Organizatorët
ILO, RCOObjektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm
Informacioni i kontaktit
sherifi@ilo.orgLansimi zyrtar i vlerësimit të shpejtë të punës së fëmijëve në bujqësi dhe mbyllja e projektit të ILO-së MAP 16
Pas katër vitesh punë intensive në adresimin e punës së fëmijëve, ne po mbyllim projektin: "Masat, ndërgjegjësimi dhe angazhimi i politikave për të përshpejtuar veprimin kundër punës së fëmijëve dhe punës së detyruar".
Vendndodhja
Rreth ngjarjes
Ngjarja do të mbahet më 31 tetor 2023, me fillim nga ora 13:00, në Hotel International Prishtina në Prishtinë.
Kjo ngjarje ofron një mundësi për të reflektuar mbi arritjet tona të përbashkëta dhe për një plan vijues për ndërhyrjet që synojnë parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve në Kosovë.
Diskutimi do të përfitojë edhe nga prezantimi i gjetjeve kyçe nga Vlerësimi i Shpejtë i punës së fëmijëve në bujqësi të kryer këtë vit nga ILO si pjesë e projektit MAP 16, në bashkëpunim me MBPZHR. Raporti përshkruan natyrën, modelin, shpërndarjen, dinamikën dhe shkaqet e punës së fëmijëve në bujqësi dhe sugjeron opsionet e mundshme të politikave dhe masa të tjera parandaluese dhe mbrojtëse për të adresuar punën e fëmijëve në sektorin bujqësor të Kosovës.
Ju mirpresim të gjithëve!
Shënim për mediat: Ju ftojmë të pasqyroni këtë ngjarje. Ne do të jemi të hapur për pyetje dhe intervista gjatë aktivitetit.
Arritjet kryesore:
- Një bazë e re e të dhënave dixhitale për menaxhimin e rasteve të punës së fëmijëve, që zëvendëson sistemin e mëparshëm, është institucionalizuar, duke mundësuar menaxhimin dixhital të rasteve dhe gjenerimin e raporteve.
- Qendrat për Punë Sociale në mbarë Kosovën janë fuqizuar për menaxhimin e rasteve të fëmijëve. Materialet e trajnimit u vunë në dispozicion në tri gjuhë dhe pesë trajnerë u certifikuan.
- U institucionalizuan Procedurat Standarde të Operacionit (SOP) për punën e rrezikshme të fëmijëve, duke qartësuar rolet dhe procedurat për mbrojtjen e fëmijëve.
- Sistemi Informativ i Menaxhimit të Arsimit (EMIS) është përmirësuar për të raportuar të dhëna në kohë reale për punën e fëmijëve në shkolla.
- Një Udhëzues për Punën e Rrezikshme të Fëmijëve në Bujqësi dhe Pylltari është vërtetuar për përdorim zyrtar.
Fakte dhe shifra:
- Konsultimet për rregullimin e punës së lehtë kanë marrë pjesë 78 përfaqësues nga institucione dhe palë të ndryshme të interesit.
- Punëtoritë për ngritjen e kapaciteteve me Ekipet Komunale për Mbrojtjen e Fëmijëve kanë angazhuar 69 anëtarë të këtyre ekipeve, nga 26 komuna anembanë Kosovës.
- Janë zhvilluar tre programe për trajnimin e mësuesve dhe janë trajnuar mbi 35 trajnerë për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve.
- Mbi 137,000 nxënës nga 309 shkolla u arritën përmes një fushate shkollore.
- Mbi 650,000 përdorues të mediave sociale u arritën përmes videove të animuara.
Përcjellja nga palët kryesore të interesuara:
- Gjashtë+ komuna kanë zhvilluar plane komunale të veprimit për mbrojtjen e fëmijëve.
- Nga SBASHK-u janë trajnuar mbi 600 mësimdhënës.
- Mbi 9,000 fermerë morën këshilla për punën e rrezikshme të fëmijëve.
- Agjencia Pyjore e Kosovës ka përfshirë një klauzolë për ndalimin e punës së fëmijëve në kontrata.
- Planet dhe ligjet strategjike trajtojnë punën e fëmijëve.
Perspektiva për 2024-2026:
- Udhërrëfyesi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
- Axhenda e Këshillit për Mbrojtjen e Fëmijëve.