Përderisa kampionia jonë e SDG-ve, Uta Ibrahimi po tenton të ngjitet në majën e rradhës 8-të mbi 8000 m – Dhaulagiri; në Prishtinë kemi një Festival interesant
Eksploroni skajin e të besueshëm me filma emocionues në edicionin e tretë të Banff Mountain Film Festival Kosovo, që vjen në Cineplexx Prishtina, më 4 dhe 5 tetor në orën 19:00. Bëhuni pjesë e aventurave tërheqëse në programin dyditor të këtij viti. Frymëzohuni.
Në kuadër të festivalit më prestigjioz dhe më të vjetër të këtij lloji, The Banff Center Mountain Film and Book Festival, Banff Kosova sjell çdo vit në Prishtinë filmat më të mirë në botë. Ky festival mahnitës organizohet çdo vit që nga viti 1976 në Banff (Alberta), Kanada nga ku udhëton në mbi 40 vende të botës. Që nga viti 2020 Banff përfshirë edhe Kosovën. Çdo vit, këta filma mahnitës arrijnë ti shohin mbi 600,000 njerëz.
Nëpërmjet një eksplorimi nga afër dhe personal të mbushur me adrenalinë të botës malore, si dhe çështjeve aktuale mjedisore, ju do të keni çasje në filma që lidhen me skijimin, snowboarding, ngjitjen, ecjen, kërcimin me parashutë nga baza, kërcimi me parashutë me krahë (wing-suit), ecja në litarë dhe shumë të tjera.
Ndërsa promovon turizmin miqësor ndaj mjedisit dhe sportet, Banff po bëhet një promovues i madh i zhvillimit të qëndrueshëm dhe Agjendës 2030 në Kosovë dhe më tej. Lidhur me këtë OKB-ja në Kosovë filloi diskutimin e partneritetit për vitet në vijim, dhe të njëjtën kohë u bën thirrje të gjithëve që edhe këtë vit ta shijojnë festivalin.