Ekipi ynë në Kosovë
Z. Shrestha ka më shumë se njëzet e një vite përvojë pune me UNHCR-në në kapacitete të ndryshme, duke përfshirë mbrojtjen në terren, programin, reagimin ndaj emergjencave dhe koordinimin ndër-agjensik të ndihmës humanitare. Avokat i përkushtuar i të drejtave të njeriut që ka punuar në Somali, Afganistan, Sudanin e Jugut, Kosovë, Ganë dhe Gjeorgji me IDP dhe operacione riatdhesimi, refugjatë në kampe dhe në kontekste urbane, azil-kërkues, dhe persona pa shtet. Z. Shrestha u emërua si Shef i Misionit për UNHCR-në e Kosovës në korrik të vitit 2022, për të mbështetur dhe siguruar mbrojtje ndërkombëtare dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për personat e shqetësuar të UNHCR-së.
Z. Shrestha ka një diplomë Master në Arkitekturë nga Akademia Politeknike e Shtetit bjelloruse, Bjellorusi. Përveç kësaj, ai është i çertifikuar në Programin për Udhëheqjen e Lartë dhe Menaxhimin, Programin e Të Mësuarit të Menaxhimit të Sigurisë dhe ka përfunduar disa kurse mbi Ligjin e Refugjatëve dhe Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Rrezikut. Ai flet anglisht, rusisht, hindi dhe urdu. Është i martuar dhe ka dy vajza.

Lexo më tepër
Ana Rostocka është Shefja e misionit të IOM në Prishtinë, Kosovë. Ajo u bashkua me IOM në 2002. Para caktimit të saj të tanishëm, ajo kryesoi Zyrën e Vendit të IOM-it në Poloni. Ajo ka përvojë të gjerë dhe njohuri në çështjet e migracionit dhe politikat, programet dhe operacionet e IOM- it. Ajo ka një diplomë Masteri nga Universiteti i Varshavës.
Lexo më tepër
Blerim Azizi është Koordinator i Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) në Kosovë. Ai u bashkua me Programin e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) në vitin 2007 dhe ka shërbyer për OKB-në që prej më shumë se 15 vjetësh. Para se të bashkohej me OKB-në, ai ka punuar për organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile.
Gjatë karrierës së tij profesionale Blerimi ka promovuar vullnetarizmin për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm, me fokus të veçantë në fuqizimin e rinisë dhe komunitetit, dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit. Blerimi ka një diplomë në Psikologji, me çertifikime në Menaxhimin e Përgjithshëm, Menaxhimin e Projekteve dhe Zhvillimin dhe Menaxhimin e Programeve Vullnetare.

Carole Megevand
Banka Botërore
Menaxhere e vednit për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Znj. Carole Megevand, shtetase franceze, u emërua si Menaxhere e re për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut më 1 korrik 2025.
Znj. Megevand ka 28 vite përvojë profesionale në zhvillim ndërkombëtar në rajone të ndryshme të botës. Ajo zotëron dy diploma master në Ekonomi Bujqësore dhe në Ekonomi të Mjedisit/Burimeve Natyrore.
Ajo iu bashkua Bankës në vitin 2002, duke filluar në Zyrën e Vendit në Yaoundé, Kamerun, si Specialiste për Pylltari. Në vitin 2007, ajo u përfshi në Programin për Profesionistë të Rinj dhe vazhdoi të menaxhonte operacione komplekse mbi Burimet Natyrore në vende të ndryshme të Afrikës dhe më pas në vendet e Amerikës Latine, me fokus të veçantë në dimensionet ndërsektoriale dhe çështjet e qeverisjes.
Detyra e saj më e fundit ishte në Rabat, Marok, si Udhëheqëse Programi, ku drejtonte programin “Planeti” (Bujqësi, Ujë, Mjedis, Zhvillim Social dhe Ndryshime Klimatike) për vendet e Magrebit.
Ajo ka përvojë të gjerë ndërkombëtare në vendet në zhvillim, duke përfshirë katër angazhime afatgjata (Tunizi, Kamerun, Argjentinë dhe Marok) dhe misione në më shumë se 20 vende në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, si dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Z. Cucu na bashkohet me një pasuri të përvojës dhe njohurive, pasi ka shërbyer në komandë, menaxhment, dhe emërime operacionale me ushtrinë dhe më vonë si oficer i koordinimit të sigurisë në terren të UNDSS që nga janari 2011. Ai shërbeu në MINUSTAH, MONUSCO dhe UNSOM/UNSOS si Oficer i Koordinimit të Sigurisë në Terren, dhe së fundmi në MINUSMA si Zëvendës Shef i Sigurimit dhe Këshilltar i Sigurimit të Zonës. Përveç ndjekjes së kurseve dhe trajnimeve të UNDSS, Z. Cucu mban një diplomë Master i Shkencave në Analizën e Mbrojtjes nga Instituti Monterey i Studimeve Ndërkombëtare.
Lexo më tepër
Dr. Isme Humolli sjell një përvojë të gjerë në fushën e shëndetit publik global, me një fokus të veçantë në fuqizimin e sistemeve shëndetësore, partneritetet shumëpalëshe për shëndet dhe zhvillim, si dhe avancimin e Agjendës 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ). Para se të bashkohej me Zyrën e OBSH-së në Prishtinë, ajo punoi në Institutin e Shëndetit Publik, kryesisht në fushën e gatishmërisë për emergjenca, parandalimit dhe reagimit.
Dr. Humolli ka shërbyer gjithashtu si Koordinatore Shkencore e projektit MediPIET të udhëhequr nga BE-ja, ku ka luajtur një rol kyç në fuqizimin e kapaciteteve të epidemiologjisë në terren dhe burimeve njerëzore në vendet e Mesdheut. Po ashtu, ajo ka udhëhequr përpjekjet për bashkëpunim me Institutin Robert Koch, duke promovuar partneritete ndërkombëtare për përparimin e shëndetit publik.
Që nga bashkimi me OBSH-në, Dr. Humolli ka kontribuar në mënyrë aktive në përforcimin e kapaciteteve të sigurisë shëndetësore në nivel kombëtar, duke e forcuar më tej ekspertizën e saj në reagimin ndaj emergjencave dhe sistemet shëndetësore globale.

Jerome Bouyjou
OHCHR
Shefi i të Drejtave të Njeriut në UNMIK dhe Përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Kosovë
Z. Bouyjou është Shefi i të Drejtave të Njeriut në UNMIK dhe Përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Kosovë që nga marsi i vitit 2019. Z. Bouyjou ka punuar për 22 vitet e fundit për OKB- në, OSBE-në dhe BE-në në fushën e të drejtave të njeriut, çështjeve politike dhe Qeverisjes së Mirë si në selinë qendrore, ashtu edhe në terren. Ai është caktuar në Azinë Juglindore, Azinë Qendrore dhe ish BRSS, dhe Evropë. Z. Bouyjou më parë ka punuar në Kosovë në vitet 1999 dhe 2000. Z. Bouyjou ka një Diplomë Master në të Drejtën Ndërkombëtare nga Universiteti i Sorbonës në Paris dhe një në Shkenca Politike nga Universiteti i Hull, Britani e Madhe. Ai është francez, dhe ka lindur në vitin 1972.
Lexo më tepër
Znj. Nona Zicherman u emërua shefe e Zyrës për UNICEF Kosovë në tetor të vitit 2021. Më parë ajo shërbeu në Turqi, së pari si Koordinatore e Emergjencës dhe më pas si Zëvendës Përfaqësuese, nga viti 2015-2021. Znj. Zicherman ishte gjithashtu Shefe e Emergjencës dhe Tranzicionit të UNICEF-it në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) dhe punoi si Specialiste e Emergjencave në Zyrën Rajonale të Afrikës Lindore dhe Jugore (ESARO). Para se t'i bashkohej UNICEF-it ajo ishte në Najrobi si Koordinatore Rajonale Humanitare për Afrikën Lindore dhe Qendrore për Oxfam Britaninë e Madhe.
Një profesioniste ndërkombëtare e zhvillimit me njëzet vjet përvojë kryesisht në mjediset e brishta, me pasoja nga konfliktet, znj. Zicherman ka punuar me Kombet e Bashkuara, organizatat ndërkombëtare jo-qeveritare dhe sektorin privat në të gjithë Afrikën dhe Azinë. Mban dy-shtetësi, të Shteteve të Bashkuara dhe Francës, ajo mban një diplomë Master në Politikat Publike nga Shkolla Kennedy e Qeverisë në Universitetin e Harvardit dhe një diplomë Bachelor në Shkenca Politike nga Universiteti i Kolumbias.

Z. Nuno Queirós është emëruar Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së për Kosovën dhe ka marrë detyrën e tij që nga korriku 2023. Z. Queirós është një preofesionist i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe sjell me vete mbi 20 vjet përvojë drejtuesi dhe menaxhimi nga lokacione të ndrushme të UNDP-së në detyrën e tij të re. Ai shërbeu si Zëvendëspërfaqësues i Përhershëm në Azerbajxhan (janar - qershor 2023) dhe kishte tre detyra të ndara si Zëvendëspërfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Shqipëri (2019-2023), Ekuador (2014-2019), ku gjithashtu shërbeu si Zëvendëspërfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, dhe Guineja Ekuatoriale (2011-2014). Ai u bashkua me UNDP-në si Zyrtar i ri Programi në Nikaragua (2003-2005), pas të cilës zuri pozitat e Ekonomistit të Menaxhimit në Qendrën për Zgjidhje Biznesi në Zyrën e Menaxhimit (2005-2006), si dhe Specialisti i Politikave, Zëvendësdrejtori Ekzekutiv dhe Asistenti i Veçantë i Zëvendësudhëheqësit të Financave të UNDP-së në Zyrën e Financave, Administratës dhe Menaxhimit të Burimeve (2006-2011). Para se të bëhej pjesë e UNDP-së, ai punoi me Komisionin Evropian (2001-2002) dhe Sektorin Privat (2003).
Ai ka diplomë në Ekonomi dhe Shkencat Politike dhe ka marrë titullin e Masterit në Zhvillimin Politik nga Universiteti i Manchesterit, ka fituar titullin e Masterit në Studimet Politike dhe Administrative Evropiane nga Kolegji i Evropës, dhe ka marrë titullin e Masterit në Marrëdhëniet Nderkombëtare nga Universiteti Libre de Bruxelles. Z. Queirós gjithashtu flasin anglisht, spanjisht dhe frëngjisht. Ai e pëlqen futbollin dhe shumë sporte të tjera dhe është i lumtur që do të eksplorojë bukurinë e Kosovës bashkë me familjen e tij.

Sabine Kania është udhëheqëse e zrave për UNOPS në Shqipëri dhe Kosovë. Sabine punon për OKB-në që nga viti 2004, në vende dhe role të ndryshme në Afrikë dhe Azi (Çad, Sao Tome e Prinsipe, Kenia/Somali, Mjanmar), si dhe në selinë kryesore të UNOPS-it në Kopenhagen. Ajo i është bashkuar UNOPS-it që nga viti 2008.
Sabine është shtetas/e zviceran/e, me Gradë MA në Antropologji Sociale dhe Politika Ndërkombëtare.
Sabine është shtetas/e zviceran/e, me Gradë MA në Antropologji Sociale dhe Politika Ndërkombëtare.
Lexo më tepër
Dr. Mujko-Nimani është shtetase e Kosovës me 20 vjet përvojë pune me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë. Para detyrës së tanishme, Visare ka punuar si Specialiste Programi në zyrën e UNFPA-së në Kosovë. Ajo gjithashtu kreu misione mbështetëse të programeve në vende të ndryshme të fushës si në Ukrainë, Bosnje dhe Hercegovinë, Moldavi dhe UNFPA Zyra Rajonale e Evropës dhe Azisë Qendrore. Dr. Mujko-Nimani mban një MD në Mjekësi nga Universiteti Mjekësor i Prishtinës dhe një Diplomë Master në Menaxhimin Shëndetësor. Ajo ka botuar dhe kontribuar në mbi 15 botime mbi mjekësinë, shëndetin publik, popullsinë dhe zhvillimin ndërkombëtar. Dr. Mujko-Nimani flet rrjedhshëm gjuhën angleze, shqipe dhe serbe dhe të ndërmjetme në turqisht.
Lexo më tepër
Vlora Tuzi Nushi është Kryetarja e UN Women të OKB-së në Kosovë. Ajo ka punuar për UN Women/UNIFEM për 16 vitet e fundit. Gjatë kësaj kohe, Vlora ka qenë një forcë shtytëse pas nismave dhe sukseseve të UN Women. Ajo ka qenë me ndikim në transformimin e bisedave në disa nga çështjet më të rëndësishme që prekin jetën e grave dhe vajzave në Kosovë. Ajo është e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe rritjen e mëtejshme të fuqizimit të grave. Ajo e sheh veten si një aktiviste e pasionuar dhe avokate e barazisë gjinore plotësisht e angazhuar për të interceptuar dhe ndihmuar në bërjen e barazisë gjinore normale të re për të gjitha komunitetet në Kosovë nëpërmjet qasjeve inovative drejt realizimit të këtij qëllimi! Vlora ka lindur në Kosovë ku edhe ka përfunduar studimet master në Farmaci. Ajo flet anglisht, shqip dhe serbo-kroatisht.
Lexo më tepër