Komunat në Lëvizje: Zgjidhjet për Lëvizshmëri të Qëndrueshme Urbane në Kosovë Vihen në Plan të Parë për Ditën Botërore të Mjedisit 2021
08 qershor 2021
“Qytetet e gjelbra në lëvizje” ka qenë slogani i UN-Habitat në Kosovë për të promovuar dhe ruajtur mjedisin në Ditën Botërore të Mjedisit, 5 qershor.
Për ta shënuar këtë ditë, UN-Habitat në Kosovë ka organizuar disa aktivitete që synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rolin që mund të luajnë në mbrojtjen e mjedisit. Dita Botërore e Mjedisit festohet çdo vit më 5 qershor dhe është mjeti kryesor i Kombeve të Bashkuara për të inkurajuar vetëdijesimin dhe veprimin për mjedisin.
Për shënimin e sivjetmë të Ditës Botërore të Mjedisit në Kosovë, UN-Habitat në Kosovë organizoi një shëtitje simbolike me biçikleta në Mitrovicën e Jugut në bashkëpunim me qeverisjen lokale, partnerët zhvillimorë dhe Qeverinë e Kosovës. Më shumë se 50 biçiklistë iu bashkuan eventit në Mitrovicën e Jugut, të shoqëruar nga një njësi biçiklistësh të Policisë së Kosovës.
Sipas shefit të UN-Habitat në Kosovë, Omar Siddique, duhet ta rikonceptojmë zhvillimin urban, pasi numri i veturave po rritet në shifra të paprecedenta në Kosovë. “E dimë se me rritjen vjetore prej 4.4% të trafikut rrugët do të bllokohen nga makinat, dhe në 16 vitet e ardhshme këto shifra do të dyfishohen për Kosovën”, tha Siddique.
Krahas zhvillimit të Planit për Lëvizshmëri të Qëndrueshëm Urbane (PLQU) për Rajonin e Mitrovicës, në këtë ditë UN-Habitat në Kosovë ka lansuar edhe Udhëzimet kombëtare për planifikimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane për Kosovën, si dhe po kërkon bashkëpunim me komunat tjera për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për Kosovën. Sipas Siddique, edhe komunat e tjera duhet ta konsiderojnë lëvizshmërinë e gjelbër si vendimtare për zhvillimin e tyre. “Është e rëndësishme që të ndërpritet orientimi prej këtij zhvillimi të fokusuar tek makinat drejt Planifikimit të Lëvizshmërisë së të Qëndrueshme Urbane, si kjo që kemi bërë për rajonin e Mitrovicës, dhe sot kemi lansuar udhëzimet kombëtare për Lëvizshmërinë e Qëndrueshme Urbane për Kosovën, të cilat shpresojmë se do t’i frymëzojnë komunat e tjera në Kosovë që realisht ta vendosin lëvizshmërinë e gjelbër në qendër të strategjive të tyre për zhvillim urban”, theksoi Siddique.
Ky aktivitet është zbatuar në kuadër të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, i financuar nga SIDA dhe i zbatuar nga UN-Habitat në Kosova, Community Building Mitrovica dhe PAX.
Shkruar nga
Katarina Palushaj
UN-Habitat
Bashkëpunëtor i Planifikimit Hapësinor/Urban (Pika Qendrore për Komunikim)