UNICEF dhe “Manifesta” Trajtojnë Ndryshimet Klimatike Përmes Artit dhe Imagjinatës
Shishet e plastikes të ricikluara nga bienalja Manifesta do të shfaqin imagjinatën dhe inovacionin
Prishtinë, shtator 2022 – Një shishe plastike nuk është vetëm shishe plastike në festivalin Manifesta. Është gjithashtu një medium artistik.
Me udhëzimet e artistit nga Prishtina, Driant Zeneli, shishet e plastikes të ricikluara do të jenë në qendër të skenës në pantomimat e krijuara nga fëmijët në festival. Përmbledhja e artistëve të rinj është të ri-imagjinojnë veten si kafshë dhe të tregojnë historitë e tyre në skenë.
Ky kombinim inovativ i artit dhe ndërgjegjësimit mjedisor është ajo që ndodh kur Prishtina pret bienalen e 14-të Manifesta në hotelin ikonik Grand të qytetit.
Bashkëorganizatorja Lyra Rrustemi shpjegon procesin e riciklimit.
UNICEF/2022/L.Aliu
“Ne marrim shishet plastike dhe i kthejmë në filamente dhe më pas në granula, të cilat më pas përdoren për të formuar figurat që fëmijët vizatuan për tregimet e tyre,” tha ajo.
Lyra tha se aktivitete të tilla ndihmojnë imagjinatën e fëmijëve.
“Ndodh shpesh që për shkak të ndikimeve kulturore dhe sociale imagjinata shtypet dhe këtu sot fëmijët frymëzohen për të shprehur idetë e tyre krijuese,” tha ajo.
Për Fjolla Elshanin, nënë e pjesëmarrëses 10-vjeçare Anela, kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e vajzës së saj gjatë pushimeve verore, sa Anela është në pushim.
“Anela e priti me gëzim, po mëson gjëra të reja dhe po shoqërohet me miq të tjere”, tha Fjolla.
“Shumica e shkollave verore kanë qenë shumë të shtrenjta, kështu që ky aktivitet është shumë i mirë, është pa pagesë dhe mbahet çdo javë. Prandaj, ka qenë shumë i përshtatshëm për buxhetin e familjes.”
Tema e ketij aktiviteti ishte riciklimi, duke u mësuar fëmijëve se si të mbrojnë mjedisin nga materialet që mund ta dëmtojnë dhe rrezikojnë atë.
UNICEF/2022/L.Aliu
UNICEF-i e mbështeti aktivitetin përmes një partneriteti me organizatat “BoneVet” dhe “Down Syndrome Kosova”, duke garantuar përfshirjen e fëmijëve të të gjitha aftësive.
Marigona Sadiku nga Down Syndrome Kosova tha se fëmijët me këtë sindromë shpeshherë e shprehin imagjinatën e tyre përmes fotografive dhe ilustrimeve, ndaj ishte një aktivitet ideal për ta.
“Është shumë e rëndësishme që fëmijët me sindromën Down të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme që organizon Komuna e Prishtinës dhe me pjesëmarrjen në këto aktivitete ne deklarojmë se gjithëpërfshirja duhet të ekzistojë”, tha ajo.
Edicioni i 9-të i “Manifesta 14” në Prishtinë do të mbyllet më 30 tetor 2022, me një ekspozitë me punë të fëmijëve.
Ky aktivitet ishte pjesë e punës së UNICEF-it për të fuqizuar fëmijët dhe të rinjtë si agjentë të ndryshimit social, për të avokuar për përmirësimin e politikave të cilësisë së ajrit dhe ndryshimin e normave sociale.
Kosova përjeton një numër të madh sfidash mjedisore, të akumuluara gjatë dekadave të shfrytëzimit të pakontrolluar të burimeve natyrore dhe minerale, si dhe prodhimit industrial që ka shkaktuar nivel të larte të ndotjes së ajrit.