Njoftimi për media

Kampi i Pyjeve 2024 përfundon me sukses: Një hap përpara në avancimin e Menaxhimit të Qëndrueshëm dhe Shumëqëllimor të Pyjeve

25 tetor 2024

Kampi i Pyjeve 2024 tërhoqi mbi 200 pjesëmarrës, të cilët u angazhuan në aktivitete dhe diskutime interaktive që synonin promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, përmirësimin e jetesës në zonat rurale dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

kampi pyjor
Titulli: Pjesëmarrësit e Kampit të Pyjeve pozojnë krenarë me certifikatat e tyre.
Foto: © FAO, 2024

E premte, 25 tetor 2024 – Sot shënohet përfundimi i suksesshëm i Kampit të Pyjeve 2024, i mbajtur në komunat e Novo Bërdës/Novobërdës, Gjilanit/Gnjilane dhe Kamenicës/Kamenicës. Ky aktivitet mblodhi së bashku ekspertë, përfaqësues të qeverisë dhe komunitetet lokale në një përpjekje të përbashkët për të avancuar menaxhimin e qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve në Kosovë. Kampi u organizua si pjesë e programit "Mbështetje për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për përmirësimin e jetesës rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë," financuar nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, dhe zbatuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) e Kombeve të Bashkuara.

Kampi i Pyjeve 2024 tërhoqi mbi 200 pjesëmarrës të cilët u angazhuan në aktivitete dhe diskutime interaktive që synonin promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, përmirësimin e jetesës në zonat rurale dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Ngjarja përfshiu sesione praktike, prezantime të drejtuara nga ekspertë dhe vizita në terren, duke shfaqur burimet pyjore të Kosovës dhe duke eksploruar mundësitë për sipërmarrje të bazuar në pylltari, përfshirë shfrytëzimin e drurit, agroturizmin dhe produktet pyjore që nuk janë drusore. Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të bashkëpunojnë me ekspertë ndërkombëtarë dhe lokalë në tema si biodiversiteti i pyjeve, praktikat silvikulturore, menaxhimi i zjarreve në pyje dhe roli i grave dhe të rinjve në sektorin e pylltarisë.

Në ditën e fundit, pjesëmarrësit u mblodhën në Novo Bërdë/Novobërdë, për të eksploruar funksionet rekreative të pyjeve dhe për të vëzhguar shembuj të turizmit të qëndrueshëm në rajon.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse të Kampit të Pyjeve, z. Bajrush Ymeri, Nënkryetar i Komunës së Novo Bërdës/Novobërdës, shprehu mirënjohjen e tij ndaj pjesëmarrësve dhe e vlerësoi kampin si një sukses të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit të popullsisë lokale për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të pyjeve.

Eksperti ndërkombëtar i FAO-s, Andreas Ottitsch, vuri në dukje se "ky kamp ka konfirmuar se pyjet nuk janë vetëm për dru, por mbajnë gjithashtu vlera të konsiderueshme sociale dhe ekologjike."

Naser Krasniqi, lider i ekipit lokal të FAO-s, përmbylli Kampin e Pyjeve 2024 duke deklaruar: "Ky kamp, i mbajtur për herë të dytë, ka treguar rëndësinë e organizimit të ngjarjeve të tilla për t'u njohur me vlerat e pyjeve." Në fund, pjesëmarrësit e Kampit të Pyjeve 2024 u pajisën me certifikata.

Gjatë gjithë javës, Kampi i Pyjeve 2024 theksoi rolin kritik të pyjeve të Kosovës në mbështetjen e zhvillimit rural dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Pylltarisë së Kosovës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë morën pjesë në ngjarje, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe fuqizimin e komuniteteve lokale.

Përfundimi i Kampit të Pyjeve 2024 përfaqëson një hap të vazhdueshëm drejt përmirësimit të jetesës së bazuar në pylltari dhe forcimit të ekosistemeve pyjore të Kosovës përballë ndryshimeve klimatike.

Elvira Berisha

Elvira Berisha

FAO
Local Communication and Awareness Raising Specialist
With extensive experience in journalism and communication, Elvira Berisha serves as the local communication and awareness-raising specialist for the program "Support for Strengthening Sustainable and Multi-purpose Forest Management to Improve Livelihoods in Rural Areas and Address Climate Change in Kosovo," implemented by the Food and Agriculture Organization of the United Nations and funded by the European Union and Sweden. Elvira is also engaged as a communication expert for the Kosovo Social Assistance System Reform Project, an initiative of the Ministry of Finance, Labor, and Transfers supported by the World Bank.
She has previously contributed her expertise to impactful initiatives, such as the Accessible and Quality Healthcare Project, a Swiss-funded program implemented by the Swiss Tropical and Public Health Institute in Basel.
Driven by a passion for storytelling, Elvira has made notable contributions to both the media industry and non-governmental organizations. Her work has been featured in prominent outlets such as Koha Ditore and broadcast on KTV. From 2018 to 2021, she served as a board member of the Association of Journalists of Kosovo, monitoring and implementing projects aimed at creating a safer and more supportive media environment.

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

FAO
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme