Të fundit
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë një thirrje globale për veprim për t'i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur mjedisin dhe klimën e tokës dhe për të siguruar që njerëzit kudo që janë të mund të gëzojnë paqe dhe prosperitet. Këto janë qëllimet për të cilat OKB po punon në Kosovë:
Publikim
20 shkurt 2026
The UNDP 2025 Achievements Report
During the year, efforts focused on strengthening transparency, accountability, and access to justice through large-scale court digitization, expanded free legal aid, and reinforced anti-corruption measures. Public safety was enhanced through the destruction of illicit small arms, improved forensic and investigative capacities, and the launch of the first police e-Learning platform.Investments in digital innovation modernized schools and municipal services, while cultural heritage restoration and support to creative industries contributed to economic opportunities and social cohesion. Youth empowerment initiatives, gender-responsive programming, and targeted support for survivors of conflict-related sexual violence reaffirmed a strong commitment to human rights and inclusion.On climate action, key milestones included the advancement of monitoring and verification systems, adoption of adaptation planning frameworks, and the expansion of energy-efficiency measures for households and small and medium enterprises — laying foundations for a greener and more resilient future.Guided by the principle of Leaving No One Behind, UNDP continues to work in partnership with institutions, civil society, communities, and development partners to ensure sustainable development delivers tangible results for people across Kosovo.
1 prej4
Publikim
07 prill 2025
DITA BOTËRORE E SHËNDETIT 2025 – “FILLIMI SHËNDETSHËM, E ARDHME ME SHPRESË”
Motoja e Ditës Botërore të Shëndetit 2025 është “Fille të Shëndetshme, të Ardhme me Shpresë”. Fushata e këtij viti mbështet përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit të mirë si për gruan shtatzënë ashtu edhe për fetusit, që nga momenti i konceptimit.Pavarësisht përparimeve të konsiderueshme globale, miliona gra dhe vajza në mbarë botën vazhdojnë të mos kenë qasje në shërbime thelbësore dhe shpëtuese, veçanërisht gjatë lindjes dhe në 24 orët e para pas lindjes. Në një intervistë për RTK, OBSH bëri thirrje për t’i dhënë fund vdekjeve amtare dhe të foshnjave.
“Nevojitet forcimi i sistemeve të kujdesit parësor shëndetësor për të siguruar qasje universale në shërbime të shëndetit riprodhues dhe seksual, dhe për të hequr pengesat sistematike,” tha Dr. Isme Humolli, Zyrtar i Shëndetit Publik në Zyrën e OBSH-së në Prishtinë.Një raport i ri ndër-agjencik i udhëhequr nga OBSH zbulon se ndërkohë që vdekshmëria amtare globale është ulur me 40% që nga viti 2000 – nga 446,000 në rreth 260,000 vdekje në vitin 2023 – përparimi mbetet i pabarabartë dhe i pamjaftueshëm për të arritur objektivin e SDG për uljen e vdekshmërisë amtare nën 70 për 100,000 lindje të gjalla deri në vitin 2030. Shumica dërrmuese e vdekjeve amtare shkaktohet nga mungesa e qasjes në kujdes cilësor, pabarazitë dhe pengesat sistemike. Raporti thekson ndikimin në rritje të sëmundjeve jo-ngjitëse, faktorëve socialë dhe normave të dëmshme gjinore në shëndetin e nënës.Raporti i plotë mund të gjendet këtu
Raporti është prodhuar nga OBSH në emër të Grupit Ndër-Agjencik për Vlerësimin e Vdekshmërisë Amtare, që përfshin OBSH, UNICEF, UNFPA, Grupin e Bankës Botërore dhe Divizionin e Popullsisë të Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështje Ekonomike dhe Sociale.Shkurtimet në ndihmë e kërcënojnë përparimin e brishtë drejt ndalimit të vdekjeve amtare, paralajmërojnë agjencitë e OKB-së.Versioni i shkurtuar si dhe mesazhet kryesore mund të shkarkohen në faqen më poshtë, përfshirë mesazhet kryesore nga OBSH për Ditën Botërore të Shëndetit.Mesazhet kyçe:Ne mund t’i japim fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe të sapolindurve. OBSH bën thirrje për një rigjallërim rajonal të përpjekjeve për të siguruar qasje në kujdes cilësor për gratë dhe foshnjat, veçanërisht në vendet ku ndodhin shumica e vdekjeve amtare dhe të të porsalindurve.Përtej mbijetesës, kërkohen investime kritike për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë të grave. Grave kudo u nevojiten ofrues shëndetësorë që i dëgjojnë dhe u përgjigjen nevojave të tyre – përfshirë muajt pas lindjes kur miliona ende nuk marrin mbështetje thelbësore.Shëndeti më i mirë amtar do të thotë qasje më e mirë në shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues, në mënyrë që gratë të mund të planifikojnë jetën dhe të mbrojnë shëndetin e tyre. Fuqizimi dhe vetëvendosja për gratë dhe vajzat është thelbësore për të luftuar vdekjet amtare dhe të të porsalindurve dhe për të arritur shëndet për të gjithë.Deklaratë – Jeta e çdo nëne ka rëndësi.
Gjeni materiale për rrjetet sociale me mesazhet e OBSH-së këtu nëse doni të bashkoheni në fushatë. 👉 LINK
“Nevojitet forcimi i sistemeve të kujdesit parësor shëndetësor për të siguruar qasje universale në shërbime të shëndetit riprodhues dhe seksual, dhe për të hequr pengesat sistematike,” tha Dr. Isme Humolli, Zyrtar i Shëndetit Publik në Zyrën e OBSH-së në Prishtinë.Një raport i ri ndër-agjencik i udhëhequr nga OBSH zbulon se ndërkohë që vdekshmëria amtare globale është ulur me 40% që nga viti 2000 – nga 446,000 në rreth 260,000 vdekje në vitin 2023 – përparimi mbetet i pabarabartë dhe i pamjaftueshëm për të arritur objektivin e SDG për uljen e vdekshmërisë amtare nën 70 për 100,000 lindje të gjalla deri në vitin 2030. Shumica dërrmuese e vdekjeve amtare shkaktohet nga mungesa e qasjes në kujdes cilësor, pabarazitë dhe pengesat sistemike. Raporti thekson ndikimin në rritje të sëmundjeve jo-ngjitëse, faktorëve socialë dhe normave të dëmshme gjinore në shëndetin e nënës.Raporti i plotë mund të gjendet këtu
Raporti është prodhuar nga OBSH në emër të Grupit Ndër-Agjencik për Vlerësimin e Vdekshmërisë Amtare, që përfshin OBSH, UNICEF, UNFPA, Grupin e Bankës Botërore dhe Divizionin e Popullsisë të Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështje Ekonomike dhe Sociale.Shkurtimet në ndihmë e kërcënojnë përparimin e brishtë drejt ndalimit të vdekjeve amtare, paralajmërojnë agjencitë e OKB-së.Versioni i shkurtuar si dhe mesazhet kryesore mund të shkarkohen në faqen më poshtë, përfshirë mesazhet kryesore nga OBSH për Ditën Botërore të Shëndetit.Mesazhet kyçe:Ne mund t’i japim fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe të sapolindurve. OBSH bën thirrje për një rigjallërim rajonal të përpjekjeve për të siguruar qasje në kujdes cilësor për gratë dhe foshnjat, veçanërisht në vendet ku ndodhin shumica e vdekjeve amtare dhe të të porsalindurve.Përtej mbijetesës, kërkohen investime kritike për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë të grave. Grave kudo u nevojiten ofrues shëndetësorë që i dëgjojnë dhe u përgjigjen nevojave të tyre – përfshirë muajt pas lindjes kur miliona ende nuk marrin mbështetje thelbësore.Shëndeti më i mirë amtar do të thotë qasje më e mirë në shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues, në mënyrë që gratë të mund të planifikojnë jetën dhe të mbrojnë shëndetin e tyre. Fuqizimi dhe vetëvendosja për gratë dhe vajzat është thelbësore për të luftuar vdekjet amtare dhe të të porsalindurve dhe për të arritur shëndet për të gjithë.Deklaratë – Jeta e çdo nëne ka rëndësi.
Gjeni materiale për rrjetet sociale me mesazhet e OBSH-së këtu nëse doni të bashkoheni në fushatë. 👉 LINK
1 prej4
Njoftimi për media
14 mars 2025
Suedia dhe ILO nënshkruajnë një marrëveshje për të rritur efikasitetin e Inspektoratit të Punës, përmirësuar kushtet e punës dhe rritur produktivitetin e punëtorëve në NVM.
Pavarësisht rritjes së qëndrueshme të BPV-së në Kosovë gjatë dekadës së fundit, mundësitë për punësim formal mbeten të kufizuara—veçanërisht për gratë dhe të rinjtë. Shumë pune kërkues ballafaqohen me sfida si pagat e ulëta, kushtet të dobëta të punës dhe mungesën e zhvillimit të aftësive, ndërsa punëdhënësit hasin vështirësi në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar, duke thelluar mungesën e fuqisë punëtore në industritë kyçe. "Për të adresuar këto çështje, kjo nismë ndjek një qasje të dyfishtë:🔹 Forcimi i Zbatimit të Ligjit të Punës – Rritja e kapaciteteve të Inspektoratit të Punës, përfshirë transformimin e tij digjital dhe bashkëpunimin me partnerët socialë, për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës dhe për të mbrojtur të drejtat e punës.🔹 Mbështetja e NVM-ve për Rritje të Qëndrueshme – Ofrimi i udhëzimeve dhe trajnimeve të përshtatura për të ndihmuar ndërmarrjet në përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e performancës së punonjësve, zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe digjitale, rritjen e produktivitetit dhe forcimin e integrimit të tyre në zinxhirët globalë të furnizimit."** Kjo nismë bazohet në mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe ILO-s dhe është në përputhje me objektivat më të gjera të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Përmes investimeve në sigurinë në punë, zbatimin e ligjeve të punës dhe zhvillimin e sektorit privat, programi synon të krijojë mundësi më të mira punësimi, të rrisë produktivitetin e ndërmarrjeve dhe të nxisë një treg pune më konkurrues.
1 prej4
Reportazh
04 shkurt 2026
Ndërgjegjësimi për udhëtimin pa viza arrin audienca më të gjera përmes kohëzgjatjes strategjike
Një spot i ri i shërbimit publik (PSA) mbi udhëtimin pa viza drejt Zonës Shengen ka arritur audienca të gjera në Kosovë, duke dëshmuar se si kohëzgjatja strategjike mund të rrisë ndjeshëm dukshmërinë dhe ndikimin e fushatave të informimit publik.Videoja ndërgjegjësuese, e prodhuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, është transmetuar në mënyrë të përsëritur në Radio Televizionin e Kosovës që nga fillimi i muajit janar. PSA-ja ofron informacion të qartë dhe të kuptueshëm mbi rregullat e udhëtimit pa viza, përgjegjësitë dhe praktikat e udhëtimit të sigurt që lidhen me Zonën Shengen.Promovimi i fushatës gjatë muajit janar rezultoi veçanërisht efektiv. Tradicionalisht, kjo periudhë karakterizohet nga aktivitet më i ulët i komunikimit publik, çka i mundësoi mesazhit të dallohej, të përballej me konkurrencë minimale për vëmendjen e publikut dhe të arrinte kujtesë më të fortë te shikuesit. Kjo qasje ndihmoi që informacioni thelbësor t’u transmetohej banorëve në një moment kur “zhurma” komunikuese është relativisht e ulët.Videoja është vënë në dispozicion në disa versione gjuhësore, përfshirë anglisht, shqip dhe serbisht, duke mbështetur përfshirjen dhe duke siguruar që informacioni të jetë i qasshëm për komunitete të ndryshme. Duke u fokusuar në udhëzime praktike dhe sjellje të përgjegjshme gjatë udhëtimit, PSA-ja kontribuon në vendimmarrje të informuar dhe ndihmon në menaxhimin e pritshmërive që lidhen me lëvizjen pa viza.Kjo iniciativë nënvizon rëndësinë e harmonizimit të strategjive të komunikimit për zhvillim me mjediset më të gjera të informimit. Planifikimi strategjik i kohës, i kombinuar me mesazhe të qarta dhe kanale të besueshme transmetimi, mund të përmirësojë ndjeshëm të kuptuarit publik të ndryshimeve komplekse të politikave dhe të promovojë lëvizje të sigurt dhe të mirëinformuar.Shikoni videon e plotë duke klikuar më poshtë, ose per video ne gjuhe shipe këtu, ndërsa për videon ne gjuhën serbe këtu.
1 prej4
Reportazh
01 prill 2026
Të mësosh, të rritesh, të udhëheqësh
Përmes programit të praktikës Kosovo Generation Unlimited (KGenU), ky tranzicion po bëhet më i prekshëm—duke u ofruar të rinjve në të gjithë Kosovën përvojë praktike, mentorim dhe vetëbesimin për të filluar të formësojnë të ardhmen e tyre.Në një mëngjes të qetë në Prishtinë, 18-vjeçarja Adonia Donna hyn për herë të parë në një redaksi. Tingujt e tastierave, bisedave dhe gazetarëve që përgatisin storie sinjalizojnë një botë që ajo dikur e kishte imagjinuar vetëm nga larg. Tani, ajo është pjesë e saj. Rrugëtimi i saj filloi përmes KGenU, i cili ofron praktika për të rinjtë e moshës 16 deri në 24 vjeç në fusha që variojnë nga shëndetësia, media dhe komunikimi deri te mikpritja, TIK dhe sektori i gjelbër. I zbatuar nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në partneritet me Kombet e Bashkuara dhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, dhe i financuar nga Bashkëpunimi për Zhvillim i Austrisë, programi synon të ngushtojë hendekun ndërmjet arsimit dhe punësimit.Për Adonian, kjo përvojë e ka kthyer kuriozitetin në mundësi.“Kjo praktikë më hapi dyer për të eksploruar median, gazetarinë dhe përkthimin, si dhe për të takuar shumë njerëz të ndryshëm,” thotë ajo. “Fitova aftësi praktike që nuk do t’i kisha mësuar në shkollë.” Në Kamenicë, 19-vjeçarja Fjolla gjeti rrugën e saj në një mjedis krejtësisht ndryshe: në një repart spitalor. Aty, praktika e saj e ka përfshirë në ritmin e përditshëm të punës në shëndetësi, nga përgatitja e infuzioneve dhe injeksioneve deri te mbështetja në trajtimin e plagëve, terapitë me inhalim dhe transportin me ambulancë.“Kjo praktikë më ka ndihmuar të mësoj shumë, jo vetëm në aspektin praktik, por edhe në mënyrën se si t’u qasem pacientëve me kujdes dhe profesionalizëm,” shpjegon Fjolla.Për të, kjo përvojë ka forcuar përkushtimin për të ndjekur infermierinë si karrierë.Adonia dhe Fjolla janë pjesë e një historie shumë më të madhe. Që nga fillimi i programit, më shumë se 3,500 të rinj kanë përfituar nga praktikat e KGenU. Vetëm në vitin 2025, mbi 600 të rinj kanë pasur qasje në praktika përmes këtij programi, ndërsa mbi 14,200 janë regjistruar për mundësi të ndryshme, duke forcuar rrugët drejt punësimit. Për shumë pjesëmarrës, këto praktika janë më shumë sesa një përvojë e parë pune. Ato janë një pamje e parë e asaj çfarë do të thotë të kontribuosh, të ndërtosh vetëbesim dhe të imagjinosh një rol në shoqëri përtej klasës.Në redaksi, spitale, zyra dhe klasa, KGenU po i ndihmon të rinjtë të bëjnë pikërisht këtë: të mësojnë, të rriten dhe të udhëheqin. Kjo histori ndërtohet mbi narrativën njerëzore të paraqitur në artikullin e UNICEF-it “Learning, growing, leading”, duke theksuar rrugëtimet e praktikantëve të rinj që fitojnë aftësi, vetëbesim dhe përvojë konkrete përmes Kosovo Generation Unlimited.
1 prej5
Reportazh
01 prill 2026
Fuqizimi i fuqisë ekonomike të grave
Sot, biznesi i saj prodhon produkte tradicionale si turshi, ajvar dhe reçel, duke krijuar njëkohësisht mundësi punësimi për gratë dhe duke forcuar lidhjet me fermerët lokalë.Historia e saj pasqyron një përpjekje më të gjerë për të zgjeruar mundësitë ekonomike për gratë dhe për të mbështetur rolin e tyre në jetën e komunitetit. “Gratë që mbështesin gratë krijojnë forcë në komunitetet tona,” thotë Valbona Ajeti. “Kur kemi sukses së bashku, krijojmë mundësi edhe për të tjerët.”Përmes mbështetjes së ofruar në kuadër të Programit për Qëndrueshmëri Ekonomike, të zbatuar në partneritet me komunat dhe ekosistemet lokale të biznesit, ndërmarrja e Valbonës ka forcuar organizimin e brendshëm, ka përmirësuar praktikat e menaxhimit të biznesit dhe ka zgjeruar mundësitë në treg. Programi fokusohet në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me vëmendje të veçantë ndaj bizneseve të udhëhequra nga gratë dhe ndërmarrjeve nga komunitetet jo-shumicë. Duke mbështetur ndërmarrësinë lokale dhe krijimin e vendeve të punës, ai kontribuon në ndërtimin e ekonomive lokale më gjithëpërfshirëse dhe më rezistente.Në të gjithë Kosovën, këto përpjekje përforcohen nga iniciativa më të gjera që mbështesin barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Vajzat dhe djemtë e rinj kanë fituar njohuri dhe aftësi avokuese përmes programeve që adresojnë barazinë gjinore, parandalimin e dhunës me bazë gjinore, të drejtat e njeriut, si dhe shëndetin seksual dhe riprodhues. Nismat e shoqërisë civile kanë zgjeruar gjithashtu shërbimet për gratë dhe kanë inkurajuar dialogun për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, ndërsa fushatat në nivel qendror kanë promovuar sigurinë digjitale, autonominë trupore dhe vendimmarrjen e informuar. Së bashku, këto përpjekje po ndihmojnë gratë dhe vajzat të ushtrojnë të drejtat e tyre, të marrin pjesë më plotësisht në jetën ekonomike dhe të kontribuojnë në zhvillim gjithëpërfshirës në Kosovë.Duke mbështetur sipërmarrëse si Valbona Ajeti, Programi për Qëndrueshmëri Ekonomike tregon se si zgjerimi i mundësive ekonomike mund të forcojë si komunitetet ashtu edhe ekonomitë lokale, duke çuar përpara progresin drejt Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 5 për barazinë gjinore dhe Objektivit 8 për punë të denjë dhe rritje ekonomike. I mbështetur nga Luksemburgu, Bashkimi Evropian, Zvicra dhe institucionet e Kosovës, dhe i zbatuar në bashkëpunim me komunat dhe ekosistemet lokale të biznesit, programi po ndihmon ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë dhe të rinjtë të forcojnë konkurrueshmërinë e tyre dhe të zgjerojnë mundësitë në treg. Kjo histori e përditësuar bazohet në versionin origjinal të zhvilluar nga Mimoza Kqiku -LINK
Fotografitë: Xhemail Sllovinja, Enis Mustafa, GRASEP
Fotografitë: Xhemail Sllovinja, Enis Mustafa, GRASEP
1 prej5
Reportazh
30 mars 2026
Ndërtimi i miqësive aty ku dikur kishte ndarje
Për shumë prej tyre, është hera e parë që kalojnë disa ditë krah për krah me bashkëmoshatarë nga komunitete që rrallë i takojnë në jetën e përditshme.Ky takim është pjesë e nismës Youth Empowered through Inclusive Schools and Societies (YESS), e cila krijon mundësi që të rinjtë nga prejardhje të ndryshme gjuhësore dhe kulturore të takohen, të mësojnë dhe të bashkëpunojnë. Përmes punëtorive mbi edukimin mediatik, dialogun dhe ndërmjetësimin mes bashkëmoshatarëve, kampet ofrojnë një hapësirë të sigurt ku pjesëmarrësit mund të zhvillojnë aftësi dhe të krijojnë lidhje domethënëse.Në fillim, shumë prej tyre vijnë të heshtur, të pasigurt për atë që i pret. Disa vijnë nga vende ku ndërveprimi mes komuniteteve mbetet i kufizuar. Por gjatë disa ditëve, atmosfera fillon të ndryshojë. Ushtrimet në grup nxisin punën ekipore, aktivitetet gjuhësore prezantojnë fraza bazë në shqip dhe serbisht, ndërsa diskutimet në grupe të vogla hapin hapësirë për biseda të sinqerta mbi stereotipet, rrjetet sociale dhe presionet me të cilat përballen të rinjtë sot.Që në ditën e dytë, salla ndihet ndryshe. Pjesëmarrësit që fillimisht ishin hezitues fillojnë të flasin më hapur, dhe ajo që nisi si një punëtori e strukturuar shndërrohet në diçka më personale: një hapësirë ku të rinjtë ndihen rehat të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të dëgjohen.Një pjesëmarrës, Gramos Geci, e përshkroi kampin si një nga përvojat më të mira trajnuese ku kishte marrë pjesë. “The three-day camp was one of the best experiences among all the trainings I have attended. We had the opportunity to learn a new language and explore different cultures. I truly look forward to participating in similar activities in the future.”“Kampi treditor ishte një nga përvojat më të mira ndër të gjitha trajnimet ku kam marrë pjesë. Patëm mundësinë të mësojmë një gjuhë të re dhe të eksplorojmë kultura të ndryshme. Me të vërtetë pres me padurim të marr pjesë në aktivitete të ngjashme në të ardhmen.”Për shumë pjesëmarrës, kampi është më shumë se një mundësi trajnimi. Është një rast i rrallë për të takuar bashkëmoshatarë, jeta e përditshme e të cilëve zhvillohet në gjuhë, komunitete apo mjedise të ndryshme shoqërore, dhe për të parë njëri-tjetrin përmes interesave të përbashkëta dhe jo stereotipeve.Një tjetër pjesëmarrës reflektoi mbi këtë ndryshim: “Para se të vija këtu, nuk kisha folur kurrë me dikë nga një komunitet tjetër. Tani po planifikojmë të qëndrojmë në kontakt dhe ndoshta edhe të punojmë së bashku në një projekt në shkollat tona.”Kampet janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë. Në kuadër të aktiviteteve YESS, rreth 13,000 të rinj dhe 700 mësimdhënës kanë marrë pjesë në nisma që promovojnë dialogun, mendimin kritik dhe pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse. Kurset gjuhësore dhe kampet kanë përfshirë 4,590 nxënës në 11 komuna, ndërsa 24 projekte shumëetnike të të rinjve, me mbi 900 pjesëmarrës, kanë rezultuar në punëtori, fushata, podkaste dhe punë të tjera kreative mbi edukimin mediatik, dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes në internet. Shumë të rinj largohen me më shumë sesa aftësi të reja. Ata kthehen në shkollat dhe komunitetet e tyre me ide të reja, perspektiva të reja dhe shpesh me miqësi të reja që vazhdojnë edhe përtej vetë programit.Në një vend ku ndërveprimi i përditshëm mes komuniteteve mund të mbetet ende i kufizuar, edhe disa ditë dialog mund të hapin rrugën për diçka më të madhe: mirëkuptim, bashkëpunim dhe miqësi të qëndrueshme.Youth Empowered through Inclusive Schools and Societies (YESS) është zbatuar nga UNICEF dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në partneritet me organizata të shoqërisë civile dhe me mbështetje nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes (PBF), duke kontribuar në avancimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 4, 10, 16 dhe 17.
1 prej5
Reportazh
26 mars 2026
Nga Arkivat te Qasja në Drejtësi
Kur Besartë Mulolli iu bashkua Gjykatës së Apelit si zyrtare ligjore, ajo u përfshi në një punë që po ndihmonte në mënyrë të heshtur të riformësonte mënyrën se si gjykatat ruajnë dhe rikuperojnë dekada të historisë ligjore. Përmes tranzicionit digjital të arkivave gjyqësore—një nismë e nisur nga UNDP në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe e mbështetur nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)—ajo u gjend duke punuar me dosje që datojnë më shumë se gjysmë shekulli më parë. Për Besartën, arkivi nuk ishte kurrë thjesht një koleksion letrash të grumbulluara në rafte. Ai përfaqësonte memorien institucionale të sistemit të drejtësisë, duke mbajtur gjurmët e jetëve, mosmarrëveshjeve dhe vendimeve të akumuluara ndër breza. Por në hapësira arkivore të mbingarkuara dhe të çorganizuara, gjetja e dosjeve të rasteve mund të merrte kohë, duke ngadalësuar procedurat dhe duke ndikuar në qasjen në kohë në drejtësi. Së bashku me zyrtarë të tjerë ligjorë në Gjykatat Themelore, Besarta ka ndihmuar në digjitalizimin e mijëra dosjeve të rasteve civile. Vetëm që nga shtatori i vitit 2024, kjo nismë ka kontribuar në digjitalizimin e më shumë se 43,000 rasteve civile. Në të njëjtën kohë, përmirësime më të gjera kanë sjellë infrastrukturë moderne arkivore dhe kanë organizuar mbi 2,061 metra katrorë hapësirë arkivore nëpër gjykata.Për stafin gjyqësor, ndryshimi është i dukshëm në punën e përditshme. Dosjet që dikur kërkonin kohë dhe përpjekje për t’u gjetur tani mund të lokalizohen shumë më shpejt, duke ndihmuar gjykatat të funksionojnë më me efikasitet dhe t’u përgjigjen më shpejt nevojave të publikut. “Duke parë se sa shpejt stafi gjyqësor tani mund të gjejë dhe të qaset në informacionin e rasteve, bëhet e qartë sa e rëndësishme ka qenë kjo transformim. Një arkiv i mirëorganizuar dhe digjital i ndihmon gjykatat të punojnë më me efikasitet dhe, më e rëndësishmja, i ndihmon njerëzit të kenë qasje më të shpejtë në drejtësi,” tha Besartë Mulolli. Përtej rafteve dhe hapësirave të ruajtjes, kjo nismë flet për një synim më të gjerë: forcimin e institucioneve tek të cilat mbështeten njerëzit. Kjo përpjekje përmirëson efikasitetin, transparencën dhe qasjen në drejtësi, duke kontribuar drejtpërdrejt në OZHQ 16: Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Forta.Ky artikull mbështetet në tregimin e mëparshëm në Exposure “Fuqia e Digjitalizimit të Gjykatave”, i zhvilluar fillimisht nga Përparim Leka, dhe është përditësuar me informacionet dhe të dhënat më të fundit pas konsultimeve shtesë me Administratorin e Gjykatës, Zyrtarin e TIK-ut dhe Asistentin Ligjor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
1 prej5
Reportazh
13 mars 2026
Tregime të të Rinjve: Kreativitet, Kujtesë dhe Shpresë
Të rinjtë krijues të filmave në Mitrovicë po përdorin rrëfimin dhe kreativitetin digjital për të eksploruar përvoja personale, për të reflektuar mbi tema shoqërore dhe për të ndarë mesazhe që rezonojnë nëpër komunitete. For Elirë Rama, filmmaking became a way to revisit memories and celebrate the place she calls home. During the Short Feature Filmmaking Workshop, she chose to tell a deeply personal story about her relationship with her father, who passed away during the COVID-19 pandemic.Her film explores the cityscapes of Mitrovicë/Mitrovica—places that hold memories of long walks and quiet conversations they once shared along the river. Through the lens of her camera, Elirë returns to familiar streets and riverside paths, creating a visual dialogue between past and present.“My father and I used to walk often by the river,” she recalls. “When I look at these places now, I remember those moments. The city holds those memories.” Për Elirën, lumi është më shumë se një peizazh. Ai është një fill që lidh kujtesën, familjen dhe ndjenjën e përkatësisë. Përmes filmit të saj, ajo reflekton se si vendet mund të mbartin kuptim emocional dhe të shndërrohen në hapësira për kujtim dhe shërim.“Jam krenare për qytetin tim,” thotë ajo. “Dua të tregoj një histori për qytetin që më ndihmoi të shërohem.”Për Stefan Vukovićin, realizimi i filmave është një mënyrë për të eksploruar mendjen njerëzore dhe për të ndarë një mesazh shprese. Si pjesë e së njëjtës punëtori, ai po zhvillon një video-ese eksperimentale që shqyrton shëndetin mendor nga një perspektivë në vetën e parë, duke paraqitur trazirat e brendshme të depresionit. Megjithatë, thelbi i projektit të Stefanit nuk është dëshpërimi – është shpresa.“Edhe njerëzit që përballen me sfida të shëndetit mendor dikur kanë qenë të lumtur,” shpjegon ai. “Dhe ata mund ta gjejnë sërish atë lumturi. Askush nuk është përtej shëlbimit.”I frymëzuar nga përvoja përreth tij, Stefani përdor rrëfimin vizual për të nxitur dhembshuri dhe mirëkuptim.“Fatkeqësisht, njoh njerëz që po përballen me probleme të shëndetit mendor,” thotë ai. “Doja të dërgoja një mesazh shprese dhe kujdesi. Videoja më dukej si mediumi i përsosur.”Për Stefanin, mirëqenia personale është e lidhur ngushtë me mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin dhe me komunitetet e tyre. “Të gjithë duhet të arrijmë një nivel të paqes së brendshme,” thotë ai. “Kur e arrijmë këtë, bëhemi më të hapur për të punuar së bashku për të përmirësuar kushtet e jetesës, për të adresuar sfidat shoqërore dhe për të ndërtuar paqen.” Të dy këta krijues të rinj janë ndër 15 pjesëmarrësit në trajnimet për realizimin e filmave dhe kreativitetin digjital që zbatohen nga UNDP, në bashkëpunim me dy organizata partnere të shoqërisë civile shumëetnike nga fusha e artit dhe kulturës: 7 Arte dhe Galeria Akvarium, njëra nga jugu dhe tjetra nga veriu i Mitrovicë/Mitrovica, në kuadër të nismës rajonale të Kombeve të Bashkuara për ndërtimin e paqes: “Youth 4 Inclusion, Equality and Trust (Y4IET)”.Përmes sesioneve praktike dhe udhëzimit profesional, pjesëmarrësit e rinj i shndërrojnë idetë e tyre në filma të shkurtër dhe projekte të artit digjital që eksplorojnë diversitetin, besimin dhe përvojat e përbashkëta. Stefan dhe Elira mezi presin t’i shfaqin filmat e tyre të shkurtër, të realizuar gjatë punëtorisë “Filmmaking for Advocacy”, për audiencën lokale artistike të planifikuar më 27 mars 2026. Mbrëmja do të përmbyllet me muzikë live, duke krijuar një hapësirë festive ku mysafirët, të rinjtë dhe anëtarët e komunitetit lokal mund të lidhen dhe të reflektojnë mbi fuqinë e artit për të afruar komunitetet.Rreth nismës Youth 4 Inclusion, Equality and Trust (Y4IET)Punëtoritë e realizimit të filmave në Mitrovicë/Mitrovica, në veri dhe në jug, janë pjesë e nismës rajonale “Youth 4 Inclusion, Equality and Trust (Y4IET)”, e cila mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes (PBF) dhe zbatohet nga UNDP, UNFPA, UNESCO dhe UN Women.Që nga viti 2022, kjo nismë në Kosovë ka përfshirë drejtpërdrejt më shumë se 2,000 të rinj, prej të cilëve 65% janë vajza të reja, dhe ka arritur në mënyrë të tërthortë më shumë se 300,000 njerëz përmes rrjeteve sociale, ngjarjeve kulturore dhe angazhimit publik përmes edukimit për paqe, edukimit mediatik, gazetarisë rinore dhe nismave kreative që sfidojnë narrativat përçarëse dhe promovojnë dialogun. Në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, të rinjtë po rishkruajnë se çfarë do të thonë besimi, barazia dhe përfshirja në jetën e përditshme. Historitë e tyre fillojnë në klasa, në sheshe qytetesh, në qendra rinore dhe në korridoret e ndërtesave komunale – vende ku ndryshimi shpesh duket i ngadalshëm. Megjithatë, gjatë tre viteve të fundit, këto hapësira janë transformuar nga iniciativa të udhëhequra nga të rinjtë, të cilat vetëm në një grup qytetesh kanë përfshirë më shumë se 3,000 bashkëmoshatarë, kanë mobilizuar 575 edukatorë bashkëmoshatarë, kanë trajnuar mbi 500 të rinj për paqe dhe siguri dhe kanë angazhuar më shumë se 150,000 anëtarë të komunitetit përmes fushatave të konceptuara dhe të zbatuara nga vullnetarë të rinj.Shkruar në bashkëpunim me ekipin e UNDP Y4IET dhe menaxherin e projektit Ardian Latifaj.
1 prej5
Njoftimi për media
26 nëntor 2025
Taste the Future: HoReCa & Slow Food Connections – Promovimi i Aftësive, Qëndrueshmërisë dhe Inovacionit në Sektorin e Mikpritjes në Kosovë
Aktiviteti bazohet në potencialin në rritje të Kosovës në turizmin aventurier, rural dhe gastronomik, dhe prezanton konceptin Slow Food si një model për inovacion, qëndrueshmëri dhe zhvillim ekonomik lokal. Iniciativa synon të motivojë të rinjtë, të forcojë ofruesit e arsimit dhe aftësimit profesional dhe të inspirojë ndërmarrjet e vogla për të ngritur ofertën e tyre në sektorin e turizmit dhe mikpritjes përmes kreativitetit, autenticitetit dhe cilësisë.Një ditë diskutimi, demonstrimesh dhe bashkëpunimiProgrami fillon në orën 10:00 me fjalë përshëndetëse nga Ambasadori i Italisë, Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, përfaqësues të AICS-it, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).Më pas vijon një panel i nivelit të lartë, i fokusuar në traditën, qëndrueshmërinë dhe inovacionin në HoReCa. Panelistët do të diskutojnë rolin e konceptit Slow Food në zhvillimin e një sektori më konkurrues dhe të qëndrueshëm të mikpritjes në Kosovë.Gjatë ditës, pjesëmarrësit do të shijojnë demonstrime të drejtpërdrejta kulinarie, të realizuara nga nxënës të shkollave profesionale, qendrave të aftësimit profesional dhe anëtarë të Sloë Food Dukagjini. Dy sesione prezantimi do të ofrojnë larmi pjatash, ëmbëlsirash dhe pije të përgatitura në vend, duke shpalosur kreativitetin dhe talentin e gjeneratës së re të sektorit HoReCa.Në vijim, sesioni i dedikuar për për Mundësitë e Karrierës do të lidhë bizneset lokale me Qendrat e Karrierës në shkollat profesionale dhe zyrat e punësimit, duke ndihmuar në afrimin e arsimit me mundësitë reale të punësimit dhe trajnimit.Promovimi i inovacionit dhe aftësive të të rinjveMe prezantimin e parimeve Slow Food, aktiviteti synon të promovojë qëndrueshmërinë, të mbështesë prodhuesit lokalë dhe të nxisë modele të reja biznesi në sektorin e mikpritjes dhe turizmit.Mbi 40 nxënës do të prezantojnë aftësitë e tyre gjatë ditës, duke dëshmuar përkushtimin e projektit për fuqizimin e të rinjve dhe forcimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional.Rreth Projektit HoReCaProjekti HoReCa – i financuar nga Qeveria e Italisë përmes AICS dhe i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës – mbështet integrimin në tregun e punës të të rinjve në sektorin e mikpritjes përmes zhvillimit të aftësive, forcimit të kapaciteteve të ofruesve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe bashkëpunimit të shtuar ndërmjet institucioneve publike, punëdhënësve dhe partnerëve të zhvillimit.
1 prej5
Njoftimi për media
19 nëntor 2025
Qendra për Ndërtimin e Kapaciteteve në Pylltari Inaugurohet me Mbështetjen e BE-së dhe Suedisë
Qendra do të shërbejë si një hapësirë për ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e njohurive, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive teknike në planifikimin dhe monitorimin pyjor, menaxhimin e integruar të zjarreve pyjore, digjitalizimin e informacionit dhe të dhënave pyjore, si dhe në fusha të tjera të rëndësishme për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore. Qendra u rinovua në kuadër të Programit “Mbështetje për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimësh të pyjeve për përmirësimin e jetesës rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë dhe zbatuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO). Programi synon të rrisë kontributin e sektorit të pylltarisë në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës përmes qeverisjes së përmirësuar, menaxhimit pjesëmarrës dhe zhvillimit të zinxhirit të vlerës që sjell përfitime për komunitetet rurale.Gjatë ceremonisë, tetë automjete terreni dhe një kontingjent i dytë i pajisjeve dorëmbajtëse – përfshirë Geo Vertex, mjete për matjen e diametrit, busulla dhe pajisje për menaxhimin e zjarreve pyjore – iu dorëzuan Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK). Këto mjete, të financuara nga BE-ja dhe Ambasada e Suedisë, do të forcojnë kapacitetet operative dhe teknike të APK-së për menaxhim më efektiv dhe më të qëndrueshëm të pyjeve.Ngjarja mblodhi përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadës së Suedisë, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Agjencisë Pyjore të Kosovës, FAO-s, mediave dhe mysafirëve të ftuar.Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Bashkimin Evropian në Kosovë, deklaroi: “Pyjet janë një burim i rëndësishëm natyror në Kosovë. Me këtë Qendër të re dhe pajisjet që po dorëzojmë sot, ne po investojmë në njerëzit që mbrojnë këto peizazhe për brezat që vijnë.”Henrik Riby, Zëvendësshef i Misionit/Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, shtoi: “Së bashku me BE-në, kemi investuar 2.5 milionë euro përmes FAO-s për të mbështetur reformat, trajnimin, inventarizimin pyjor dhe pajisjet. Këto mjete krijojnë një bazë të fortë për pyjet e Kosovës, ndonëse përkushtimi i vazhdueshëm politik dhe angazhimi aktiv i shoqërisë civile mbeten thelbësore.”Naser Krasniqi, Udhëheqës i Ekipit Lokal në FAO, theksoi se kontingjenti i pajisjeve ka një vlerë totale rreth 300 mijë euro, kryesisht i financuar nga BE-ja. “FAO ka organizuar trajnim për njësitë e APK-së, duke certifikuar trajnerët që të vazhdojnë sesionet e ngritjes së kapaciteteve në menaxhimin e integruar të zjarreve pyjore dhe duke mbështetur vullnetarët në aktivitetet parandaluese dhe të shuarjes së zjarreve,” tha Krasniqi.Lazar Radulović, Zëvendësministër në MBPZhR, shprehu mirënjohje për donatorët dhe FAO-n: “MBPZhR mbetet e përkushtuar në zhvillimin e sektorit të pylltarisë. Qendrat e reja, automjetet dhe pajisjet do të mbështesin detyrat profesionale dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në mbarë Kosovën.”Qendra për Ndërtimin e Kapaciteteve në Blinajë do të vazhdojë të shërbejë si platformë për trajnim, bashkëpunim dhe inovacion, duke mbështetur profesionistët e pylltarisë dhe komunitetet lokale në mbrojtjen e pyjeve të Kosovës dhe përparimin e zhvillimit rural të qëndrueshëm.
1 prej5
Njoftimi për media
24 tetor 2025
OKB shënon 80-vjetorin: “Rikonfirmohet angazhimi i OKB-së për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”
Në mesin e sfidave serioze që po kalon bota sot, nuk ekziston asnjë organizatë tjetër globale me legjitimitetin, fuqinë bashkuese dhe ndikimin normativ të Kombeve të Bashkuara. Asnjë organ tjetër botëror nuk u jep shpresë kaq shumë njerëzve për një botë më të mirë dhe nuk mund të garantojë të ardhmen që dëshirojmë. Dita e sotme, 24 tetor, është Dita e Kombeve të Bashkuara, që shënon përvjetorin e hyrjes në fuqi të Kartës së OKB-së në vitin 1945. E nënshkruar dhe e ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, ajo u bën thirrje kombeve “të praktikojmë tolerancën dhe të jetojmë së bashku në paqe… dhe të bashkojmë forcat për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, si dhe të promovojmë “përparimin ekonomik dhe shoqëror të të gjithë popujve”.“Sot, si çdo ditë tjetër, reflektojmë mbi fuqinë e këtyre fjalëve, që kanë udhëhequr punën e Kombeve të Bashkuara për 80 vjet. UNMIK-u ka një prani të gjatë dhe të rëndësishme në Kosovë, e cila lidhet ngushtë me të kaluarën dhe të tashmen e saj. Përderisa shumëçka ka ndryshuar, përkushtimi ynë për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë mbetet i palëkundur,” tha Milbert Dongjoon Shin, Zëvendës Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Ushtrues Detyre i Shefit të UNMIK-ut. Ai pranoi sfidat financiare me të cilat përballet OKB-ja për shkak të mungesës së fondeve globale, por theksoi mbështetjen e vazhdueshme të UNMIK-ut për njerëzit dhe institucionet e Kosovës në ndërtimin e besimit, ofrimin e analizave politike dhe raportimeve për shtetet anëtare të OKB-së, ushtrimin e funksioneve të mbetura të administratës së përkohshme dhe ofrimin e ndërmjetësimeve.Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që përbëhet nga 18 agjenci, fonde dhe programe, mbështet projekte dhe iniciativa që avancojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe përmirësojnë jetën në të gjitha komunitetet. Koordinatori i Zhvillimit të OKB-së në Kosovë, Stephen O’Malley, tha se kjo ditë shënon një moment për të reflektuar mbi tetë dekada përparimi, ndërsa përgatitemi për të ardhmen:“Po hyjmë në një epokë të re me sfida të reja; mësimet e nxjerra 80 vjet më parë mbeten të vlefshme dhe të rëndësishme, por gjithashtu, duhet të ri-fokusohemi – si organizatë dhe si komunitete – tek sfidat reale të sotme për të ndërtuar shoqëri të qëndrueshme dhe të begata.” Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, reflektoi mbi sfidat që qëndrojnë përpara dhe mbi “premtimin e gjallë” që përfaqëson organizata. “Kjo nuk është kohë për hezitim apo tërheqje. Tani, më shumë se kurrë, bota duhet të ripërkushtohet për zgjidhjen e problemeve që asnjë komb nuk mund t’i zgjidhë i vetëm. Në këtë Ditë të OKB-së, le të qëndrojmë bashkë dhe të përmbushim premtimin e jashtëzakonshëm të Kombeve të Bashkuara.”Fotografia e parë paraqet punën duke u bërë në Kosovë, e mbështetur nga UNMIK-u, është pjesë e ekspozitës globale të fotografisë që shënon 80-vjetorin e Kombeve të Bashkuara, të titulluar “Jetë të përbashkëta, të ardhme të përbashkët”, e cila përfshin mbi 200 fotografi dhe histori nga e gjithë bota.
1 prej5
Njoftimi për media
22 korrik 2025
“NJË MOMENT MUNDËSIE: NXITJA E EPOKËS SË ENERGJISË SË PASTËR NË SHKALLËN MË TË LARTË” teksti autorial (Op-Ed)nga António Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara
Sot, jemi në agun e një epoke të re. Dielli po lind në një epokë të energjisë së pastër.Vitin e kaluar, pothuajse i tërë kapaciteti i ri i energjisë ka ardhur nga burimet e ripërtëritshme. Investimet në energjinë e pastër janë rritur në 2 trilionë dollarë – 800 miliardë dollarë më shumë se në lëndët djegëse fosile.Energjia diellore dhe e erës tani janë burimet më të lira të energjisë në Tokë, ndërsa sektorët e energjisë së pastër po krijojnë vende të punës, duke i dhënë shtysë rritjes dhe duke e fuqizuar progresin – pavarësisht se për lëndët djegëse fosile ende jepen subvencione shumë më të mëdha.Vendet që mbështeten në lëndët djegëse fosile nuk po i mbrojnë ekonomitë e tyre, por po i sabotojnë ato – duke e minuar aftësinë konkurruese dhe duke e humbur mundësinë më të madhe ekonomike të shekullit të XXI.Energjia e pastër gjithashtu ofron sovranitet dhe siguri energjetike. Tregjet e lëndëve djegëse fosile janë në mëshirën e tronditjeve të çmimeve, ndërprerjeve të furnizimit dhe trazirave gjeopolitike, siç e pamë kur Rusia e pushtoi Ukrainën. Por, nuk ka rritje të çmimeve për dritën e diellit, nuk ka embargo për erën dhe pothuajse çdo komb ka burime të ripërtëritshme të mjaftueshme për të qenë i vetëmjaftueshëm në aspektin energjetik.Më në fund, energjia e pastër i jep hov zhvillimit. Ajo mund të arrijë qindra miliona njerëz që ende jetojnë pa energji elektrike – shpejt, me çmim të përballueshëm dhe në mënyrë të qëndrueshme, veçanërisht përmes teknologjive diellore jashtë rrjetit dhe në shkallë të vogël.E gjithë kjo e bën epokën e energjisë së pastër të pandalshme. Por, tranzicioni nuk është ende mjaft i shpejtë ose i drejtë. Vendet në zhvillim po lihen pas. Lëndët djegëse fosile ende i dominojnë sistemet e energjisë, ndërsa emetimet janë ende në rritje, kur ato duhet të bien për ta shmangur më të keqen e krizës klimatike. Për ta rregulluar këtë, na duhen veprime në gjashtë fronte.Së pari, qeveritë duhet të zotohen plotësisht për të ardhmen e energjisë së pastër. Në muajt në vijim, çdo vend është zotuar të dorëzojë plane të reja kombëtare për klimën – që njihen si kontribute të përcaktuara kombëtarisht – me objektiva për dekadën e ardhshme. Këto plane duhet të përputhen me kufizimin e rritjes së temperaturës globale në 1.5 gradë celsius, t’i mbulojnë të gjitha emetimet dhe sektorët dhe ta përcaktojnë një rrugë të qartë drejt energjisë së pastër. Vendet e G20, përgjegjëse për rreth 80% të emetimeve globale, duhet të udhëheqin.Së dyti, ne duhet të ndërtojmë sisteme energjetike të shekullit XXI. Pa rrjete dhe ruajtje moderne të energjisë, energjia e ripërtëritshme nuk mund ta përmbushë potencialin e saj. Por, për çdo dollar të investuar në energji të ripërtëritshme, vetëm 60 cent shkojnë për rrjete dhe ruajtje. Ky raport duhet të jetë një me një.Së treti, qeveritë duhet të synojnë ta përmbushin kërkesën në rritje për energji në botë me burime të ripërtëritshme. Kompanitë e mëdha të teknologjisë duhet gjithashtu ta luajnë rolin e tyre. Deri në vitin 2030, qendrat e të dhënave mund të konsumojnë po aq energji elektrike sa konsumon Japonia sot. Kompanitë duhet të zotohen që t'i furnizojnë ato me energji të ripërtëritshme.Së katërti, ne duhet ta integrojmë drejtësinë në tranzicionin energjetik. Kjo e nënkupton mbështetjen e komuniteteve që ende varen nga lëndët djegëse fosile për t'u përgatitur për të ardhmen e energjisë së pastër. Dhe kjo nënkupton reformimin e zinxhirëve tejet të rëndësishëm me minerale. Sot, ato janë të mbushura me abuzime të të drejtave dhe shkatërrim të mjedisit, ndërsa vendet në zhvillim janë të ngujuara në fund të zinxhirëve të vlerës. Kjo duhet të marrë fund.Së pesti, ne duhet ta bëjmë tregtinë mjet për transformimin energjetik. Zinxhirët e furnizimit me energji të pastër janë shumë të koncentruar, ndërsa tregtia globale po fragmentohet. Vendet e përkushtuara ndaj epokës energjetike të re duhet të punojnë për t’i diversifikuar furnizimet, për t’i ulur tarifat për mallrat e energjisë së pastër dhe për t’i modernizuar traktatet e investimeve në mënyrë që ato ta mbështesin tranzicionin.Së gjashti dhe së fundi, ne duhet të orientojmë financimin kah vendet në zhvillim. Afrika ka përfituar vetëm nga dy për qind e investimeve në burimet e ripërtëritshme vitin e kaluar, ndonëse i ka pasur 60% të burimeve diellore më të mira në botë. Ne kemi nevojë për veprim ndërkombëtar – për të parandaluar që shlyerja e borxheve t’i thajë buxhetet e vendeve në zhvillim dhe për t'ua mundësuar bankave shumëpalëshe për zhvillim që t’i rrisin ndjeshëm kapacitetet e tyre për kredidhënie dhe që ta shfrytëzojnë shumë më shumë financim privat. Ne gjithashtu kemi nevojë për agjenci të vlerësimit të kredive dhe për investitorë për t’i modernizuar vlerësimet e riskut, për ta marrë parasysh premtimin për energji të pastër, koston e kaosit klimatik si dhe rrezikun nga asetet e karburanteve fosile të bllokuara.Një epokë e re e energjisë është afër – një epokë ku energjia e lirë, e pastër dhe e bollshme e fuqizon një botë të pasur me mundësi ekonomike, ku kombet e kanë sigurinë e autonomisë energjetike dhe ku dhurata e energjisë elektrike është dhuratë për të gjithë. Ky është momenti ynë i mundësisë për ta nxitur ndryshimin global në shkallën më të lartë. Le ta shfrytëzojmë këtë koment.
1 prej5
Njoftimi për media
20 qershor 2025
Deklaratë: Mesazhi i Komisionerit të Lartë Filippo Grandi me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve 2025
Numri rekord i burrave, grave dhe fëmijëve – mbi 122 milionë njerëz në mbarë botën – janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, por aftësia e tyre për të gjetur siguri dhe mbështetje është më e kërcënuar se kurrë më parë.Dështimi i plotë për t’i dhënë fund konflikteve – nga Sudani në Ukrainë, nga Republika Demokratike e Kongos në Gaza – vazhdon të shkaktojë vuajtje të pafundme njerëzore. Megjithatë, njerëzit e pafajshëm që vrapojnë për të shpëtuar jetën nën breshërinë e plumbave dhe shiun e raketave stigmatizohen padrejtësisht, gjë që ua vështirëson arratisjen nga rreziku dhe gjetjen e një vendi ku të gjejnë siguri, shërim dhe mundësi për të rindërtuar jetën.Për ta rënduar edhe më tej gjendjen e tyre të rëndë, shkurtimet brutale në ndihmën humanitare po ndërpresin qasjen në mbështetje jetike, duke rrezikuar jetën e miliona njerëzve që kanë nevojë urgjente për ndihmë.Në këtë moment kritik, është thelbësore të riafirmojmë solidaritetin tonë me refugjatët – jo vetëm përmes fjalëve, por përmes veprimeve të menjëhershme dhe konkrete. Fatmirësisht, nuk mungojnë shembuj frymëzues: vendet që ndodhen pranë zonave të konfliktit dhe që vazhdojnë të mirëpresin e të strehojnë refugjatë; komunitetet vendore që hapin dyert e shtëpive, vendet e punës dhe zemrat e tyre për njerëzit e zhvendosur; si edhe aktet e panumërta individuale të mirësisë dhe dhembshurisë që dëshmojnë njerëzinë tonë të përbashkët.Në shumë raste, kjo mbështetje ofrohet nga njerëz me burime të kufizuara dhe nga vende që përballen me sfida të mëdha ekonomike. Nga shtetet më të pasura te bankat zhvillimore, bizneset dhe të tjerë, ne mund dhe duhet t’i mbështesim këto vende dhe komunitete duke ndarë përgjegjësinë për mbrojtjen e refugjatëve. Këto akte solidariteti do të mundësonin vazhdimin e kësaj bujarie.Edhe në këto kohë të trazuara, ka momente të shpresës së thellë. Këtë Ditë Botërore të Refugjatëve, ndodhem në Siri, ku pas 14 vitesh krize dhe dëshpërimi, dy milionë njerëz kanë vendosur tashmë të kthehen në shtëpitë dhe komunitetet e tyre pas rënies së regjimit të Assadit në dhjetorin e kaluar. Në një rajon që ka përjetuar aq shumë dhunë – dhe që ende vuan – na paraqitet megjithatë mundësia për të ndihmuar popullin sirian të arrijë stabilitet dhe mirëqenie. Kjo mundësi nuk duhet humbur.Sot, takova familje siriane që janë kthyer pas më shumë se një dekade si refugjatë. Gëzimi i thellë që ndjejnë teksa janë sërish mes fytyrave dhe vendeve të njohura – pavarësisht sfidave të shumta – është një kujtesë prekëse e mallëngjimit të thellë që refugjatët ndiejnë për shtëpitë dhe vendlindjen e tyre.Këto momente bëhen të mundura vetëm përmes solidaritetit: solidariteti i treguar nga vendet fqinje të Sirisë që ofruan strehë derisa njerëzit të ndiheshin të sigurt për t’u kthyer; solidariteti i treguar nga komunitetet siriane që mirëpresin bashkëqytetarët e tyre pas një mungese të gjatë dhe të dhimbshme; dhe solidariteti i treguar nga kolegët e mi të UNHCR-së dhe partnerët e tyre lokalë e ndërkombëtarë, të cilët janë këtu për të mbështetur familjet që kthehen dhe do të qëndrojnë pranë tyre ndërsa rindërtojnë shtëpitë dhe jetën e tyre.Më shumë se kurrë, sot kemi nevojë të qëndrojmë përkrah refugjatëve për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë. Këtë Ditë Botërore të Refugjatëve – dhe çdo ditë – qeveritë, institucionet, kompanitë dhe individët mund ta dëshmojnë këtë përkushtim duke ndihmuar ata që janë zënë në vorbullën e konflikteve të pakuptimta. Duke vepruar kështu, ne i afrohemi më shumë stabilitetit, njerëzisë dhe drejtësisë për të gjithë. Dhe nëse e bëjmë këtë, unë ju premtoj se refugjatët do të sjellin gjithë guximin, shpirtin dhe zgjuarsinë e tyre për të ndërtuar një të nesërme më të mirë dhe më të ndritur.
1 prej5
Burimet e fundit
1 / 11
1 / 11