Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
10

Zvogëlim i pabarazive

Ulja e pabarazive brendapërbrenda dhe mes vendeve.

10.1 Deri në vitin 2030, të arrihet dhe ruhet në mënyrë progresive rritja e të ardhurave për 40 përqindëshin më të ulët të popullsisë me një ritëm më të lartë se mesatarja kombëtare



10.2 Deri në vitin 2030, të fuqizohet dhe promovohet përfshirja sociale, ekonomike dhe politike për të gjithë, pavarësisht moshës, gjinisë, aftësive të kufizuara, racës, përkatësisë etnike, origjinës, fesë, gjendjes ekonomike ose ndonjë gjendjeje tjetër



10.3 Të sigurohen mundësi të barabarta dhe të reduktohen pabarazitë në rezultate, duke përfshirë eliminimin e ligjeve, politikave dhe praktikave diskriminuese dheduke promovuar legjislacion, politika dhe  veprime të duhura në këtë drejtim



10.4 Të miratohen politika, veçanërisht fiskale, të pagave dhe të mbrojtjes sociale dhe të arrihet barazi në mënyrë progresive



10.5 Të përmirësohet rregullimi dhe monitorimi i tregjeve dhe institucioneve financiare globale dhe të forcohet implementimi i këtyre rregullave



10.6 Të sigurohet përfaqësim dhe zë më i gjerë i vendeve në zhvillim për vendimmarrje në institucione globale ndërkombëtare ekonomike dhe financiare për të ofruar institucione më efektive, të besueshme, të

përgjegjshme dhe legjitime



10.7 Të mundësohet migrim i organizuar, i sigurt, i rregullt dhe i përgjegjshëm dhe lëvizje e njerëzve, dukepërfshirë zbatimin e politikave të planifikuara dhe të menaxhuara mirë të migracionit



10.A Të implementohet parimi i trajtimit të veçantë dhe të diferencuar për vendet në zhvillim, veçanërisht për vendet më pak të zhvilluara, në përputhje me marrëveshjet e Organizatës Botërore të Tregtisë



10.B Të inkurajohet ndihma zyrtare për zhvillim dhe flukse financiare, duke përfshirë investimet e huaja të dretpërdrejta, për vendet ku nevoja është më e madhe, në veçanti në vendet më pak të zhvilluara, vendet afrikane, vendet e vogla ishullore në zhvillim dhe vendet në zhvillim pa dalje në det, në përputhje me planet dhe programet e tyre kombëtare



10.C Deri në vitin 2030, të zvogëlohet në më pak se 3 për qind e kostove të transaksioneve të remitencave të migrantëve dhe të eliminohen korridoret e remitencave me kosto më të larta se 5 për qind