Njoftimi për media

Komunikatë për Media: Dita Ndërkombëtare e Gruas 2024

08 mars 2024

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, UN Women dhe Meridian Express dhe SPAR, janë bashkuar për të lansuar një iniciativë që I dedikohet fuqizimit ekonomik të grave të moshës së mesme. 

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Meridian Express dhe SPAR në bashkëpunim me UN Women zyra në Kosovë, e lansuan iniciativën "Shfrytëzo potencialin: Hajde puno me ne". 

Kjo iniciativë synon punësimin e grave të moshës së mesme të cilat deri më tani i kanë munguar fuqisë punëtore me synimin që të mundësohet integrimi i tyre në tregun me qëllim fuqizimin ekonomik. Lansimi i kësaj iniciative vë theksin te rëndësia e investimit në fuqizimin ekonomik të grave, e cila hapë rrugën drejt barazisë gjinore, eliminimin e varfërisë dhe rritjen ekonomike. Këtë vit, tema globale e Ditës Ndërkombëtare të Gruas është “Investo te Gratë: Nxiteni Progresin”. 

Agon Gashi, CEO i Meridian Express, e rikonfirmoi angazhimin e kompanisë dhe përgjegjësinë sociale koorporative dhe po ashtu dedikimin karshi krijimit të një ambienti të favorshëm pune për gratë për të krijuar ambiente diverse dhe gjithëpërfshirëse të punës. 

UN Women Champions w Meridian
Titulli: Fuqizimi i të Ardhmes: UN Women, Korporata Meridian dhe SPAR festojnë lansimin e iniciativës inovative "Shfrytëzo potencialin tënd: Ejani të punoni me Ne" në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke promovuar fuqizimin ekonomik të grave të moshës së mesme dhe të moshuara.
Foto: © UN Women 2024

“Njëri ndër synimet kryesore të kompanisë mbetet fuqizimi i grave duke ofruar një ambient të sigurt dhe të rehatshëm të punës. Fokus i veçantë për ne si kompani është punësimi i grave të moshës së mesme, trajnimi dhe ri-aftësimi i  tyre për punë. Këtë përkushtim më së miri e dëshmojnë edhe statisktikat ku tani mbi 30% e grave të punësuara  i takojnë kësaj grupmoshe. Kjo shifër do të vazhdojë të rritet pasi në tri vitet e ardhshme synim i yni është të punësojmë mbi 100 gra të kësaj kategorie”.  

Në anën tjetër, udhëheqësja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi, theksoi se kjo iniciativë është tejet e rëndësishme për fuqizimin e grave në moshë të mesme duke i integruar apo riintegruar ato në tregun e punës dhe për t’i ndryshuar perceptimet karshi kësaj kategorie shoqërore. 

“Fuqizimi i grave të moshës së mesme përmes punësimit, jo vetëm që do t’i pasurojë jetët e tyre,  por gjithashtu forcon pozitën e tyre në shoqëri dhe familje, duke quar kështu në zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Në linjë me temën globale të këtij viti të ditës ndërkombëtare të gruas “Investoni në Gra: Nxiteni progresin”, jemi tejet të lumture për këtë iniciativë që premton impakt real në jetët e grave. Meridian Express dhe SPAR shërbejnë si model në atë se si sektori privat mund e duhet të angazhohet në misionin e fuqizimit të grave”. 

Meridian Express prezantoi Sanijen, 52 vjeçare,  cila kohët e fundit u zhvendos në Prishtinë dhe nisi të punojë për herë të parë në jetën e saj me kompaninë në një pozicion shitjeje. 

“Më duhej një vend pune por unë s’kisha punuar asnjëherë më parë në jetën time. Unë jetoj në ndërtesën mbi Meridian Express në lagjen Dragodan në Prishtinë dhe isha kliente e rregullt këtu. Një ditë vendosa t’i pyesja nëse kanë nevojë për staf të ri. Jam shumë e lumtur që ata i hapën dyert për mua dhe më ndihmuan në këtë rrugëtim aspak të lehtë për mua”. 

Gratë përbëjnë forcë vitale në ekonomi në gjithë botën, duke kontribuuar në mënyrë substanciale si në ndërmarrjet biznesore dhe po ashtu përmes punës së tyre të paçmuar të kujdesit të papaguar në shtëpitë e tyre. Sektori privat si punëdhënësi më i madh i grave në mbarë botës, është kyç në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave globalisht dhe në Kosovë. 

Meridian Express është është ndër kompanitë e para në Kosovë që i kanë nënshkruar Parimet për Fuqizimin e Grave apo Women Empowerment Principles, duke u vendosur në një linjë me mbi 9000 kompani në mbarë botën të përkushtuara në promovimin e praktikave në vendin e punës: si pagesa e barabartë për punë të barabartë, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit me përgjegjshmëri gjinore, zero tolerancë karshi ngacmimit seksual në vendin e punës dhe dizajnimin e politikave koorporative që synojnë fuqizimin e grave. 

Të themeluara nga UN Global Compact dhe UN Women, WEPs mbështeten në standard ndërkombëtare të marrëdhënieve të punës dhe të drejtave të njeriut, duke u thirrur në parimin që bizneset mbajnë përgjegjësi për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave. 

Deri në fund të këtij viti, UN Women dhe Meridian Express do të bashkëpunojnë drejt punësimit të një numri të konsiderueshëm të grave në moshë të mesme, me qëllimin e vetëm të fuqizimit të tyre dhe progresit drejt barazisë gjinore dhe zhvillimit ekonomik gjithëpërfshirës. 

Anisa Bina

Anisa Bina

UN Women
Zyrtar për komunikim

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

UN Women
United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme