Karavani i Vaksinimit: Sjellja e Informacionit dhe Vaksinimit Afër Komuniteteve
02 mars 2023
Për çdo dollar që shpenzojmë në programe imunizimi, marrim 45 dollarë kthim në përfitime sociale dhe ekonomike.
Vakcinat janë njëra nga intervenimet më të lira dhe më të suksesshme të shëndetit publik për brezin tonë. Për çdo dollar që shpenzojmë në programe imunizimi, marrim 45 dollarë kthim në përfitime sociale dhe ekonomike.
Duke e ditur këtë, OBSH dhe autoritetet kosovare të shëndetit publik kanë drejtuar një karavane vaksinimi gjatë muajit Dhjetor 2022-Janar 2023 për të ofruar informacion të saktë mbi vaksinat dhe për të sjellë vaksinat që shpëtojnë jetën më afër njerëzve. Karavani ka qenë një sukses i madh, me më shumë se 400 njerëz të vaksinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19. Më shumë se 2,000 njerëz kanë marrë informacion të ri mbi masat parandaluese dhe kontrolluese COVID-19 ”, tha Oleksandr Martynenko, udhëheqës i zyrës së OBSH në Prishtinë. Karavani vizitoi Prishtinën, Gjilanin, Gjakovën, Prizrenin, Pejën, Mitrovicën jugore, Fushë Kosovën, Obiliqin, Vushtrrinë, etj, në total 29 Komunat.
"Ne ofruam vaksina të besueshme. U digjitalizuan regjistrimet dhe takimet. Njerëzit erdhën në qendra e vaksinimit. Me karavanën e vaksinimit, na erdhëm te ju në zonat tuaja për t'ju informuar që vaksinat janë thelbësore për të shpëtuar jetë dhe po ofronim vaksinim kundër COVID-19 dhe gripit sezonal ", tha Dr. Dafina Gexha-Bunjaku, Zëvendësministre e Shëndetësisë.
Karavani i Vaksinimit është pjesë e një përpjekjeje të përgjithshme të OBSH-së për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. OBSH dhe autoritetet kosovare të shëndetit kanë punuar së bashku për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e vaksinimit, për të transmetuar mesazhe se si vaksinat zvogëlojnë rreziqet që paraqesin sëmundje të tilla si gripi dhe COVID-19. "Ne përqendroheshim te puna me njerëzit dhe për njerëzit", tha Dr Isme Humolli nga Zyra e OBSH-së në Prishtinë. Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e punës së Hub-it të Ballkanit të OBSH-së është forcimi i rezistencës së sistemeve shëndetësorë të Kosovës, për të përmirësuar përgatitjen e saj urgjente dhe kapacitetin e përgjigjes.
Shkruar nga
Bukurije Seljimi
WHO
Asistent i Teknologjisë së Informacionit, Pika Qendrore e Komunikimit