Puna jonë për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

Si po mbështet OKB-ja Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

Edhe pse nuk është nënshkruese e Agjendës 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për shkak të statusit të saj si jo-anëtare, Kosova mori vendimin t'i bashkohet përpjekjeve globale për të përqafuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe OZhQ-të (SDG-të.) Zbatimi i Agjendës 2030 dhe OZHQ-ve në Kosovë, i cili ka qenë vullnetar në këtë kontekst, sigurohet përmes miratimit nga Kuvendi i Kosovës në janar 2018 të një rezolute parlamentare që miraton OZhQ-të, të mbështetur fuqishëm nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë një thirrje globale për veprim për t'i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur mjedisin dhe klimën e tokës dhe për të siguruar që njerëzit kudo që janë të mund të gëzojnë paqe dhe prosperitet. Këto janë qëllimet për të cilat OKB po punon në Kosovë: