Më 5 prill 2024, u përfundua një regjistrim gjithëpërfshirës, duke shënuar ushtrimin e parë të tillë pas më shumë se një dekade.
Mbledhja e të dhënave u përqendrua në demografi, nivelin e arsimit, statusin e punësimit dhe tregues të tjerë kyç. Rreth 4,400 anketues zhvilluan intervista ballë për ballë nëpër komuna dhe komunitete.
Titulli: Trime Ismaili, një regjistruese, duke testuar sistemin para fillimit të punës në terren.
Trime Ismaili, njëra nga regjistrueset e ReKos, anketoi personalisht rreth 300 amvisëri gjatë këtij procesi.
“Ishte thelbësore të krijojmë një mjedis miqësor dhe të mirëpritur gjatë procesit të mbledhjes së të dhënave,” thotë ajo, duke shtuar: “Na udhëzuan që shpesh të zhvillonim biseda të zakonshme, për t’i bërë të anketuarit të ndihen rehat dhe më të gatshëm për të marrë pjesë. Ishim të trajnuar mirë, të përgatitur mirë dhe të pajisur mirë.”
Ajo theksoi rëndësinë e qasjes së lehtë dhe të afërt në punën e saj:
“Shpesh i filloja bisedat me një buzëqeshje dhe një qëndrim pozitiv, duke thënë: ‘Jam këtu për t’ju regjistruar.’ Dhe njerëzit e dinin saktësisht pse isha aty. Besoj se fushata mediatike e kishte bërë efektin e saj, kështu që gjithçka që na mbetej ishte të prezantoheshim dhe të bënim pyetjet. Në rast se nuk kishte askënd në shtëpi, linim një kartëkontakti dhe ndonjëherë fqinjët ndihmonin për të caktuar një takim.”
Ky proces, me një kosto të vlerësuar rreth 12 milionë euro, është financuar kryesisht nga institucionet e Kosovës, me ndihmën e ekspertizës së Kombeve të Bashkuara.
Kreu i Njësisë së GIS-it në Agjencinë e Statistikave, z. Idriz Shala, është i gatshëm të flasë për cilësinë e punës së kryer. – “Veglat thelbësore dhe njohuritë e ofruara nga Kombet e Bashkuara nisën me mbështetjen nga UNFPA, përmes trajnimeve të shumta përgjatë një periudhe dyvjeçare. Banka Botërore ofroi falas softuerin Survey Solutions, të cilin ne e përshtatëm sipas nevojave dhe sistemit tonë. Ndërkohë, UNDP, UNECE dhe UNFPA na mbështetën vazhdimisht në të gjitha fazat përgatitore dhe në terren.”
“Patëm fatin që ta zbatojmë regjistrimin pas fqinjëve tanë, kështu që mësuam shumë nga përvojat dhe shkëmbimet në rajon – nga regjistrimet në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci – dhe besoj se e kemi bërë një punë edhe më të mirë në Kosovë,” thekson z. Shala. “Dua të them gjithashtu,” shton ai, “se mbi 90% e regjistruesve kanë performuar shkëlqyeshëm.”
Titulli: Z. Idriz Shala, Shef i Njësisë së GIS-it, së bashku me regjistruesit, duke u përgatitur për punën në terren.
UNFPA e mbështeti fushatën e regjistrimit me 4 video informuese (PSA) në 5 gjuhë lokale: shqip, serbisht, turqisht dhe romani, përfshirë edhe gjuhën e shenjave. Këto video u transmetuan gjerësisht në kanalet publike të RTK-së para dhe gjatë regjistrimit.
Videoja 1 në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e shenjave:
In addition to the materials above a social media campaign led by "KAS" including Kosovo mayors and prominent individuals was ongoing during the whole exercise, covering major channels and social media.
Titulli: Z. Alberit Sopa Alberit Sopa merr çekun gjigand si fitues i sfidës së gamifikimit të Regjistrimit ReKos 2024, duke qenë personi me parashikimin më të saktë të numrit të popullsisë. Një qasje argëtuese që tregon se regjistrimi nuk duhet të jetë i monoton– dhe një moment i shkëlqyer për PR dhe angazhim rreth të dhënave!
UNECE ofroi ndihmë në fushën e statistikave dhe demografisë, e cila ishte thelbësore për vendosjen e një baze të fortë për operacionet e regjistrimit. Për më tepër, për të siguruar cilësinë e regjistrimit dhe punës në terren, specialistë nga zyra rajonale e UNECE dhe UNFPA ishin të pranishëm në terren gjatë procesit të regjistrimit, me qëllim të vlerësimit të cilësisë së punës — duke garantuar kështu përputhshmëri me standardet ndërkombëtare, përfshirje gjithëpërfshirëse dhe elemente të qëndrueshmërisë demografike.
Nga forcimi i kapaciteteve institucionale, deri te drejtimi i fushatave për vetëdijesim publik, UNFPA e ka mbështetur agjencië e statistikave në çdo fazë. Përpjekjet janë përqendruar në trajnimin e stafit, angazhimin e qytetarëve dhe përfaqësimin e grupeve në situata të cenueshme.
Përtej mbledhjes së të dhënave, UNFPA tashmë është duke analizuar gjetjet e regjistrimit për të ndikuar në politikat për plakjen e popullsisë, barazinë gjinore dhe përfshirjen e të rinjve — duke forcuar përkushtimin e saj për ta shndërruar të dhënat në veprim për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.
Titulli: hefja e Zyrës së UNFPA-së dhe Kryeshefi i statistikave të Kosovës gjatë prezantimit të Indeksit të Plakjes Aktive në Kosovë — një nga analizat pasuese të bazuara në të dhënat e regjistrimit.
Që nga fazat e hershme të përgatitjes për regjistrim e deri te sigurimi i një vetëdijësimi të gjerë publik, UNFPA ka qenë një forcë shtytëse—duke forcuar komunikimin, ndërtuar kapacitetet institucionale dhe shndërruar të dhënat në veprim për të avancuar qeverisjen e mirë, përfshirjen dhe qëndrueshmërinë demografike në Kosovë.
— Visare Mujko Nimani, Shefe e Zyrës së UNFPA-së
UNDP menaxhoi një listë rezervë të regjistruesve dhe ofroi mbështetje të fuqishme për analizën e të dhënave pas përfundimit të regjistrimit. Ky hap është thelbësor për të verifikuar rezultatet dhe për të siguruar saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave. Të gjitha agjencitë pjesëmarrëse dhanë kontribut të vlefshëm në hartimin e pyetësorit, duke siguruar që ai të ishte gjithëpërfshirës dhe i përshtatur për të kapur informacionin e nevojshëm demografik.
Gjatë regjistrimit, fokusi u zhvendos te forcimi i kapaciteteve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Kjo përfshinte trajnime dhe burime për të përballuar sfidat logjistike të procesit të regjistrimit.
Ndihma e ofruar nga UNDP për regjistrimin e popullsisë dhe banesave në Kosovë luajti një rol vendimtar në garantimin e një procesi gjithëpërfshirës, i cili ofron informacion të rëndësishëm për vendimmarrësit, planifikuesit dhe studiuesit. Kjo mbështetje u mundëson atyre të marrin vendime të bazuara në të dhëna dhe të shpërndajnë burimet në mënyrë efikase.Duke ndjekur parimin e mos lënies askujt pas, UNDP siguroi që regjistrimi të realizohej edhe në institucionet publike rezidenciale, përfshirë burgjet, institucionet e shëndetit mendor dhe shtëpitë për të moshuar.
— Nuno Queiros, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë
Sigurimi që procesi të përmbushte standardet ndërkombëtare ishte me rëndësi thelbësore. Agjencitë e OKB-së punuan së bashku për të garantuar që regjistrimi të përputhej me praktikat më të mira të njohura globalisht, duke rritur besueshmërinë dhe pranueshmërinë e rezultateve të censit. Kjo nismë e përbashkët jo vetëm që mundësoi një operacion të qetë të regjistrimit, por gjithashtu hodhi themelet për të dhëna më të sakta dhe të besueshme në Kosovë – thelbësore për politikëbërje të informuar dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Regjistrimi në Kosovë u karakterizua nga trajnime efektive, mbështetje e fortë në terren dhe një qasje bashkëpunuese, duke rezultuar në një proces të suksesshëm të mbledhjes së të dhënave. Të dhënat përfundimtare u publikuan më 19 dhjetor 2024 dhe mund të aksesohen këtu: Vegza
Titulli: Prezantimi i rezultateve paraprake të regjistrimit – korrik 2024.