vetëm që nga shtatori i vitit 2024, kjo nismë ka kontribuar në digjitalizimin e më shumë se 43,000 rasteve civile. Në të njëjtën kohë, përmirësime më të gjera kanë sjellë infrastrukturë moderne arkivore dhe kanë organizuar mbi 2,061 metra katrorë hapësirë arkivore nëpër gjykata.
Për stafin gjyqësor, ndryshimi është i dukshëm në punën e përditshme. Dosjet që dikur kërkonin kohë dhe përpjekje për t’u gjetur tani mund të lokalizohen shumë më shpejt, duke ndihmuar gjykatat të funksionojnë më me efikasitet dhe t’u përgjigjen më shpejt nevojave të publikut.
Titulli: Kabinete të reja arkivore të organizuara dhe të përditësuara—duke siguruar që regjistrat e arkivuar ruhen në mënyrë të sigurt, janë lehtësisht të rikuperueshëm dhe të harmonizuar me standardet moderne të efikasitetit dhe llogaridhënies.
“Duke parë se sa shpejt stafi gjyqësor tani mund të gjejë dhe të qaset në informacionin e rasteve, bëhet e qartë sa e rëndësishme ka qenë kjo transformim. Një arkiv i mirëorganizuar dhe digjital i ndihmon gjykatat të punojnë më me efikasitet dhe, më e rëndësishmja, i ndihmon njerëzit të kenë qasje më të shpejtë në drejtësi,” tha Besartë Mulolli.
Titulli: Besartë Mulolli qëndron në hyrje të ndërtesës së gjykatës—aty ku tradita takohet me një të ardhme më transparente, më efikase dhe më të qasshme për drejtësinë.
Përtej rafteve dhe hapësirave të ruajtjes, kjo nismë flet për një synim më të gjerë: forcimin e institucioneve tek të cilat mbështeten njerëzit. Kjo përpjekje përmirëson efikasitetin, transparencën dhe qasjen në drejtësi, duke kontribuar drejtpërdrejt në OZHQ 16: Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Forta.
Ky artikull mbështetet në tregimin e mëparshëm në Exposure “Fuqia e Digjitalizimit të Gjykatave”, i zhvilluar fillimisht nga Përparim Leka, dhe është përditësuar me informacionet dhe të dhënat më të fundit pas konsultimeve shtesë me Administratorin e Gjykatës, Zyrtarin e TIK-ut dhe Asistentin Ligjor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Shkruar nga
Shpend Qamili
DCO
Zyrtar i Koordinimit për Zhvillim, Komunikim i Programeve, Këshillim dhe Përfshirje