Organizatorët

ILO

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Punë dinjitoze dhe rritje ekonomike
Industri, novacion dhe infrastrukturë
Qytete dhe komunitete të qëndrueshme
Paqe dhe drejtësi, institucione të forta.

Informacioni i kontaktit

sherifi@ilo.org
28 Prill 2025 | 7:30am - 9:00am

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Me rastin e Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës dhe me mbështetjen e Qeverisë së Suedisë, do të mbledhë së bashku akterë kyç për një diskutim të një niveli të lartë mbi përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.
Tema globale e këtij viti është: “Revolucionarizimi i Sigurisë dhe Shëndetit: Roli i Inteligjencës Artificiale dhe Digjitalizimit në Punë”. Ngjarja do të eksplorojë mënyrat sesi teknologjitë më të avancuara po transformojnë sistemet dhe praktikat e sigurisë dhe shëndetit në punë. Diskutimet do të përqendrohen gjithashtu në digjitalizimin e inspektimeve të punës dhe në lansimin e kursit online për trajnimin vetë-administrues mbi sigurinë dhe shëndetin në punë. Këto elemente do të reflektojnë si agjendën globale ashtu edhe nevojat dhe progresin në nivel lokal.
Ky aktivitet do të shërbejë si platformë për shkëmbim të njohurive, prezantim të arritjeve dhe formësim të së ardhmes për vende të punës të sigurta dhe të shëndetshme.
 

Objektivat:
 

  • Të prezantohet projekti i ri i bashkëpunimit për zhvillim, i mbështetur nga Qeveria Suedeze, për rritjen e efikasitetit të Inspektoratit të Punës, përmirësimin e kushteve të punës, forcimin e zbatimit të ligjeve të punës dhe rritjen e produktivitetit të punonjësve duke rritur njëkohësisht konkurrueshmërinë e NVM-ve.
  • Të theksohet roli i digjitalizimit në transformimin e Inspektoratit të Punës, forcimin e zbatueshmërisë dhe modernizimin e praktikave të sigurisë në vendin e punës.
  • Të ndahen përvoja dhe praktika më të mira në adresimin e sfidave të sigurisë në vendin e punës, duke u mbështetur në përvoja ndërkombëtare dhe lokale.
  • Të mundësohet dialog ndërmjet akterëve të ndryshëm për çështjet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.k

Audienca:
 

  • Përfaqësues të qeverisë, punëdhënësve dhe punëmarrësve
  • Ekspertë të sigurisë dhe shëndetit në punë
  • Studiues, akademikë dhe studentë të interesuar për të drejtat e punës dhe sigurinë në vendin e punës
  • Organizata të shoqërisë civile dhe OJQ që punojnë për të drejtat në punë dhe SSHP
  • Media

Informatë për medie:
Ky aktivitet është organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në kuadër të iniciativës "Efikasiteti i Inspektoratit të Punës", e cila financohet nga qeveria e Suedisë.
 

Vendndodhja

Pristina
ILO
rr. Shkupi, Veternik 1000 Prishtinë
https://maps.app.goo.gl/FNXMMuGjk5hubQUi8
10000 Pristina
Kosovo
28 Prill 2025 | 7:30am - 9:00am

Rreth ngjarjes