DITA BOTËRORE E SHËNDETIT 2025 – “FILLIMI SHËNDETSHËM, E ARDHME ME SHPRESË”
Motoja e Ditës Botërore të Shëndetit 2025 është “Fille të Shëndetshme, të Ardhme me Shpresë”. Fushata e këtij viti mbështet përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit të mirë si për gruan shtatzënë ashtu edhe për fetusit, që nga momenti i konceptimit.
Pavarësisht përparimeve të konsiderueshme globale, miliona gra dhe vajza në mbarë botën vazhdojnë të mos kenë qasje në shërbime thelbësore dhe shpëtuese, veçanërisht gjatë lindjes dhe në 24 orët e para pas lindjes. Në një intervistë për RTK, OBSH bëri thirrje për t’i dhënë fund vdekjeve amtare dhe të foshnjave.
“Nevojitet forcimi i sistemeve të kujdesit parësor shëndetësor për të siguruar qasje universale në shërbime të shëndetit riprodhues dhe seksual, dhe për të hequr pengesat sistematike,” tha Dr. Isme Humolli, Zyrtar i Shëndetit Publik në Zyrën e OBSH-së në Prishtinë.
Një raport i ri ndër-agjencik i udhëhequr nga OBSH zbulon se ndërkohë që vdekshmëria amtare globale është ulur me 40% që nga viti 2000 – nga 446,000 në rreth 260,000 vdekje në vitin 2023 – përparimi mbetet i pabarabartë dhe i pamjaftueshëm për të arritur objektivin e SDG për uljen e vdekshmërisë amtare nën 70 për 100,000 lindje të gjalla deri në vitin 2030. Shumica dërrmuese e vdekjeve amtare shkaktohet nga mungesa e qasjes në kujdes cilësor, pabarazitë dhe pengesat sistemike. Raporti thekson ndikimin në rritje të sëmundjeve jo-ngjitëse, faktorëve socialë dhe normave të dëmshme gjinore në shëndetin e nënës.
Raporti i plotë mund të gjendet këtu
Raporti është prodhuar nga OBSH në emër të Grupit Ndër-Agjencik për Vlerësimin e Vdekshmërisë Amtare, që përfshin OBSH, UNICEF, UNFPA, Grupin e Bankës Botërore dhe Divizionin e Popullsisë të Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështje Ekonomike dhe Sociale.
Versioni i shkurtuar si dhe mesazhet kryesore mund të shkarkohen në faqen më poshtë, përfshirë mesazhet kryesore nga OBSH për Ditën Botërore të Shëndetit.
Mesazhet kyçe:
- Ne mund t’i japim fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe të sapolindurve. OBSH bën thirrje për një rigjallërim rajonal të përpjekjeve për të siguruar qasje në kujdes cilësor për gratë dhe foshnjat, veçanërisht në vendet ku ndodhin shumica e vdekjeve amtare dhe të të porsalindurve.
- Përtej mbijetesës, kërkohen investime kritike për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë të grave. Grave kudo u nevojiten ofrues shëndetësorë që i dëgjojnë dhe u përgjigjen nevojave të tyre – përfshirë muajt pas lindjes kur miliona ende nuk marrin mbështetje thelbësore.
- Shëndeti më i mirë amtar do të thotë qasje më e mirë në shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues, në mënyrë që gratë të mund të planifikojnë jetën dhe të mbrojnë shëndetin e tyre. Fuqizimi dhe vetëvendosja për gratë dhe vajzat është thelbësore për të luftuar vdekjet amtare dhe të të porsalindurve dhe për të arritur shëndet për të gjithë.
Deklaratë – Jeta e çdo nëne ka rëndësi.
Gjeni materiale për rrjetet sociale me mesazhet e OBSH-së këtu nëse doni të bashkoheni në fushatë. 👉 LINK