Organizatorët
RCO, UNDP, UNODCObjektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm
Informacioni i kontaktit
shpend.qamili@un.orgNjoftim për mediet: Konferencë Rajonale për të diskutuar praktikat më të mira në parandalimin e korrupsionit dhe perspektivat për strategji të reja anti-korrupsion
Vendimmarrës dhe ekspertë anti-korrupsion nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe ekspertë të tjerë nga organizata rajonale dhe ndërkombëtare, do të mblidhen në një aktivitet dy-ditor rajonal për të diskutuar praktikat më të mira në parandalimin e korrupsionit.
Vendndodhja
Rreth ngjarjes
ÇFARË: Konferencë Rajonale: Praktikat më të Mira për Parandalimin e Korrupsionit – nga Politika në Veprim
Vendimmarrës dhe ekspertë anti-korrupsion nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe ekspertë të tjerë nga organizata rajonale dhe ndërkombëtare, do të mblidhen në një aktivitet dy-ditor rajonal për të diskutuar praktikat më të mira në parandalimin e korrupsionit.
Konferenca do të fokusohet në mënyrë të veçantë në kornizat strategjike dhe politikat e suksesshme dhe masat parandaluese inovative, si dhe në përgjigjet e zbatimit të ligjit ndaj korrupsionit.
Konferenca do të përfshijë një segment të nivelit të lartë dhe një segment pune me diskutime në panele mbi: 1) sukseset dhe sfidat në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive anti-korrupsion në rajon; 2) koordinimin ndërinstitucional/ndërministror në luftën kundër korrupsionit; 3) parandalimin e korrupsionit – mënyra të reja për të trajtuar problemet e vjetra; 4) kriminalizimin dhe zbatimin e ligjit; dhe 5) zyrat për rikuperimin e pasurive – praktikat më të mira në konfiskimin e përfitimeve kriminale nga korrupsioni.
Konferenca organizohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) me mbështetje financiare nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
KUSH: Konferenca do të ketë folës të profilit të lartë, si:
- Sh.T. Kryeministri Albin Kurti
- Sh.T. Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin e Shqipërisë
- Z. Nuno Queiros, Koordinator i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, përfaqësues rezident i UNDP-së
KUR: 18 – 19 nëntor 2024
KU: Hotel Garden, Prishtinë https://maps.app.goo.gl/QS6TmZgJswQS2qu48
Për më shumë informacion, shkarkoni Agjendën/Programin ose kontaktoni shpend.qamili@un.org ose +383 38 249 066 Lokali 418