Ekspozita e dytë “E ardhmja jonë” u mbajt në ndërtesën e Komunës së Prishtinës, pjesë e Projektit “Kthimi në Normalitet (të ri)”.
Në të gjitha format, pandemia e Covid 19 i ka privuar edhe vajzat e reja nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas nga e drejta e tyre për arsim. Mungesa e qasjes në teknologji dhe burime arsimore ka krijuar vështirësi të reja për ndjekjen e studimeve të tyre. Nëpërmjet projektit “Kthimi në Normalitet (të ri)”, UN Women ka siguruar barazi arsimore për 190 vajza nga komunat e Prishtinës, Fushë Kosovës, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës, duke u siguruar laptopë dhe trajnime bazë për TI dhe shkathtësi të hulumtimit.
Më shumë se 60 vajza të reja nga komunitetet rome, ashkali dhe egjiptase të Mitrovicës, Prishtinës dhe Fushë Kosovës kanë ndjekur mësimet e artit gjatë trajnimit “Mësojmë anglisht përmes artit”. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës u organizua një ekspozitë me punimet e pjesëmarrëseve.
Dje, në ndërtesën e Komunës së Prishtinës, u mbajt ekspozita e dytë “E ardhmja jonë”, ekspozitë e cila përmban një mesazh shumë të fortë dhe shumë domethënës dhe ka mirëpritur shumë vizitorë të cilët patën mundësinë të ndjejnë nga afër emocionet dhe ndjenjat e veçanta që frymojnë dhe mbajnë gjallë shpresat e vajzave rome, ashkali dhe egjiptase ditë për ekzistencën totale të diversitetit.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit “Kthimi në Normalitet të Ri” ishte të sigurojë qasje në arsim për vajzat rome, ashkali dhe egjiptase në Kosovë, në mënyrë që të arrihet barazia në arsim dhe të bëhet realitet përfshirja sociale e tyre.
Ky projekt u zbatua nga UN Women, IPKO Foundation dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. Kurse nikoqire e këtij projekti ishte Komuna e Prishtinës.