Të fundit
Njoftimi për media
24 shtator 2024
Me Mbështetjen e BE-së dhe Suedisë, Gratë në Istog Nisin Linjën e Re të Prodhimit të Çajit Organik, Duke Forcuar Pylltarinë e Qëndrueshme dhe Krijimin e Vendeve të Punës
Mëso më shumë
Reportazh
24 korrik 2024
Që nga lindja, çdo individ ka të drejtën për një identitet!
Mëso më shumë
Reportazh
24 qershor 2024
Gratë në Infrastrukturë: Besa Ajvazi Selimi, Inxhiniere e Ndërtimarisë, Zyra e UNOPS në Prishtinë
Mëso më shumë
Të fundit
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë një thirrje globale për veprim për t'i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur mjedisin dhe klimën e tokës dhe për të siguruar që njerëzit kudo që janë të mund të gëzojnë paqe dhe prosperitet. Këto janë qëllimet për të cilat OKB po punon në Kosovë:
Publikim
19 prill 2024
UNKT Annual Results Report 2023
We are pleased to present the United Nations Kosovo Team's Annual Results Report for 2023. This report encapsulates the collective efforts of our dedicated team towards achieving the Sustainable Development Goals under the United Nations Sustainable Development Cooperation Framework 2021-2025.In 2023, significant progress was made across key areas including governance, social services, and economic development, all aimed at fostering a more inclusive, sustainable, and resilient future for Kosovo. We invite our global partners and the public to delve into the details of these achievements, which demonstrate our commitment to enhancing institutional accountability, inclusivity, and the overall socio-economic landscape of Kosovo.
1 prej5
Njoftimi për media
08 mars 2024
Komunikatë për Media: Dita Ndërkombëtare e Gruas 2024
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Meridian Express dhe SPAR në bashkëpunim me UN Women zyra në Kosovë, e lansuan iniciativën "Shfrytëzo potencialin: Hajde puno me ne". Kjo iniciativë synon punësimin e grave të moshës së mesme të cilat deri më tani i kanë munguar fuqisë punëtore me synimin që të mundësohet integrimi i tyre në tregun me qëllim fuqizimin ekonomik. Lansimi i kësaj iniciative vë theksin te rëndësia e investimit në fuqizimin ekonomik të grave, e cila hapë rrugën drejt barazisë gjinore, eliminimin e varfërisë dhe rritjen ekonomike. Këtë vit, tema globale e Ditës Ndërkombëtare të Gruas është “Investo te Gratë: Nxiteni Progresin”. Agon Gashi, CEO i Meridian Express, e rikonfirmoi angazhimin e kompanisë dhe përgjegjësinë sociale koorporative dhe po ashtu dedikimin karshi krijimit të një ambienti të favorshëm pune për gratë për të krijuar ambiente diverse dhe gjithëpërfshirëse të punës. “Njëri ndër synimet kryesore të kompanisë mbetet fuqizimi i grave duke ofruar një ambient të sigurt dhe të rehatshëm të punës. Fokus i veçantë për ne si kompani është punësimi i grave të moshës së mesme, trajnimi dhe ri-aftësimi i tyre për punë. Këtë përkushtim më së miri e dëshmojnë edhe statisktikat ku tani mbi 30% e grave të punësuara i takojnë kësaj grupmoshe. Kjo shifër do të vazhdojë të rritet pasi në tri vitet e ardhshme synim i yni është të punësojmë mbi 100 gra të kësaj kategorie”. Në anën tjetër, udhëheqësja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi, theksoi se kjo iniciativë është tejet e rëndësishme për fuqizimin e grave në moshë të mesme duke i integruar apo riintegruar ato në tregun e punës dhe për t’i ndryshuar perceptimet karshi kësaj kategorie shoqërore. “Fuqizimi i grave të moshës së mesme përmes punësimit, jo vetëm që do t’i pasurojë jetët e tyre, por gjithashtu forcon pozitën e tyre në shoqëri dhe familje, duke quar kështu në zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Në linjë me temën globale të këtij viti të ditës ndërkombëtare të gruas “Investoni në Gra: Nxiteni progresin”, jemi tejet të lumture për këtë iniciativë që premton impakt real në jetët e grave. Meridian Express dhe SPAR shërbejnë si model në atë se si sektori privat mund e duhet të angazhohet në misionin e fuqizimit të grave”. Meridian Express prezantoi Sanijen, 52 vjeçare, cila kohët e fundit u zhvendos në Prishtinë dhe nisi të punojë për herë të parë në jetën e saj me kompaninë në një pozicion shitjeje. “Më duhej një vend pune por unë s’kisha punuar asnjëherë më parë në jetën time. Unë jetoj në ndërtesën mbi Meridian Express në lagjen Dragodan në Prishtinë dhe isha kliente e rregullt këtu. Një ditë vendosa t’i pyesja nëse kanë nevojë për staf të ri. Jam shumë e lumtur që ata i hapën dyert për mua dhe më ndihmuan në këtë rrugëtim aspak të lehtë për mua”. Gratë përbëjnë forcë vitale në ekonomi në gjithë botën, duke kontribuuar në mënyrë substanciale si në ndërmarrjet biznesore dhe po ashtu përmes punës së tyre të paçmuar të kujdesit të papaguar në shtëpitë e tyre. Sektori privat si punëdhënësi më i madh i grave në mbarë botës, është kyç në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave globalisht dhe në Kosovë. Meridian Express është është ndër kompanitë e para në Kosovë që i kanë nënshkruar Parimet për Fuqizimin e Grave apo Women Empowerment Principles, duke u vendosur në një linjë me mbi 9000 kompani në mbarë botën të përkushtuara në promovimin e praktikave në vendin e punës: si pagesa e barabartë për punë të barabartë, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit me përgjegjshmëri gjinore, zero tolerancë karshi ngacmimit seksual në vendin e punës dhe dizajnimin e politikave koorporative që synojnë fuqizimin e grave. Të themeluara nga UN Global Compact dhe UN Women, WEPs mbështeten në standard ndërkombëtare të marrëdhënieve të punës dhe të drejtave të njeriut, duke u thirrur në parimin që bizneset mbajnë përgjegjësi për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave. Deri në fund të këtij viti, UN Women dhe Meridian Express do të bashkëpunojnë drejt punësimit të një numri të konsiderueshëm të grave në moshë të mesme, me qëllimin e vetëm të fuqizimit të tyre dhe progresit drejt barazisë gjinore dhe zhvillimit ekonomik gjithëpërfshirës.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM: MESAZH PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË GRAVE
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ne festojmë arritjet e grave dhe vajzave në të gjitha sferat e jetës, në çdo cep të botës.Por ne gjithashtu njohim pengesat e mëdha me të cilat përballen — nga padrejtësitë strukturore, margjinalizimi, dhe dhuna, te krizat që ndikojnë mbi to të parat dhe më keq, deri tek mohimi i autonomisë personale dhe të drejtave mbi trupat dhe jetët e tyre. Diskriminimi bazuar në gjini dëmton të gjithë – gratë, vajzat, burrat, dhe djemtë. Dita Ndërkombëtare e Grave është një thirrje për veprim. Veprim për të qëndruar me gratë që kërkojnë të drejtat e tyre themelore me një kosto të madhe personale.Veprim për të forcuar mbrojtjen kundër shfrytëzimit seksual dhe abuzimit. Dhe veprim për të përshpejtuar pjesëmarrjen e plotë dhe udhëheqjen e grave. Tema e këtij viti thekson nevojën për teknologjinë dhe inovacionin për të përparuar barazinë gjinore. Teknologjia mund të zgjerojë rrugët për arsim dhe mundësi për gratë dhe vajzat. Por ajo mund të përdoret gjithashtu për të amplifikuar abuzimin dhe urrejtjen. Sot, gratë përbëjnë nën një të tretën e fuqisë punëtore në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Dhe kur gratë janë të nën-përfaqësuara në zhvillimin e teknologjive të reja, diskriminimi mund të jetë i integruar që nga fillimi.Prandaj duhet të mbyllim hendekun dixhital dhe të rrisim përfaqësimin e grave dhe vajzave në shkencë dhe teknologji. Përjashtimi i grave nga bota dixhitale ka ulur afërsisht 1 trilion dollarë nga PBB i vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme në dekadën e fundit — një humbje që mund të rritet në 1.5 trilion dollarë deri në vitin 2025 pa veprim. Investimi në gratë ngrit të gjithë njerëzit, komunitetet dhe vendet. Le të punojmë së bashku – nëpër qeveri, sektorin privat dhe shoqërinë civile – për të ndërtuar një botë më përfshirëse, më të drejtë dhe më të pasur për gratë, vajzat, burrat dhe djemtë kudo.***
1 prej5
Reportazh
24 korrik 2024
Që nga lindja, çdo individ ka të drejtën për një identitet!
Identiteti i një individi afirmon ekzistencën e tij në shoqëri dhe njeh unikalitetin e tij, duke i dhënë individit ndjenjën e përkatësisë," thotë Merita Ahma, Oficerja e Mbrojtjes në Zyrën e UNHCR-së. "Megjithatë, ky fenomen kërkon një trajtim institucional sistematik në formën e krijimit të një mekanizmi sistemik efikas për identifikimin e personave të paregjistruar që nga lindja ose atyre që përballen me sfida në regjistrimin e lindjes së tyre dhe ofrimin e zgjidhjeve adekuate dhe të shpejta."Në vitin 1999, mes trazirave të konfliktit, Shkurta Hoti dhe familja e saj u zhvendosën në Mal të Zi. Familja e madhe Hoti u strehua në dhomat e vogla të një strehimi kolektiv. Me kalimin e viteve, Shkurta kaloi nga fëmijëria në të rritur. Ajo u martua dhe lindi tre fëmijë. Dy prej fëmijëve të saj u regjistruan që në lindje, por në vitin 2015, ajo hasi në vështirësi për të regjistruar vajzën e saj të vogël vetëm me një kartë identiteti për personat e zhvendosur. Për shkak të reformave ligjore në vazhdim, asaj i duhej një dokument i vlefshëm ID për të regjistruar fëmijën e saj. Shkurta kërkoi ndihmë nga UNHCR dhe partnerët e saj në Mal të Zi për mbështetje përmes ekipit mobil biometrik nga Kosova që po lëshonte dokumentacion personal për personat e zhvendosur. Pavarësisht pengesës fillestare të mungesës së provave të mjaftueshme për të qenë regjistruar në regjistrat e statusit civil, Shkurta u sigurua nga mbështetja dhe përpjekjet e vazhdueshme të UNHCR-së dhe partnerëve të saj, që më në fund çoi në regjistrimin e saj pas disa vitesh."Vështirësia e marrjes së dokumenteve të statusit civil zgjati shumë. Prindërit e mi nuk e regjistruan lindjen time. Kam pasur fat që u takova me UNHCR dhe avokatët e Programit për të Drejtat Civile në Kosovë (CRPK) të cilët me ekspertizën e tyre ligjore mbështetën betejën time për dokumentacion personal. Falë ndërhyrjeve të tyre, munda të kthehem në Kosovë, megjithëse dokumentet nuk ishin finalizuar. Për më tepër, me mbështetjen e tyre të zellshme dhe zyrtarëve të regjistrit të statusit civil në komunën e Pejës, procedura për regjistrimin e vonuar të lindjes u finalizua në vitin 2018. Më është lëshuar karta ime e parë e identitetit atë vit," kujton Shkurta."Ju e dini, nuk mund të bëni shumë pa një kartë identiteti. Isha e dëshpëruar sepse nuk mund të kisha qasje në asnjë shërbim si fqinjët e mi që posedonin dokumente personale."Pasi Shkurta mori dokumentacionin e saj personal, ajo menjëherë kërkoi mbështetje për të regjistruar lindjen e vajzës së saj, Elmedina tetëvjeçare, në Podgoricë, vendi i lindjes së saj. Elmedina u regjistrua pesë vjet më vonë, vetëm në vitin 2023. Për fat të keq, kjo ndodhi për shkak të faktorëve të ndryshëm, në veçanti procedurave komplekse për regjistrimin pasues. "Doja të siguroja një të ardhme më të ndritur për vajzën time dhe kjo ishte e mundur vetëm nëse ajo pajisej me dokumentacionin personal," shpjegon Shkurta.UNHCR në Prishtinë, së bashku me organizatën e saj partnere ligjore CRPK, ishin të angazhuar që nga fillimi në mbështetjen e regjistrimit të vonuar të lindjes së Shkurtës dhe fëmijëve të saj. Dy nga fëmijët e saj, të cilët lindën në Podgoricë, u regjistruan në regjistrin e lindjeve dhe iu lëshuan ekstrakte të lindjes pas lëshimit të një karte identiteti në vitin 2018. Megjithatë, fëmija i saj më i vogël, Elmedina, nuk u regjistrua që në lindje në Podgoricë dhe certifikata e lindjes së saj nuk mund të lëshohej në Kosovë. Mbledhja e dokumentacionit provues, së bashku me procedurat e tjera ligjore, u vonua për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë pandeminë. Sapo kushtet u përmirësuan, ekipet në Podgoricë dhe Prishtinë organizuan takime për regjistrimin e vonuar të lindjes. "Përmes një telefonate të papritur, unë dhe bashkëshorti im u informuam se do të udhëtonim në Podgoricë. Nuk mund ta besonim deri sa një makinë e UNHCR-së mbërriti në shtëpinë tonë dhe filluam udhëtimin që do të siguronte për vajzën tonë të vogël zgjidhjen për statusin e saj 'e paregjistruar që në lindje'," kujton Shkurta. "UNHCR, CRPK dhe Aleanca Civile mblodhën dhe dorëzuan të gjitha dokumentet në emrin tonë. Pa mbështetjen e tyre, ne nuk do të kishim ditur si të regjistronim fëmijën tonë, cilat dokumente të paraqisnim apo ku të shkonim. Pa ta, do të ishim plotësisht të humbur."Është për shkak të angazhimit, përfshirjes dhe reagimit të shpejtë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Mal të Zi, që u trajtua kërkesa për regjistrimin e vonuar të lindjes dhe lëshimi i një certifikate lindjeje për Elmedina brenda një dite. Pas regjistrimit në Mal të Zi, Elmedina u regjistrua gjithashtu në Regjistrin e Statusit Civil të Kosovës duke i lejuar asaj të vendosë identitetin e saj të plotë ligjor."Bashkëpunimi ynë me individët në rrezik të statelessness, autoritetet, partnerët dhe aktorët e ndryshëm është thelbësor në adresimin e kërkesave komplekse individuale që kanë karakteristika të ndryshme; prandaj, rrugë të ndryshme drejt zgjidhjeve duhet të ndiqen individualisht dhe njëkohësisht," thotë Mentor Seferi, avokat i CRPK-së."Fatkeqësisht, autoritetet ende nuk kanë një pasqyrë të plotë, në mungesë të të dhënave zyrtare, mbi numrin e individëve të paregjistruar në Kosovë. Njerëzit e paregjistruar janë jashtëzakonisht të cenueshëm. Pa ndihmën e duhur ligjore, ata nuk mund të navigojnë në procedurat komplekse dhe burokratike," thotë Milanka Bazdar, Zyrtare për Zgjidhjet e Qëndrueshme nga zyra e UNHCR-së të Shefit të Misionit.UNHCR vazhdon të ndjekë rolin e saj humanitar në mundësimin e njerëzve më të cenueshëm për të marrë zgjidhjen për identitetin e tyre, duke vepruar kështu nën mandatin e saj për parandalimin e statelessness-it si dhe në koordinim dhe bashkëpunim të përbashkët me partnerë të ndryshëm operacionalë për të arritur Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 16.9 dhe objektivat specifike.
1 prej5
Reportazh
24 qershor 2024
Gratë në Infrastrukturë: Besa Ajvazi Selimi, Inxhiniere e Ndërtimarisë, Zyra e UNOPS në Prishtinë
Kë përfytyron kur mendon për një inxhinier të ndërtimarisë? A përfytyrove një grua në këtë profesion? Hulumtimet tregojnë se gratë janë një pakicë në fuqinë punëtore të inxhinierisë së ndërtimarisë. Në këtë shkrim për të festuar #GratëNëInfrastrukturë, po eksplorojmë punën e inxhiniereve dhe kontribuesve femra në infrastrukturën tonë — gra që ndihmuan në ndryshimin e qyteteve tona dhe mjedisin e infrastrukturës në përgjithësi me kontributet e tyre. Gjatë historisë, këto gra kanë përballuar sfida në fushën e tyre. Por kjo nuk i ndaloi ato nga projektimi dhe ndërtimi i shkollave, spitaleve, dhe përfshirja e elementeve të dizajnit që janë miqësore për gjinitë në infrastrukturën tonë.Në këtë artikull, do të dëgjojmë nga Besa për përvojat e saj dhe gjendjen aktuale të grave në inxhinierinë e ndërtimarisë. Një pioniere në fushën e saj, Besa mban dallimin si inxhinierja e parë femër e certifikuar kosovare dhe anëtare e Institucionit të Inxhinierëve të Ndërtimarisë të Mbretërisë së Bashkuar (ICE). Që nga viti 2016, ajo ka sjellë ekspertizën e saj në UNOPS Prishtinë, ku aktualisht mbikëqyr aspektet teknike të ndërtimit të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore (FMNS), duke siguruar që projekti të përputhet me specifikimet e dizajnit. Sfondi mbresëlënës i Besës është më tej i mbështetur nga një Master i Arteve në Drejtësi dhe Menaxhim të Pasurive të Paluajtshme dhe Infrastrukturës, duke konsoliduar njohuritë dhe aftësitë e saj brenda mjedisit të ndërtuar.“Hyrja në sektorin e infrastrukturës si një grua nuk ka qenë pa pengesa. Një sfidë e rëndësishme ishte paragjykimi i pavetëdijshëm, me supozime që shpesh bëheshin për aftësitë e mia bazuar në gjini dhe jo në meritat. Mungesa e mundësive për mentorim ishte një tjetër barrierë; ishte e vështirë të gjeje modele dhe mentorë femra në një industri kryesisht mashkullore. Për më tepër, mjedisi fizik i punës shpesh mungonte në akomodimet e nevojshme për gratë, gjë që mund të ishte dekurajuese.Udhëtimi im si inxhiniere në terren gjatë tetë viteve të fundit me UNOPS ka qenë një dëshmi e peizazhit në zhvillim të barazisë gjinore në industrinë e infrastrukturës. Kur fillova për herë të parë, lehtësirat bazë në terren si tualetet e ndara për femra ishin të paqena. Megjithatë, këto kushte janë përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve, falë avokimit të vazhdueshëm dhe një njohje në rritje të nevojës për infrastrukturë të ndjeshme ndaj gjinisë. Pavarësisht këtyre sfidave, unë vazhdova, e motivuar nga besimi se prania dhe kontributet e mia ishin thelbësore për të promovuar një mjedis pune më gjithëpërfshirës.Gjatë viteve, kam qenë dëshmitare e një transformimi të jashtëzakonshëm. Kontraktorët, veçanërisht ata që kanë punuar me ne për një kohë të gjatë, kanë zhvilluar një mendësi të ndryshme. Një shembull specifik i rezultateve pozitive nga përfshirja e më shumë grave në ekip është një nga projektet kryesore të infrastrukturës të zyrës së Prishtinës “Ndërtimi i Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore” që është duke u zbatuar në dy vitet e fundit. Përfshirja e inxhiniereve femra çoi në konsiderata më të menduara të dizajnit, si sigurimi i aksesit më të mirë dhe veçorive të sigurisë që plotësojnë nevojat e të gjithë përdoruesve. Ky qasje bashkëpunuese jo vetëm që përmirësoi cilësinë e projektit, por gjithashtu përmirësoi mjedisin e përgjithshëm të punës, duke promovuar respekt të ndërsjellë dhe punë në grup.UNOPS ka qenë jashtëzakonisht mbështetës dhe fleksibil në promovimin e zhvillimit të karrierës sime, veçanërisht gjatë shtatzënisë sime. Ata ofruan rregullime fleksibile të punës, duke siguruar një ekuilibër të qetë midis jetës sime personale dhe profesionale. Ky mjedis mbështetës më lejoi të përqendrohesha në shëndetin dhe familjen time pa komprometuar rritjen time profesionale. Për më tepër, UNOPS mundësoi zhvillimin tim të vazhdueshëm profesional, duke më lejuar të përfundoj skemën e trajnimit të ICE dhe të arrij certifikimin. Ky angazhim për mirëqenien time personale dhe avancimin profesional ka qenë instrumental në rritjen time si një profesioniste në infrastrukturë.Për të niveluar fushën e lojës, sektori i infrastrukturës duhet të ndërmarrë disa hapa. Së pari, promovimi i diversitetit gjinor përmes strategjive të rekrutimit dhe mbajtjes së synuar është thelbësor. Ofroni programe mentorimi dhe krijoni rrjete për gratë që të mbështesin njëra-tjetrën. Për më tepër, përmirësimi i kushteve të mjedisit të punës, si sigurimi i lehtësirave adekuate dhe rregullimeve fleksibile të punës, mund ta bëjë industrinë më tërheqëse për gratë. Së fundmi, rritja e ndërgjegjësimit dhe trajnimi për paragjykimin e pavetëdijshëm mund të ndihmojë në krijimin e një kulture më gjithëpërfshirëse ku gratë ndihen të vlerësuara dhe të respektuara.Në përfundim, udhëtimi drejt barazisë gjinore në sektorin e infrastrukturës është në vazhdim, por përparimi i bërë gjatë tetë viteve të fundit me UNOPS më jep shpresë. Duke vazhduar të avokojmë dhe zbatojmë këto ndryshime, mund të krijojmë një industri ku gratë jo vetëm që marrin pjesë, por edhe lulëzojnë." Ky artikull është shkruar në bashkëpunim me Ramona Lupu Communications Specialist UNOPS Austria Multi-Country Office: Austria, Albania, Kosovo, Central Asia, South Caucasus,Türkiye
1 prej5
Reportazh
31 maj 2024
Plani i Veprimit për Sigurinë Shëndetësore të Kosovës në Përgatitje
Kryhet punëtoria bashkëpunuese shumë-sektoriale për të mbështetur zhvillimin e Planit të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore. Më shumë se 30 palë kyçe të interesuara nga sektorë të ndryshëm u mblodhën në një punëtori 3-ditore (28-30 maj 2024) në Prishtinë për të diskutuar, përcaktuar dhe hartuar Planin e Veprimit shumë-sektorial, shumë-vjeçar me kosto për Sigurinë Shëndetësore për të siguruar që kapacitetet në parandalimin, përgatitjen, reagimin dhe rimëkëmbjen shëndetësore të jenë të planifikuara, ndërtuara, forcuara dhe të qëndrueshme.Kjo punëtori për zhvillimin e Planit të Veprimit shumë-vjeçar me kosto për Shëndetin dhe Sigurinë në Kosovë është organizuar nga OBSH me mbështetje financiare nga BE- DG NEAR.
Për më shumë informata kontaktoni Isme Humolli dhe Bukurije Seljimi
Për më shumë informata kontaktoni Isme Humolli dhe Bukurije Seljimi
1 prej5
Reportazh
08 maj 2024
Fuqizimi i Imunizimit: Aktivitetet dhe avokimi gjatë Javës së Imunizimit 2024
Qëllimi ynë i përbashkët është të arrijmë mbulimin e imunizimit prej 95%, që siguron mbrojtje të qëndrueshme për të gjithë popullsinë. Është thelbësore të respektojmë të drejtat e të gjithë fëmijëve për t'u vaksinuar, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e avokatisë me prindërit për të përmbushur këto të drejta. Instituti i Shëndetit Publik shënoi Javën e Imunizimit, si dhe 50-vjetorin e Programit të Zgjeruar të Imunizimit (EPI), duke organizuar disa aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin e publikut. Theksi u vendos te prindërit e fëmijëve të vegjël dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.Duke u fokusuar në përmirësimin e njohurive të profesionistëve të shëndetit për përfitimet e vaksinimit dhe duke inkurajuar publikun të vaksinohet, mjekët e familjes luajnë një rol thelbësor. Gjatë Javës Evropiane të Imunizimit (JEI), Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), të mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), organizuan një takim me mjekët e familjes. Takimin e hapi Dr. Fetije Fetaj, Drejtore e Programit të Imunizimit, e cila theksoi rolin e rëndësishëm të mjekëve të familjes në promovimin e vaksinave. Dr. Edita Goranci Haxhiu, epidemiologe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), prezantoi sukseset globale të vaksinimit dhe përpjekjet në vazhdim për çrrënjosjen e sëmundjeve të parandalueshme me vaksina (SPV).Këtë vit, një fokus i veçantë është vendosur në përfshirjen e të rinjve për krijimin e një të ardhmeje më të shëndetshme përmes vaksinimit. Për këtë qëllim, u organizuan disa takime me studentët e mjekësisë. Pas aktiviteteve, u organizuan vizita në terren në qendrat e vaksinimit në të gjithë Kosovën për të mbështetur kujdesin parësor dhe sistemin shëndetësor. Takimet me ekipet e vaksinimit u përqendruan në sfidat, arritjet dhe hapat e ardhshëm në Programin e Zgjeruar të Imunizimit (EPI) gjatë vitit të kaluar, veçanërisht për ndryshimet në kalendarin rutinë të vaksinimit. Përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) morën pjesë gjithashtu, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të treguar gjatë viteve. Materiale edukative u shpërndanë gjatë aktiviteteve. Gjatë aktiviteteve të Javës Evropiane të Imunizimit (JEI), Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomanduan që këtë vit të theksohet se të gjithë duhet të kenë të drejtën e vaksinimit. Kjo siguron që asnjë fëmijë të mos mbetet i pavaksinuar, duke u lejuar atyre të kenë një jetë të lumtur dhe të shëndetshme. Të gjithë kanë të drejtën të vaksinohen!Aktivitetet e Javës Evropiane të Imunizimit (JEI) në Kosovë mbështeten nga Zyra e OBSH-së në Prishtinë, të financuara nga Bashkimi Evropian dhe GAVI.
1 prej5
Reportazh
16 prill 2024
Shënojmë ditën ndërkombëtare të Romëve
Qendra e Janjevës është gjithmonë e gjallë, dhe më 12 prill, ajo ishte vendi i një ekspozite të interesante nga një artist i ri Rom, e ndjekur nga një histori e shkurtër e Romëve në Kosovë. Ne shënuam Ditën Ndërkombëtare të Romëve, e cila është më 8 prill, dhe kishim kohë të mirë atë ditë.Zëvendëskryetari i Lipjanit, Z. Diamant Bytyqi, dhe Zëvendëskryetari për Komunitetet, Z. Lulzim Qerimi, vizituan ekspozitën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, së bashku me anëtarët e komunitetit në qytet. Ngjarja theksoi rolin e rëndësishëm të komunitetit Rom në Kosovë. Të dy zëvendëskryetarët ranë dakord se aktivitetet kanë një karakter të veçantë kur bëhet fjalë për promovimin e multikulturalizmit në komunitet, veçanërisht në lidhje me komunitetin Rom të integruar në qytetin e Lipjanit.'Kjo ekspozitë luan një rol të rëndësishëm në krijimin e ndërgjegjësimit rreth kulturës së kësaj komuniteti sot,' theksoi Z. Bytyqi." Organizatori i ngjarjes, Z. Rdvan Gashi, i cili drejton OJQ-në Kultura Multi-Etnike e Kosovës, deklaroi me entuziazëm se këto ngjarje të vogla shërbejnë si kujtesë që komuniteti Rom është prezent, ka ekzistuar përgjatë shekujve dhe do të vazhdojë të ekzistojë. Ai krenarisht tregon ngjarjet historike të përshkruara në printime, nga origjinat e popullit Rom dhe udhëtarëve në Indi, deri te dokumentet e para të shkruara të pranisë së Romëve në Kosovë nga shekulli i 14-të. Më pas, ai vazhdon të shpjegojë periudha të ndryshme në kohë kur klasat e gjuhës Romë u shtuan në vitet '80 si rezultat i vendimit të Bashkimit Ndërkombëtar Rom për kodifikimin dhe promovimin e gjuhës. Sapë kemi mësuar nga Z. Ridvan se fjalë ‘Roma’ në gjuhën Rome do të thotë qenie njerëzore, me idenë që Romët dëshirojnë të jenë të barabartë me të tjerët. Autoritetet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar në Kosovë nuk na kanë harruar, por duhet të bëhet më shumë për të promovuar dhe përfshirë këtë komunitet të margjinalizuar. Ky është një sinjal pozitiv, pasi po shohim një përfshirje të shtuar të Kosovës në proceset e zhvillimit të komunitetit dhe vlerësimit kulturor, duke adresuar diversitetin nëpër komunitete.Përveç ekspozitës historike të komunitetit Rom, një artiste e re Rom, Enisa Eminovic, ekspozoi pikturat e saj dhe mbajti një klasë të hapur me fëmijët Rom në qytet, duke pikturuar më tej motive etnike."
"Jam krenare për trashëgiminë time, dhe pasi familja ime tradicionalisht janë piktorë—gjyshër, babai—unë mora stafetën dhe do të vazhdoj. Do të doja që më shumë të rinj, nga komuniteti Rom dhe komunitete të tjera, të hyjnë në artet krijuese"- Enisa Eminovic- piktore Ngjarja nuk ishte vetëm një shfaqje kulture, por edhe një përvojë edukative që kishte për qëllim të informonte anëtarët e publikut për trashëgiminë e pasur të popullit Rom. Ky event tërheqës u bë i mundur përmes përpjekjeve të përbashkëta të Zyrës së Koordinatorit për Zhvillim nga njëra anë dhe UNDP-së nga ana tjetër nën projektin 'Trashëgimia Kulturore si Motor për Ringjalljen Ekonomike të Janjevës/Janjevo', i mbështetur nga Unioni Evropian dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

25 shtator 2024
Me Mbështetjen e BE-së dhe Suedisë, Gratë në Istog Nisin Linjën e Re të Prodhimit të Çajit Organik, Duke Forcuar Pylltarinë e Qëndrueshme dhe Krijimin e Vendeve të Punës
E martë, 24 Shtator 2024 – Sot u zhvillua hapja zyrtare e linjës lokale të prodhimit të çajit organik me filtra në Istog, si pjesë e programit të financuar nga BE-ja dhe Suedia "Mbështetje për Forcimin e Menaxhimit të Qëndrueshëm dhe Multifunksional të Pyjeve për Përmirësimin e Jetesës në Zonat Rurale dhe Përballjen me Ndryshimet Klimatike në Kosovë." Ky program zbatohet nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e Kombeve të Bashkuara.Shoqata e Grave "Melissa" nga Istogu ka filluar prodhimin e çajit organik me filtra duke përdorur një proces inovativ paketimi. Kjo linjë e re prodhimi të çajit, një model unik në treg dhe një qasje e re në paketimin e çajit, u krijua me mbështetjen e programit. Pajisjet janë dizajnuar për të lehtësuar prodhimin e çajit organik me filtra duke përdorur lëndë të para të siguruara nga bimët mjekësore dhe aromatike që rriten në rajonin e Radushës, të cilat mblidhen nga anëtarët e Shoqatës "Melissa".Me këtë mbështetje, shoqata tani mund t'i shtojë vlerë produkteve të mbledhura, duke përmbyllur kështu zinxhirin e vlerës së produkteve të lidhura me pylltarinë, si bimët mjekësore dhe aromatike. Për më tepër, anëtarët e Shoqatës së Grave do të trefishojnë sasinë e bimëve aromatike dhe mjekësore të mbledhura në Radushë dhe do të prodhojnë një markë të re çaji organik me filtra në Kosovë, të quajtur "Melissa."Kjo linjë prodhimi pritet të krijojë vende të reja pune, përfshirë tre pozicione me kohë të plotë për gratë në fazën e përpunimit dhe 25 vende pune me kohë të pjesshme për mbledhjen e bimëve dhe dorëzimin e produkteve për përpunim. Mbledhja e produkteve pyjore jo-drurë, përfshirë bimët mjekësore dhe aromatike, nga anëtarët e shoqatës do të udhëhiqet nga Plani i Ri i Menaxhimit Multifunksional të Pyjeve për rajonin e Radushës. Ky plan siguron që procesi i mbledhjes të mbështesë qëndrueshmërinë e burimeve pyjore.Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e Suedisë në Prishtinë, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), Komuna e Istogut, Shoqata e Grave "Melissa" dhe bizneset lokale. Gjatë ngjarjes, përfaqësuesit e këtyre organizatave nënvizuan rëndësinë e projektit dhe rolin kritik që luajnë gratë në rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore dhe sfidat e ndryshimeve klimatike. Pjesëmarrësit shprehën përkushtimin e tyre për të vazhduar përpjekjet drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme në menaxhimin e pyjeve dhe mbrojtjen e mjedisit.Olivier Boudart, Udhëheqës i Ekipit për Agjendën e Gjelbër dhe Zhvillimin Territorial në Zyrën e BE-së në Kosovë, theksoi potencialin afatgjatë të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve. "Shoqata 'Melissa' është një shembull se si pyjet, kur menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme, mund të japin shumë më tepër. Ne shpresojmë se pajisjet që po dorëzojmë sot do të përmirësojnë ndjeshëm zinxhirin e vlerës për këto bimë, duke forcuar më tej qëndrueshmërinë ekonomike të Shoqatës Melissa," tha Bourdart.Henrik Riby, Zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën e Suedisë, shprehu krenarinë për mbështetjen e kësaj nisme dhe ndau shpresat e tij që pajisjet e dhuruara për Shoqatën Melissa do t'i ndihmojnë ato të bëjnë produktet e tyre më të arritshme në Kosovë dhe ndoshta edhe për eksport. "Jemi shumë krenarë që ju mbështesim në këtë mënyrë, së bashku me BE-në, FAO-në dhe Ministrinë, sepse besojmë se puna e palodhur dhe mirëkuptimi i zinxhirit të vlerës mund të ndryshojnë jetën," tha Riby.Ali Nimanaj, Nënkryetari i Komunës së Istogut, vuri në dukje pasuritë e mëdha natyrore të rajonit dhe traditën e tij në prodhimin e çajrave organikë. "Komuna e Istogut veçohet për pasuritë e saj natyrore. Ka male, dhe përmes natyrës, këto bimë aromatike mjekësore janë të lidhura. Përveç përdorimeve të ndryshme ushqimore, këto bimë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e grave," tha Nimanaj.Gjatë ceremonisë së hapjes, u krye një demonstrim për të treguar funksionalitetin e pajisjeve të dizajnuara për të lehtësuar prodhimin e çajit organik.
1 prej5
Njoftimi për media
16 maj 2024
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM - MESAZH PËR DITËN NDËRKOMBËTARE KUNDËR HOMOFOBISË, BI-FOBISË DHE TRANSFOBISË
Në këtë Ditë Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, përshëndes punën e guximshme të mbrojtësve të të drejtave të njeriut të komunitetit LGBTIQ+ që luftojnë për të ndaluar diskriminimin dhe për të siguruar barazinë përpara ligjit.Megjithatë, ka një rritje shqetësuese në drejtimin e kundërt. Ligje të reja po kodifikojnë paragjykimet e vjetra, duke shfrytëzuar frikën dhe duke nxitur urrejtjen.Tema e Ditës së këtij viti – “Askush të mos mbetet pas: barazi, liri dhe drejtësi për të gjithë” – na kujton detyrimet tona për të respektuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo personi. Na duhet veprim në mbarë botën për të bërë këto të drejta një realitet.Kriminalizimi i marrëdhënieve të të njëjtit seks duhet të përfundojë, po ashtu duhet të ndalojë gjithë dhuna, diskriminimi dhe praktikat e dëmshme kundër komuniteteve LGBTIQ+.Në këtë dhe çdo ditë, le të angazhohemi për të ndërtuar një botë me respekt, dinjitet dhe të drejta të njeriut për të gjithë.
1 prej5
Njoftimi për media
13 shtator 2023
Plani i rimëkëmbjes emergjente të FAO-s pas përmbytjeve ofron një ndihmë për fermerët më të cenueshëm
Kjo ndihmë është pjesë e reagimit të OKB-së ndaj përmbytjeve dhe planit të rimëkëmbjes së hershme. Sponsorizuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Fondi i Emergjencave të FAO-s, kjo nismë i dedikohet ndihmës së familjeve bujqësore të prekura nga përmbytjet e janarit 2023. Që nga fillimi i projekteve në maj 2023, FAO ka identifikuar nevojat kryesore të rimëkëmbjes së fermerëve dhe ka bashkëpunuar ngushtë me komunat dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave për të mbështetur ata në nevojë.
Rahoveci, komunë përfituese, organizoi një ngjarje për inaugurimin e ndihmës financiare më 13 shtator. Mbi 910 amvisëri bujqësore nga komunat e Gjakovës, Istogut, Klinës, Leposaviqit, Mitrovicës, Jugore, Podujevës, Rahovecit, Skenderajt, Podujevës, , Rahovecit, Skenderajt, Zubinpotokut gjetën mbështetje.
Çdo familje do të marrë kupona që mund të përdoren për të blerë mallra bujqësore si pajisje, plehra, farëra dhe material fidanor, vegla, pjesë këmbimi për riparimin e makinerive të dëmtuara dhe sende të tjera thelbësore.
Pjesëmarrësit në ngjarjen e Rahovecit përfshinin Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Zëvendës Shefin e Bashkëpunimit në Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim, zyrtarë nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe FAO. Ata theksuan rëndësinë e projektit dhe qëllimin e forcimit të qëndrueshmërisë së komunitetit.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë fjalës së tij të hapjes, falënderoi FAO-n dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për përgjigje ndaj thirrjes së institucioneve për ndihmë. Ai më tej vuri në dukje, “Edhe pse kjo nuk do të kompensojë plotësisht humbjet e fermerëve, ajo u ofron atyre mbështetje të konsiderueshme.” Laurent Torche, Zëvendës Shef i Bashkëpunimit në Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim, tha: “Ne sinqerisht shpresojmë se ky kontribut do të arrijë të mbështesin familjet bujqësore për të rifilluar prodhimin dhe për të rritur jetesën.” Në fjalën e tij përmbyllëse, udhëheqësi i ekipit të FAO-s, Naser Krasniqi, falënderoi Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe komunat për profesionalizmin dhe bashkëpunimin e tyre. "Në FAO, ne mobilizuam të gjitha burimet tona për të zbatuar projektin. Ne kërkuam pa u lodhur metodat më efektive të ndihmës, duke punuar në koordinim të ngushtë me EMA dhe komunat."
Për të lehtësuar procesin e përdorimit të kuponëve, përfituesit morën një "udhëzues përdoruesi të kuponit" gjithëpërfshirës që liston 13 shitës të autorizuar nëpër komunat e prekura. Fillimi i projektit ka marrë reagime pozitive nga pjesëmarrësit, veçanërisht për organizimin e procesit të asistencës. Ndërsa nisma vazhdon, FAO, në bashkëpunim me komunat, do të mbikëqyrë në mënyrë aktive përdorimin e kuponëve dhe do t'u ofrojë këshilla teknike familjeve të prekura se si të përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre ndaj rreziqeve meteorologjike dhe të tjera të lidhura me klimën me miratimin e praktikave të mira bujqësore.
Shpërndarja e kuponëve do të shtrihet edhe në komunat e tjera përfituese në ditët në vijim.
Orari i ardhshëm i shpërndarjes së kuponëve:
14.09.2023: Gjakovë, Klinë dhe Leposaviq
15.09.2023: Klinë dhe Leposaviq
18.09.2023: Zubinpotok dhe Skenderaj
19.09.2023: Skenderaj dhe Mitrovice e jugut
20.09.2023: Istog
21.09.2023: Podujevë
1 prej5
Njoftimi për media
14 qershor 2023
Në mbështetje të barazisë gjinore: Projekti i financuar nga BE-ja lansohet në Kosovë
Sot, projekti Gender Equality Facility (GEF) është lansuar zyrtarisht në Kosovë, duke hedhur ështu një hap të rëndësishëm në integrimin e perspektivës gjinore në të gjithë sektorët në Kosovë.
I financuar nga Bashkimi Europian dhe i implementuar nga Zyra e UN Women në Kosovë, kjo iniciativë ka për qëllim që t’i fuqizojë mekanizmat e barazisë gjinore dhe të nxisë zhvillim më të barabartë socio-ekonomik për gratë, burrat, vajzat dhe djemtë në Kosovë.
Projekti Gender Equality Facility shënon një moment tejet të rëndësishëm angazhimin për të arritur barazi gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në linjë me kornizën ligjore të Kosovës dhe me acquis të Bashkimit Europian për barazi gjinore. Me një investim prej 1.5 milionë eurosh nga BE-ja, ky projekt do të shërbejë si katalizator për ndryshim transformativ, duke ndikuar në zhvillimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse që i njeh dhe i promovon të drejtat e të gjithë individëve, pavarësisht gjinisë.
Gjatë fjalimit të tij në këtë ngjarje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh optimist se projekti i financuar nga BE-ja do t’i kontribuojë avancimit të barazisë gjinore në Kosovë.
“Projekti Gender Equality Facility që financohet nga Bashkimi Europian e do të implementohet nga zyra e UN Women në Kosovë, do të jetë dora jonë e djathtë në arritjen e objektivave për tu siguruar që jemi në përputhje me direktivat e BE-së për barazi gjinore”.
Duke e konfirmuar mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Europian për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen, u shpreh optimist karshi progresit signifikant të Kosovës në avancimin e të drejtave të grave dhe vajzave. Duke folur në këtë ngjarje, ai tha:
“Në dy vitet e fundit, Kosova ka bërë hapa të dukshëm sa i përket adresimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore, rritjen e përfaqësimit të grave në pozitat vendimmarrëse dhe zbatimin e masave për të nxitur fuqizimin ekonomik të grave. Përderisa progres i dukshëm është bërë, tani institucionet e Kosovës duhet ta përmirësojnë funksionimin e tyre. Zbatimi i ligjeve në fuqi dhe i politikave është i dobët dhe integrimi gjinor në administratë ka nevojë për përmirësim. Angazhimi për avancimin e barazisë gjinore është i domosdoshëm - duke pasur parasysh se gratë përbëjnë 50% të popullsisë – edhe gjatë procesit të stabilizim asocimit”.
Tutje, Arnhild Spence, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuar anë Kosovë tha se ky projekt i shërben shumë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.
“Gender Equality Facility është shembull i shkëlqyer i partneritetit të trefishtë në mes OKB-së, BE-së dhe Qeverisë së Kosovës. Duke punuar së bashku, ne po i kontribuojmë avancimit të objektivit të 5-së për Barazi Gjinore të Objektivave të Qëndrueshëm Zhvillimorë dhe progresin e Kosovës karshi përmbushjes së kushteve për anëtarësim në BE, përfshirë harmonizimin e legjislacionit me direktivën e BE-së për bilancin punë-jetë”.
Ndërkaq Vlora Tuzi Nushi, udhëheqësja e Zyrës së UN Women në Kosovë, e shprehu besimin e saj në rezultatet e prekshme që Kosova do t’i arrijë përgjatë implementimit të projektit Gender Equality Facility në vitet në vijim.
Nushi theksoi se ky projekt do të krijojë partneritet të ngushtë me institucionet kryesore publike, duke u fokusuar në reformat sektoriale, strategjitë, programet zhvillimore dhe planet për të siguruar përafrimin me acquis të Bashkimit Europian për Barazinë Gjinore.
“GEF në Kosovë do të shtrihet në tri komponenta për ta fasilituar apo lehtësuar procesin e integrimit të perspektivës gjinore në të gjithë sektorët e planifikimit strategjik në Kosovë, në mënyrë që çdo dokument i ri e strategji e politikë e dizajnuar të jetë në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian duke e shtruar kështu në themele të sigurta rrugën drejt integrimit në BE.”
Projekti Gender Equality Facility do të shërbejë do t’i shërbejë qeverisë, organizatave të shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesit që kërkojnë të përshpejtojnë progresin drejt përmbushjes së Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm, konkretisht objektivit të pestë për Barazi Gjinore.
Duke e lehtësuar procesin e shkëmbimit të njohurive, dhe duke i mbështetur iniciativat inovative, projekti do të ndikojë në fuqizimin e akterëve relevantë në të gjitha nivelet e qeverisjes për të dizajnuar e implementuar politika të përgjegjshme gjinore në mbarë vendin.
1 prej5
Njoftimi për media
12 prill 2023
Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një Studim i Rasteve të Ngacmimit Seksual në Vendin e Punës në Kosovë në Sektorin Publik dhe Privat
Hulumtimi “Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një studim i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë në sektorin publik dhe Privat” është realizuar nga IDRA Consulting ndërkaq kërkesa për të siguruar të dhëna të tilla ka ardhur edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë.
Ky hulumtim në terren kishte për qëllim mbledhjen e opinioneve dhe perceptimeve të grave të punësuara në lidhje me sigurinë e përgjithshme të tyre në vendin e punës, ekspozimin ndaj ngacmimit seksual të grave të anketuara personalisht ose kolegeve dhe ndikimin e ngacmimit seksual në mirëqenien fizike dhe mendore.
Prezent në ngjarjen e lansimit, Avokati i Popullit, Naim Qelaj mbështeti plotësisht kauzën e parandalimit duke u zotuar se institucioni do të zgjerojë përpjekjet e tij për t'i dhënë zë këtij fenomeni. Më tutje ai theksoi se ky raport do të ngrisë shqetësimin në adresën e duhur për arritjen e një zgjidhjeje dhe do të obligojë institucionet përkatëse në trajtimin e këtyre rasteve.
Ndërkaq Vlora Tuzi Nushi, udhëheqëse e zyrës për Kosovë, tha se fenomeni prek edhe gratë edhe burrat në vendin e punës, megjithatë statistikat globale tregojnë se gratë janë më të ekspozuara.
“Ngacmimi seksual mund t’i ndodh secilit, pavarësisht a është burrë apo grua. Sipas një hulumtimi global të ILO’s, një në 15 njerëz globalisht kishte përjetuar ngacmim seksual në vendin e punës. Ndërkaq pavarësisht se fenomeni prek të dyja gjinitë, statistikisht gratë përjetojnë ngacmim seksual në punë më shumë se burrat”.
Në anën tjetër, Arnhild Spence, Koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, u shpreh se “çdokush ka të drejtën e një vendi pune pa ngacmime seksuale. Le të kemi zero tolerancë për dhunën dhe ngacmimin në punë – ose kudo!”
Anketimi i 500 grave respodente të sektorëve të ndryshëm profesionalë në sektorin publik dhe privat i kryer në 7-të rajonet më të mëdha në Kosovë (Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Gjilan) nxori në pah se në nivel të përgjithshëm 72% e mostrës ishin të familjarizuara me termin ngacmim seksual në vendin e punës dhe 24% deklaruan se nuk ishin në dijeni për këtë.
Në anën tjetër të pyetura nëse kanë përjetuar ngacmim seksual vetëm 9% e grave deklaruan se janë ngacmuar seksualisht, ndërkaq 84% e respodenteve kanë thënë se vetë ato ose dikush që e njohin nuk është ngacmuar seksualisht, 5% prej tyre nuk e dinin ndërkaq 2% kanë refuzuar të përgjigjen.
Sidoqoftë, për shkak të ndjeshmërisë së temës dhe shqetësimit nga humbja e vendit të punës, të dhënat e deklarimit të rasteve të ngacmimit seksual nuk e reprezentojnë realitetin.
Ndërkaq sa i përket formës së ngacmimit seksual të cilën e kanë dëshmuar më së tepërmi të ndodh në ambientet e punës, listohen komentet e natyrës seksuale me (25%), ndjekja elektronike ose fizike (20%), detyrimi seksual apo quid pro quo – diçka në shkëmbim të diçkaje (19*).
Ky hulumtim është realizuar në kuadër të fushatës për të drejtat e punës “Punë e denjë për jetë të dinjitetshme” nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve me Mbështetjen e Ambasadës së Suedisë në Prishtinë. Partnerët zbatues të fushatës janë Inspektorati i Punës, Administrata Tatimore e Kosovës, Organizata Ndërkombëtare e Punës, UN Women, Community Development Fund, Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Qendra për Politika dhe Avokim dhe LENS.
1 prej5
Burimet e fundit
1 / 9
Burimet
19 nëntor 2020
1 / 9