Njoftimi për media

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM - MESAZH PËR DITËN NDËRKOMBËTARE KUNDËR HOMOFOBISË, BI-FOBISË DHE TRANSFOBISË

17 maj 2024

MESAZH PËR DITËN NDËRKOMBËTARE KUNDËR HOMOFOBISË, BI-FOBISË DHE TRANSFOBISË

Në këtë Ditë Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, përshëndes punën e guximshme të mbrojtësve të të drejtave të njeriut të komunitetit LGBTIQ+ që luftojnë për të ndaluar diskriminimin dhe për të siguruar barazinë përpara ligjit.

Megjithatë, ka një rritje shqetësuese në drejtimin e kundërt. Ligje të reja po kodifikojnë paragjykimet e vjetra, duke shfrytëzuar frikën dhe duke nxitur urrejtjen.

Tema e Ditës së këtij viti – “Askush të mos mbetet pas: barazi, liri dhe drejtësi për të gjithë” – na kujton detyrimet tona për të respektuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo personi. Na duhet veprim në mbarë botën për të bërë këto të drejta një realitet.

Kriminalizimi i marrëdhënieve të të njëjtit seks duhet të përfundojë, po ashtu duhet të ndalojë gjithë dhuna, diskriminimi dhe praktikat e dëmshme kundër komuniteteve LGBTIQ+.

Në këtë dhe çdo ditë, le të angazhohemi për të ndërtuar një botë me respekt, dinjitet dhe të drejta të njeriut për të gjithë.

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

UN
United Nations

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme