Ekipi i zyrës së koordinatorit zhvillimor
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, emëroi Stephen O’Malley nga Kanadaja si Koordinator i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ai e mori detyrën më 2 gusht 2025.
Z. O’Malley ka mbi 25 vite përvojë në fushën humanitare dhe të zhvillimit. Së fundmi, ai shërbeu si Koordinator i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kazakistan, nga nëntori 2024 deri në qershor 2025.
Para kësaj, ai ishte Drejtor i Projektit Peer-2-Peer, një nismë e Grupit të Drejtorëve të Emergjencave të Komitetit Ndërinstitucional të Përhershëm (IASC), që ofron mbështetje mes kolegësh për koordinatorët humanitarë dhe ekipet humanitare të terrenit. Njëkohësisht, ai shërbeu si Zëvendësdrejtor i përkohshëm për Afrikën I në Divizionin për Operacione dhe Avokim të Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), pasi kishte shërbyer edhe si Zëvendësdrejtor i përkohshëm për Azinë dhe Paqësorin, Evropën, dhe Amerikën Latine dhe Karaibet.
Z. O’Malley ka mbajtur edhe pozita të tjera drejtuese në OCHA, përfshirë atë të Shefit të Zyrës së OCHA-s në Sudanin e Jugut. Ai gjithashtu ka qenë Shef i Ekipit për COVID-19, Zëvendësdrejtor i Divizionit për Koordinim dhe Reagim, si dhe Shef i Sekretariatit të Fondit Qendror për Reagim Emergjent (CERF) në Nju Jork. Nga gushti 2013 deri në gusht 2018, ai ishte Koordinator i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësues i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për Barbadosin dhe Organizatat e Shteteve të Karaibeve Lindore.
Para se të bashkohej me Kombet e Bashkuara, Z. O’Malley ka punuar me organizatën joqeveritare Médecins Sans Frontières në Afrikë, Evropë dhe Amerikën e Veriut. Karrierën e ka filluar në sektorin privat, në kompaninë Decima Research në Toronto, Kanada.
Ai ka një Master në Çështje Ndërkombëtare nga Shkolla për Çështje Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Columbia, SHBA, një Master në Studime Politike dhe një Diplomë Bachelor në Komerc (me nderime) nga Universiteti Queen’s, Kanada.
Është i martuar dhe ka dy vajza.

Lexo më tepër
George Frederick Willcoxon
DCO
Zyrtar i Lartë për Koordinim Zhvillimor (Ekonomist)
Para se t’i bashkohej Zyrës për Koordinim të Zhvillimit (DCO) në Kosovë, George ishte Shef i Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm dhe Shef i Njësisë për Koordinim në UNSCO, misioni i integruar politik special me bazë në Jerusalem. Ai raportonte tek Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm dhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm me përgjegjësi të trefishta, në mbështetje të reagimeve politike, zhvillimore dhe humanitare ndaj luftës në Gaza dhe përshkallëzimit të situatës në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor. Ai u dërgua në mënyrë të përshpejtuar në Territorin e Okupuar Palestinez në tetor 2023.
Gjatë viteve 2022 dhe 2023, George shërbeu si zyrtar i lartë “roaming surge” në sistemin e Koordinatorit të Përhershëm dhe u dislokua me njoftim të shkurtër për të mbështetur Koordinatorë të Përhershëm me përgjegjësi të dyfishta apo trefishta në Bagdad, Bangkok (në mbështetje të Mianmarit), dhe Kabul. Para këtij roli, George shërbeu për tre vite si Ekonomist në UNSCO. Nga viti 2015 deri më 2019, ai ishte Zyrtar për Çështje Ekonomike në UN ESCWA në Bejrut dhe më parë Zyrtar për Çështje Politike në misionin politik special në Qipro, gjatë raundit të fundit të bisedimeve intensive të ndërmjetësuara nga OKB-ja për zgjidhjen e çështjes.
George mban një diplomë master në politikë publike dhe një doktoraturë në shkencat politike nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley. I formuar si shkencëtar social me fokus në analizën sasiore, përvoja e tij praktike dhe kërkimi shkencor janë përqendruar në ekonominë politike, konfliktet dhe dhunën politike, zhvillimin dhe strategjitë për rimëkëmbje pas-konfliktit. George vjen nga Kalifornia dhe është prind i dy fëmijëve.

Sara së bashku me Udhëheqësin e Ekipit ndihmon në përgatitjen dhe kryerjen, rishikimin e propozimeve/kërkesave të burimeve financiare dhe njerëzore. Konsolidon buxhetin/programin e punës në përputhje me planin vjetor të Zyrës së Koordinatores për Zhvillim dhe në lidhje me buxhetin e Selisë Qendrore, fondet e trustit, grantet dhe prokurimet. Në bazë mujore monitoron shpenzimet, përgatit raporte dhe krahasohet me buxhetin e miratuar; përgatit propozime për rregullime sipas nevojës në koordinim të ngushtë me Udhëheqësin e Ekipit. Ndihmon Udhëheqësin e Ekipit në përpunimin e kërkesave të burimeve për paraqitjen e buxhetit në Selinë Qendrore. Ajo ndihmon në përgatitjen e paraqitjeve të performancës së buxhetit dhe finalizimin e raporteve të ecurisë së buxhetit, duke analizuar variacionet midis buxheteve të miratuar
Lexo më tepër
Shpend Qamili
DCO
Zyrtar i Koordinimit për Zhvillim, Komunikim i Programeve, Këshillim dhe Përfshirje
Vjosa Macula
DCO
Bashkëpunëtore ekzekutive i Koordinatorës së OKB-së për zhvillim
Vjosa ofron mbështetje administrative dhe logjistike për Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në zbatimin e Kornizës së Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së (UNSDCF) duke mbështetur në funksionimin efektiv dhe efikas të zyrës së Koordinatorës së KB-së për zhvillim, komunikimet efektive dhe mbështetjen administrative të zyrës si dhe lehtësimin efektiv të ndërtimit dhe menaxhimit të njohurive.
Lexo më tepër
Yllka Pllana
DCO
Asistent Zyrtar i Koordinimit për Zhvillimit, Menaxhimit të Dhënave/Njohurive dhe Raportimit të Rezultateve
Yllka ofron mbështetje thelbësore për zhvillimin e dokumenteve dhe kornizave të politikave strategjike si Korniza e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, dhe koordinon përpjekjet ndër-agjencike për monitorimin dhe raportimin e rezultateve të UNKT-së nën UNSDCF-në. Ajo koordinon punën e Grupeve të Rezultateve të UNSCDF duke përfshirë Grupin e Monitorimit, Vlerësimit dhe Të Mësuarit. Ajo ofron mbështetje në zhvillimin dhe zbatimin e CCA dhe UNSDCF, duke përfshirë mbështetjen për të dhënat e UNCT dhe strategjitë kërkimore. Yllka mbështet angazhimin e OKB-së me të dhënat kombëtare dhe sistemet statistikore, duke lehtësuar angazhimin me njësitë kombëtare, duke përfshirë kuadrin e treguesve të SDG-së dhe mbikqyrjen dhe raportimin e SDG-së. Përveç kësaj ajo kontribuon në menaxhimin dhe ndarjen e njohurive.
Lexo më tepër