Qytete dhe komunitete të qëndrueshme
11.1 Deri në vitin 2030, të sigurohet qasje në strehim adekuat, të sigurt dhe të përballueshëm dhe shërbime bazë për të gjithë dhe të përmirësohen lagjet e varfra
11.2 Deri në vitin 2030, të sigurohet qasja në sisteme transporti të sigurta, të përballueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë, duke përmirësuar sigurinë rrugore, sidomos përmes shtrirjes së transportit publik, me vëmendje të veçantë ndaj nevojave të atyre që gjenden në situata të cenueshme, gra, fëmijë, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuar
11.3 Deri në vitin 2030, të rritet urbanizimi gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm dhe kapaciteti për planifikim dhe menaxhim pjesëmarrës, i integruar dhe i qëndrueshëm i vendbanimeve njerëzore në të gjitha vendet
11.4 Të forcohen përpjekjet për të mbrojtur dhe garantuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të botës
11.5 Deri në vitin 2030, të ulet ndjeshëm numri i vdekjeve dhe numri i personave të prekur dhe të zvogëlohet ndjeshëm numri i humbjeve të drejtpërdrejta ekonomike në raport me produktin e brendshëm bruto botëror, nga fatkeqësitë, përfshirë fatkeqësitë që lidhen me ujin, duke u përqendruar tek mbrojtja e të varfërve dhe njerëzve në nevojë situata të cënushme
11.6 Deri në vitin 2030, të zvogëlohet ndikimi negativ mbi mjedisin e qyteteve për frymë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë cilësisë së ajrit dhe menaxhimit të mbetjeve komunale, dhe mbetjeve të tjera
11.7 Deri në vitin 2030, të ofrohet qasje universale në hapësira të sigurta, gjithëpërfshirëse, të arritshme, të gjelbërta dhe publike, veçanërisht për gratë dhe fëmijët, personat e moshuar dhe personat me aftësi
të kufizuara
11.A Të mbështeten lidhjet pozitive ekonomike, shoqërore e mjedisore midis zonave urbane, periurbane dhe rurale, duke forcuar planifikimin për zhvillim kombëtar e rajonal
11.B Deri në vitin 2020, të rritet ndjeshëm numri i qyteteve dhe vendbanimeve të njerëzve përmes miratimit dhe implementimit të politikave dhe planeve të integruara drejt përfshirjes, efikasitetit të burimeve, zbutjes dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, rrezistimin ndaj fatkeqësive, dhe të hartohen dhe implementohen, në përputhje me Kornizën Sendai për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë 2015-2030, menaxhim holistik i rrezikut nga fatkeqësitë në të gjitha nivelet
11.C Të mbështeten vendet më pak të zhvilluara, përfshirë ndihmën financiare dhe teknike, për ndërtimin e ndërtesave të qëndrueshme dhe rrezistuese duke shfrytëzuar materialet vendore