Fuqizimi i funksionalitetit të Qendrave Operative Emergjente të Shëndetit Publik
25 nëntor 2022
SFuqizimi i funksionalitetit të Qendrave Operative Emergjente të Shëndetit Publik (QOEShP) në Kosovë – 1 – 4 nëntor 2022
Gjatë reagimit ndaj pandemisë COVID-19, Kosova themeloi një Qendër Të Operacioneve të Emergjencës të Shëndetit Publik (QOEShP) për të përmirësuar menaxhimin ndaj emergjencës. Organizata Botërore e Shëndetësisë, në bashkëpunim me autoritetet e shëndetit publik, organizoi një punëtori gjatë 1 dhe 4 nëntorit 2022, për të forcuar më tej QOEShP. Punëtoria ka për qëllim të fuqizojë funksionalitetin ekzistues të QOEShP duke kryer një vlerësim gjithëpërfshirës të kapaciteteve ekzistuese, mangësive dhe nevojave, si dhe zhvillimin e një plani të zbatimit të QOEShP në përputhje me Kornizën e OBSH-së. Plani do të drejtojë gjithashtu proceset e ardhshme që kanë për qëllim përmirësimin e QOEShP qendrore dhe krijimin e një rrjeti funksional me Institutet Rajonale të Shëndetit Publik.
Të gjitha qeveritë kanë për obligim të kenë Qendrat Operative Emergjente të Shëndetit Publik - QOEShP e cila përcaktohet në bazë të Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetësisë (IHR-2005) dhe ligjeve në fuqi të Kosovës. Andaj OBSh është duke përkrahur MeSh dhe IPH për të fuqizuar këto qendra operative të cilat edhe në kushte zakonshme do të përcjellin ngjarjet të cilat eventualisht mund të progredojnë në emergjencë. OBSh ofron përkrahje në ngritjen e kapaciteteve në QOEShP për të arritur një objektiv të tillë.