Ditën e Tokës e festojmë në mënyrë të veçantë, me temën e këtij viti ‘Ta Rimëkëmbim Tokën Tonë’, duke mbështetur dhe promovuar qëndrueshmërinë mjedisore.
Po e festojmë Ditën e Tokës në një mënyrë të veçantë, me temën e këtij viti ‘Ta Rimëkëmbim Tokën Tonë’, për të rritur vetëdijesimin mbi rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për mbrojtjen e mjedisit për të ardhmen.
Dita e Tokës në Kosovë nisi me inaugurimin e Kopshtit Urban të Prishtinës, një instalim i përkohshëm në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, që do të qëndrojë aty për 3 javë, mundësuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), së bashku me Programin e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat), Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) dhe Zyrën e Koordinatores për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDCO).
Me këtë iniciativë, ne synojmë të fillojmë një traditë që përfshin përkushtimin dhe bashkëpunimin mes shoqërisë civile, institucioneve publike dhe private të Kosovës si dhe agjencive të ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me qëllimin e përbashkët për të mbështetur qëndrueshmërinë mjedisore, për të rritur vetëdijesimin e publikut të gjerë për rëndësinë e promovimit të ekonomisë së gjelbër, zhvillimit të qëndrueshëm urban, si dhe për t’u ndihmuar qyteteve të Kosovës që kanë nevojë për më shumë hapësira të gjelbra.
Në inaugurimin e Kopshtit Urban mori pjesë Presidentja e Kosovës, Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, përfaqësuesi i UNDP-së, përfaqësuesi i UN-Habitat-it dhe përfaqësuesi i Qendrës së Inovacionit në Kosovë, duke e inkurajuar publikun e gjerë që ta vizitojë Kopshtin Urban me fotografi dhe video të përhapura në rrjete sociale, dhe gjithashtu duke mbështetur nisma të ngjashme për një botë më të mirë dhe më të gjelbër!
Konceptet e zhvillimit të gjelbër janë duke u bërë dalëngadalë pjesë e planifikimit të përditshëm dhe stilit të jetesës. Gjelbërimi urban zgjidh problemet e ndotjes së ajrit dhe të valëve të të nxehtit, përveç se është një hapësirë që e duam. Gjithashtu gjelbërimi i hapësirave urbane është çelësi për qytete të shëndetshme dhe reziliente. Të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre dhe së bashku mund ta bëjmë çdo ditë Ditën e Tokës.
Shikoni kalendarin e plotë të eventeve për Ditën e Tokës në Kosovë: