Njoftimi për media

GRUPI PËR SIGURI DHE BARAZI GJINORE BËN THIRRJE TË MERREN VEPRIME PAS DHUNIMIT TË VAJZES TË MITUR NË PRISHTINË

31 gusht 2022

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) shpreh zemërim dhe dënon fuqishëm dhunimin e supozuar të vajzës 11-vjeçare, në Prishtinë në gusht të vitit 2022.

GSBGJ-ja u bën thirrje institucioneve përkatëse që të marrin masa efektive për hetimin e plotë të rrethanave të rastit dhe të sigurojnë drejtësi efektive për të mbijetuarën. Nuk mund të ketë tolerancë për dhunimin dhe format e tjera të dhunës seksuale.

GSBGJ-ja gjithashtu kërkon nga mediat që të përmbahen nga publikimi i informacioneve që mund të çojnë në zbulimin e identitetit të të mbijetuarës. Për më tepër, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore u bën thirrje institucioneve përkatëse të krijojnë shërbime të specializuara për trajtimin e dhunës seksuale, ndërkohë që duhet të angazhohen për të bashkuar përpjekjet për mbrojtjen dhe mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore.

Si krim që ndodhë globalisht, e i cili është dukshëm më pak i raportuar, dhuna seksuale duhet të trajtohet në atë mënyrë që garantohet e drejta për siguri, konfidencialitet, dhe mosdiskriminim për të mbijetuarat, duke ofruar mbështetje në mënyrën më dinjitoze. Finalizimi i Protokollit për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale duhet të ndodhë urgjentisht, duke përcaktuar qartë rolet dhe përgjegjësitë e secilit institucion për mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale. Në të njëjtën kohë, sistemi i drejtësisë duhet të sigurojë që autorët të mbahen penalisht përgjegjës dhe të dënohen siç parashihet me Kodin Penal të Kosovës dhe përcaktohet me Konventën e Stambollit.

Ekzaminimet e kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës tregojnë se shumica e viktimave të dhunës seksuale janë të mitur. Rasti i fundit i dhunimit, i kryer brutalisht ndaj një të miture është thellësisht tronditës dhe zbulon se as më të pafuqishmit nuk janë të mbrojtur.

Konventa e Stambollit, e cila është drejtpërdrejt e zbatueshme në Kosovë, dhe të cilën institucionet e Kosovës kanë marrë përsipër ta zbatojnë, përfshin detyrime specifike për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale, përfshirë dhunimin, duke filluar nga kriminalizimi deri te mbrojtja e viktimave (neni 25 dhe neni 36). Duke njohur traumën e rëndë të lidhur me dhunën seksuale, duke përfshirë dhunimin, Konventa e Stambollit përcakton të nevojshme ofrimin e menjëhershëm te përgjigjes gjithëpërfshirëse, të përqendruara te të mbijetuarat, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve cilësore, shëndetësore, sociale dhe atyre të drejtësisë. Për më tepër, mbrojtja nga dhuna dhe abuzimi është e drejtë e çdo fëmije, siç parashihet në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, dhe Ligjin e Kosovës për Mbrojtjen e Fëmijëve që zbaton këtë Konventë në Kosovë.

GSBGJ angazhohet të bashkojë përpjekjet në promovimin e të drejtave të të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që t'i mbrojnë ato të drejta duke ofruar trajnime të specializuara për të gjithë akterët e përfshirë për të ofruar mbështetjen për të cilën të mbijetuarat kanë të drejtë ligjore, dhe për të krijuar strehimore të specializuara për të mbijetuarat e dhunës seksuale, si dhe në rastin e fëmijëve, qendra të specializuara për fëmijët e mbijetuar, siç përcaktohet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, duke marrë parasysh nevojat dhe dobësitë specifike të fëmijëve. Grupi lobon veçanërisht për të forcuar rolin parandalues të policisë së Kosovës përmes patrullimit të rregullt nëpër lagje, objekte për kujdesin e fëmijëve, shkolla dhe vende të tjera publike.

Ofrimi i shërbimeve adekuate dhe rehabilituese nuk është vetëm e drejtë e të mbijetuarave të dhunës seksuale, por edhe parakusht për siguri dhe fuqizim, për t'i dhënë fund mosndëshkimit të autorëve dhe për të mbyllur hendekun serioz në nën-raportimin. Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore u bën thirrje palëve të ndryshme, institucioneve arsimore, komuniteteve, mediave, policisë, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve të tjerë institucionalë që të bashkojnë përpjekjet për të parandaluar dhunën seksuale.

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore dënon fuqishëm çdo akt dhune ndaj grave dhe vajzave dhe mbetet i përkushtuar për të përforcuar dhe bashkuar zërat dhe përpjekjet për t'i dhënë fund kësaj vuajtjeje dhe padrejtësie në shoqërinë tonë.

 

Organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat: UN Development Coordinator in Kosovo a.i. në emer të UN Kosovo Team , OSCE Mission in Kosovo , EULEX Kosovo (Official) , Embassy of Japan in Kosovo , Suomen suurlähetystö Pristina - Embassy of Finland in Pristina , UNMIK - United Nations Mission in Kosovo , European Union in Kosovo.

Organizatat e grave dhe OJQ-të: Kosovo Gender Studies Center (Qendra Kosovare për Studime Gjinore), SIT - Center for Counseling, Social Services and Research , Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS), Inject - Initiative for Justice and Equality , Kosova - Women 4 Women , Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo, Jahjaga Foundation .

Institucionet e Kosovës: Agency for Gender Equality (Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit)

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

RCO
United Nations Resident Coordinator Office
UN Women
United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women
UNDP
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

Subjekte të tjera të përfshira në këtë nismë

AA
Arcadia Associates
OSCE
Organization for Security and Co-operation in Europe

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme