NO to Hazardous Child Labour in Agriculture!
Sipas të dhënave të fundit në nivel global (vegëz) mbi 70% e fëmijëve të përfshirë në punë janë në sektorin e bujqësisë. Kjo është mbi 112 milionë fëmijë. Edhe pse në Kosovë nuk ka të dhëna specifike për sektorin e bujqësisë, e dijmë se puna e fëmijëve në bujqësi është e shprehur dhe problematike.
Një ndër problemet që lidhen me bujqësinë është shkalla e lartë e punëve të rrezikshme, që janë të papërshtatshme dhe të dëmshme për fëmijë. Kjo përfshinë shfrytëzimin e makinerisë së rëndë dhe të rrezikshme bujqësore, ekspozimin ndaj dhe shfrytëzimin e mjeteve të mprehta, substancave kimike dhe pesticideve, bartjen e peshave të rënda, e mos të përmendim rreziqet nga qëndrimi për kohë të gjatë në ambijent të hapur, ekspozimi ndaj temperaturave të larta dhe lagështisë apo temperaturave të ulëta. Kjo punë poashtu ndikon në aftësinë e fëmijës për të ndjekur mësimet dhe për tu shoqëruar me moshatarë, duke e privuar nga fëmijëria dhe mundësitë e ardhshme.
Projekti i ONP-së MAP 16 dhe Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) janë duke punuar që të sigurojnë se kuadri ligjor i MBPZhR në mënyrë eksplicite i kontribuon paradalimit dhe ndalimit të punës së rrezikshme të fëmijëve në bujqësi dhe pylltari, ndërsa fermerët të informohen për aktivitetet e rrezikshme në bujqësi, të ndaluara për fëmijët nën moshën 18 vjecare, dhe për rreziqet që ndërlidhen me to.
Ti themi të gjithë JO punës së rrezikshme të fëmijëve në bujqësi!
Dashni për cdo fëmijë!