Një Epokë e Re për Banimin Social në Kosovë: Përpjekje të Përbashkëta dhe Angazhim i Komunitetit
08 shkurt 2024
Kosova aktualisht po përjeton një avancim të rëndësishëm në sektorin e saj të banimit.
Kosova aktualisht po përjeton një avancim të rëndësishëm në sektorin e saj të banimit, përveç ndërtimit të sektorit privat që po lulëzon, falë edhe nënshkrimit të një marrëveshjeje hua prej 25 milion eurosh mes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës së Këshillit të Evropës (CEB). Kjo marrëveshje është pjesë e një nisme më të gjerë me qëllim përmirësimin e sistemit të banimit në Kosovë, me fokus të veçantë në mbështetjen e familjeve në nevojë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës dhe konceptit të banimit të përballueshëm.
Studimi i Fizibilitetit për Programin e Banimit Social Adekuat, i realizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me mbështetjen teknike të UN-Habitat, ka luajtur një rol kyç në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Studimi, i financuar nga CEB dhe Fondi Italian për Projekte Inovative, reflekton përpjekjet e bashkëpunimit të palëve vendore dhe ndërkombëtare.
Gjatë disa takimeve të Komitetit Këshillues të Projektit, duke përfshirë tryezën përfundimtare të vlefshmërisë së Studimit të Fizibilitetit për Programin e Banimit Social Adekuat në Kosovë me pjesëmarrjen e figurave kyçe si Kryeministri, u theksua angazhimi dhe përparimi i vazhdueshëm i projektit. Këto takime theksuan rëndësinë e menaxhimit profesional në sektorin e banimit dhe harmonizimin e politikave të banimit me objektivat më të gjerë socio-ekonomike.
Për më tepër, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka siguruar një grant prej 2 milion eurosh nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Ky grant mbështet përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sektorin e banimit në Kosovë.
Suksesi i tërësishëm bazohet në pjesëmarrjen e komunitetit për të formuar konceptin e programit të banimit social. Ky qasje përfshirëse siguron që programi të adresojë në mënyrë efektive nevojat reale të banimit të popullatës.
Këto hapa përfaqësojnë një fazë kyçe në përmirësimin e sektorit të banimit social në Kosovë, duke demonstruar fuqinë e partneritetit, planifikimit strategjik dhe përfshirjes së komunitetit në adresimin e shqetësimeve sociale kritike.
Shkruar nga
Katarina Palushaj
UN-Habitat
Bashkëpunëtor i Planifikimit Hapësinor/Urban (Pika Qendrore për Komunikim)