Njoftimi për media

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM: MESAZH PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË GRAVE

08 mars 2024

New York, 8 Mars 2023

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ne festojmë arritjet e grave dhe vajzave në të gjitha sferat e jetës, në çdo cep të botës.

Por ne gjithashtu njohim pengesat e mëdha me të cilat përballen — nga padrejtësitë strukturore, margjinalizimi, dhe dhuna, te krizat që ndikojnë mbi to të parat dhe më keq, deri tek mohimi i autonomisë personale dhe të drejtave mbi trupat dhe jetët e tyre. 

Diskriminimi bazuar në gjini dëmton të gjithë – gratë, vajzat, burrat, dhe djemtë. 

Dita Ndërkombëtare e Grave është një thirrje për veprim. 

Veprim për të qëndruar me gratë që kërkojnë të drejtat e tyre themelore me një kosto të madhe personale.

Veprim për të forcuar mbrojtjen kundër shfrytëzimit seksual dhe abuzimit. 

Dhe veprim për të përshpejtuar pjesëmarrjen e plotë dhe udhëheqjen e grave. 

Tema e këtij viti thekson nevojën për teknologjinë dhe inovacionin për të përparuar barazinë gjinore. 

Teknologjia mund të zgjerojë rrugët për arsim dhe mundësi për gratë dhe vajzat. 

Por ajo mund të përdoret gjithashtu për të amplifikuar abuzimin dhe urrejtjen. 

Sot, gratë përbëjnë nën një të tretën e fuqisë punëtore në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. 

Dhe kur gratë janë të nën-përfaqësuara në zhvillimin e teknologjive të reja, diskriminimi mund të jetë i integruar që nga fillimi.

Prandaj duhet të mbyllim hendekun dixhital dhe të rrisim përfaqësimin e grave dhe vajzave në shkencë dhe teknologji. 

Përjashtimi i grave nga bota dixhitale ka ulur afërsisht 1 trilion dollarë nga PBB i vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme në dekadën e fundit — një humbje që mund të rritet në 1.5 trilion dollarë deri në vitin 2025 pa veprim. 

Investimi në gratë ngrit të gjithë njerëzit, komunitetet dhe vendet. 

Le të punojmë së bashku – nëpër qeveri, sektorin privat dhe shoqërinë civile – për të ndërtuar një botë më përfshirëse, më të drejtë dhe më të pasur për gratë, vajzat, burrat dhe djemtë kudo.

***

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

RCO
United Nations Resident Coordinator Office

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme