Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave është numërimi zyrtar i cili mbledh të dhënat për indikatorët demografikë dhe socio-ekonomik.
Regjistrimi i Popullsisë realizohet çdo 10 vite, për të ofruar kështu pamjen reale mbi:
Numrin dhe shtrirjen e popullsisë në tërë vendin, vendbanimin rezident të individit, nivelin e shkollimit, qasjen në tregun e punës, kushtet e jetesës, raportin mes anëtarëve të ekonomive familjare, statusin e tyre të banimit, infrastrukturën e ndërtesave dhe aspekte të tjera të rëndësishme.
Do të numërohen të gjithë personat që jetojnë në Kosovë, banorët rezidentë dhe jo rezidentë.
E planifikojmë bashkë të ardhmen duke u angazhuar aktivisht në regjistrimin e popullsisë.