Njoftimi për media

Suedia dhe ILO nënshkruajnë një marrëveshje për të rritur efikasitetin e Inspektoratit të Punës, përmirësuar kushtet e punës dhe rritur produktivitetin e punëtorëve në NVM.

14 mars 2025

Suedia ka zgjeruar partneritetin e saj me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) përmes një iniciative të re që trajton sfidat kryesore të tregut të punës në Kosovë. Marrëveshja, e nënshkruar më 11 mars 2025, do të fokusohet në rritjen e efikasitetit të Inspektoratit të Punës, përmirësimin e kushteve të punës, forcimin e zbatimit të ligjit të punës dhe rritjen e produktivitetit të punonjësve duke avancuar konkurrueshmërinë e NVM-ve.

Westerlundt and Murtezi
Titulli: Bisedë e sinqertë me Ambasadorin Suedez
Foto: © UNDCO, 2025

Pavarësisht rritjes së qëndrueshme të BPV-së në Kosovë gjatë dekadës së fundit, mundësitë për punësim formal mbeten të kufizuara—veçanërisht për gratë dhe të rinjtë. Shumë pune kërkues ballafaqohen me sfida si pagat e ulëta, kushtet të dobëta të punës dhe mungesën e zhvillimit të aftësive, ndërsa punëdhënësit hasin vështirësi në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar, duke thelluar mungesën e fuqisë punëtore në industritë kyçe.

Sun shining at the Ebassy of Sweden- signing agreement.
Titulli: Formalizimi i angazhimit për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e produktivitetit të punëtorëve në NVM.
Foto: © UNDCO, 2025

"Për të adresuar këto çështje, kjo nismë ndjek një qasje të dyfishtë:

🔹 Forcimi i Zbatimit të Ligjit të Punës – Rritja e kapaciteteve të Inspektoratit të Punës, përfshirë transformimin e tij digjital dhe bashkëpunimin me partnerët socialë, për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës dhe për të mbrojtur të drejtat e punës.

🔹 Mbështetja e NVM-ve për Rritje të Qëndrueshme – Ofrimi i udhëzimeve dhe trajnimeve të përshtatura për të ndihmuar ndërmarrjet në përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e performancës së punonjësve, zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe digjitale, rritjen e produktivitetit dhe forcimin e integrimit të tyre në zinxhirët globalë të furnizimit."**

Continuing ILO engagement with Swedish Embassy
Titulli: Transformimi digjital dhe partneriteti për përmirësimin e sigurisë në punë dhe mbrojtjen e të drejtave të punës.
Foto: © UNDCO, 2025

Kjo nismë bazohet në mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe ILO-s dhe është në përputhje me objektivat më të gjera të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Përmes investimeve në sigurinë në punë, zbatimin e ligjeve të punës dhe zhvillimin e sektorit privat, programi synon të krijojë mundësi më të mira punësimi, të rrisë produktivitetin e ndërmarrjeve dhe të nxisë një treg pune më konkurrues.

Zsh

Zana Sherifi

ILO
Communicationf Focal point for ILO in Kosovo

Subjektet e OKB-së të përfshira në këtë nismë

ILO
Organizata Ndërkombëtare e Punës

Subjekte të tjera të përfshira në këtë nismë

EOSB
Embassy of Sweden

Objektivat që mbështesim përmes kësaj nisme