Të fundit
Njoftimi për media
26 nëntor 2025
Taste the Future: HoReCa & Slow Food Connections – Promovimi i Aftësive, Qëndrueshmërisë dhe Inovacionit në Sektorin e Mikpritjes në Kosovë
Mëso më shumë
Reportazh
25 nëntor 2025
Aktivitetet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë gjatë 16 Ditëve
Mëso më shumë
Reportazh
20 nëntor 2025
30 Years of UNICEF Engagement in Kosovo: A Journey of Partnership, Progress and Possibility
Mëso më shumë
Të fundit
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë një thirrje globale për veprim për t'i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur mjedisin dhe klimën e tokës dhe për të siguruar që njerëzit kudo që janë të mund të gëzojnë paqe dhe prosperitet. Këto janë qëllimet për të cilat OKB po punon në Kosovë:
Ngjarja
25 prill 0003
Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë
AGJENDA E PROGRAMITLokacioni: Hotel International Prishtina – Veternik9:30-10:00: Mirëseardhja
Moderatore: Znj. Zana Sherifi, ILO
10:00 – 10:15: Sesioni hyrës i konferencës
Folësit:Shkëlqesia e Tij, Z. Jonas Westerlund, Ambasador i Suedisë
Z. Blerim Murtezi, Zyrtar i Lartë i Programit, ILO
Z. Rizah Plakolli, U.D. Kryeinspektor i Punës
Prezantime mbi rezultatet kryesore të fazës pilotuese:
10:15 – 10:25: Sistemi Elektronik për Menaxhimin e Rasteve në Inspektoratin e Punës Z. Arton Cerkini, Udhëheqës I Divizionit për Inspektim në Rajonin e Ferizajit, Inspektorati Qëndror I Punës
10:25-10:35: Kursi virtual vetë-administrues për sigurinë dhe shëndetin në punë Znj. Donikë Hyseni, Zyrtare për Teknologji te Informimit, Inspektorati Qëndror I Punës
10:35-11:00: Rrjetizim dhe fingerfood
Moderatore: Znj. Zana Sherifi, ILO
10:00 – 10:15: Sesioni hyrës i konferencës
Folësit:Shkëlqesia e Tij, Z. Jonas Westerlund, Ambasador i Suedisë
Z. Blerim Murtezi, Zyrtar i Lartë i Programit, ILO
Z. Rizah Plakolli, U.D. Kryeinspektor i Punës
Prezantime mbi rezultatet kryesore të fazës pilotuese:
10:15 – 10:25: Sistemi Elektronik për Menaxhimin e Rasteve në Inspektoratin e Punës Z. Arton Cerkini, Udhëheqës I Divizionit për Inspektim në Rajonin e Ferizajit, Inspektorati Qëndror I Punës
10:25-10:35: Kursi virtual vetë-administrues për sigurinë dhe shëndetin në punë Znj. Donikë Hyseni, Zyrtare për Teknologji te Informimit, Inspektorati Qëndror I Punës
10:35-11:00: Rrjetizim dhe fingerfood
1 prej5
Publikim
07 prill 2025
DITA BOTËRORE E SHËNDETIT 2025 – “FILLIMI SHËNDETSHËM, E ARDHME ME SHPRESË”
Motoja e Ditës Botërore të Shëndetit 2025 është “Fille të Shëndetshme, të Ardhme me Shpresë”. Fushata e këtij viti mbështet përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit të mirë si për gruan shtatzënë ashtu edhe për fetusit, që nga momenti i konceptimit.Pavarësisht përparimeve të konsiderueshme globale, miliona gra dhe vajza në mbarë botën vazhdojnë të mos kenë qasje në shërbime thelbësore dhe shpëtuese, veçanërisht gjatë lindjes dhe në 24 orët e para pas lindjes. Në një intervistë për RTK, OBSH bëri thirrje për t’i dhënë fund vdekjeve amtare dhe të foshnjave.
“Nevojitet forcimi i sistemeve të kujdesit parësor shëndetësor për të siguruar qasje universale në shërbime të shëndetit riprodhues dhe seksual, dhe për të hequr pengesat sistematike,” tha Dr. Isme Humolli, Zyrtar i Shëndetit Publik në Zyrën e OBSH-së në Prishtinë.Një raport i ri ndër-agjencik i udhëhequr nga OBSH zbulon se ndërkohë që vdekshmëria amtare globale është ulur me 40% që nga viti 2000 – nga 446,000 në rreth 260,000 vdekje në vitin 2023 – përparimi mbetet i pabarabartë dhe i pamjaftueshëm për të arritur objektivin e SDG për uljen e vdekshmërisë amtare nën 70 për 100,000 lindje të gjalla deri në vitin 2030. Shumica dërrmuese e vdekjeve amtare shkaktohet nga mungesa e qasjes në kujdes cilësor, pabarazitë dhe pengesat sistemike. Raporti thekson ndikimin në rritje të sëmundjeve jo-ngjitëse, faktorëve socialë dhe normave të dëmshme gjinore në shëndetin e nënës.Raporti i plotë mund të gjendet këtu
Raporti është prodhuar nga OBSH në emër të Grupit Ndër-Agjencik për Vlerësimin e Vdekshmërisë Amtare, që përfshin OBSH, UNICEF, UNFPA, Grupin e Bankës Botërore dhe Divizionin e Popullsisë të Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështje Ekonomike dhe Sociale.Shkurtimet në ndihmë e kërcënojnë përparimin e brishtë drejt ndalimit të vdekjeve amtare, paralajmërojnë agjencitë e OKB-së.Versioni i shkurtuar si dhe mesazhet kryesore mund të shkarkohen në faqen më poshtë, përfshirë mesazhet kryesore nga OBSH për Ditën Botërore të Shëndetit.Mesazhet kyçe:Ne mund t’i japim fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe të sapolindurve. OBSH bën thirrje për një rigjallërim rajonal të përpjekjeve për të siguruar qasje në kujdes cilësor për gratë dhe foshnjat, veçanërisht në vendet ku ndodhin shumica e vdekjeve amtare dhe të të porsalindurve.Përtej mbijetesës, kërkohen investime kritike për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë të grave. Grave kudo u nevojiten ofrues shëndetësorë që i dëgjojnë dhe u përgjigjen nevojave të tyre – përfshirë muajt pas lindjes kur miliona ende nuk marrin mbështetje thelbësore.Shëndeti më i mirë amtar do të thotë qasje më e mirë në shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues, në mënyrë që gratë të mund të planifikojnë jetën dhe të mbrojnë shëndetin e tyre. Fuqizimi dhe vetëvendosja për gratë dhe vajzat është thelbësore për të luftuar vdekjet amtare dhe të të porsalindurve dhe për të arritur shëndet për të gjithë.Deklaratë – Jeta e çdo nëne ka rëndësi.
Gjeni materiale për rrjetet sociale me mesazhet e OBSH-së këtu nëse doni të bashkoheni në fushatë. 👉 LINK
“Nevojitet forcimi i sistemeve të kujdesit parësor shëndetësor për të siguruar qasje universale në shërbime të shëndetit riprodhues dhe seksual, dhe për të hequr pengesat sistematike,” tha Dr. Isme Humolli, Zyrtar i Shëndetit Publik në Zyrën e OBSH-së në Prishtinë.Një raport i ri ndër-agjencik i udhëhequr nga OBSH zbulon se ndërkohë që vdekshmëria amtare globale është ulur me 40% që nga viti 2000 – nga 446,000 në rreth 260,000 vdekje në vitin 2023 – përparimi mbetet i pabarabartë dhe i pamjaftueshëm për të arritur objektivin e SDG për uljen e vdekshmërisë amtare nën 70 për 100,000 lindje të gjalla deri në vitin 2030. Shumica dërrmuese e vdekjeve amtare shkaktohet nga mungesa e qasjes në kujdes cilësor, pabarazitë dhe pengesat sistemike. Raporti thekson ndikimin në rritje të sëmundjeve jo-ngjitëse, faktorëve socialë dhe normave të dëmshme gjinore në shëndetin e nënës.Raporti i plotë mund të gjendet këtu
Raporti është prodhuar nga OBSH në emër të Grupit Ndër-Agjencik për Vlerësimin e Vdekshmërisë Amtare, që përfshin OBSH, UNICEF, UNFPA, Grupin e Bankës Botërore dhe Divizionin e Popullsisë të Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështje Ekonomike dhe Sociale.Shkurtimet në ndihmë e kërcënojnë përparimin e brishtë drejt ndalimit të vdekjeve amtare, paralajmërojnë agjencitë e OKB-së.Versioni i shkurtuar si dhe mesazhet kryesore mund të shkarkohen në faqen më poshtë, përfshirë mesazhet kryesore nga OBSH për Ditën Botërore të Shëndetit.Mesazhet kyçe:Ne mund t’i japim fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe të sapolindurve. OBSH bën thirrje për një rigjallërim rajonal të përpjekjeve për të siguruar qasje në kujdes cilësor për gratë dhe foshnjat, veçanërisht në vendet ku ndodhin shumica e vdekjeve amtare dhe të të porsalindurve.Përtej mbijetesës, kërkohen investime kritike për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë të grave. Grave kudo u nevojiten ofrues shëndetësorë që i dëgjojnë dhe u përgjigjen nevojave të tyre – përfshirë muajt pas lindjes kur miliona ende nuk marrin mbështetje thelbësore.Shëndeti më i mirë amtar do të thotë qasje më e mirë në shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues, në mënyrë që gratë të mund të planifikojnë jetën dhe të mbrojnë shëndetin e tyre. Fuqizimi dhe vetëvendosja për gratë dhe vajzat është thelbësore për të luftuar vdekjet amtare dhe të të porsalindurve dhe për të arritur shëndet për të gjithë.Deklaratë – Jeta e çdo nëne ka rëndësi.
Gjeni materiale për rrjetet sociale me mesazhet e OBSH-së këtu nëse doni të bashkoheni në fushatë. 👉 LINK
1 prej5
Njoftimi për media
14 mars 2025
Suedia dhe ILO nënshkruajnë një marrëveshje për të rritur efikasitetin e Inspektoratit të Punës, përmirësuar kushtet e punës dhe rritur produktivitetin e punëtorëve në NVM.
Pavarësisht rritjes së qëndrueshme të BPV-së në Kosovë gjatë dekadës së fundit, mundësitë për punësim formal mbeten të kufizuara—veçanërisht për gratë dhe të rinjtë. Shumë pune kërkues ballafaqohen me sfida si pagat e ulëta, kushtet të dobëta të punës dhe mungesën e zhvillimit të aftësive, ndërsa punëdhënësit hasin vështirësi në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar, duke thelluar mungesën e fuqisë punëtore në industritë kyçe. "Për të adresuar këto çështje, kjo nismë ndjek një qasje të dyfishtë:🔹 Forcimi i Zbatimit të Ligjit të Punës – Rritja e kapaciteteve të Inspektoratit të Punës, përfshirë transformimin e tij digjital dhe bashkëpunimin me partnerët socialë, për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës dhe për të mbrojtur të drejtat e punës.🔹 Mbështetja e NVM-ve për Rritje të Qëndrueshme – Ofrimi i udhëzimeve dhe trajnimeve të përshtatura për të ndihmuar ndërmarrjet në përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e performancës së punonjësve, zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe digjitale, rritjen e produktivitetit dhe forcimin e integrimit të tyre në zinxhirët globalë të furnizimit."** Kjo nismë bazohet në mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe ILO-s dhe është në përputhje me objektivat më të gjera të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Përmes investimeve në sigurinë në punë, zbatimin e ligjeve të punës dhe zhvillimin e sektorit privat, programi synon të krijojë mundësi më të mira punësimi, të rrisë produktivitetin e ndërmarrjeve dhe të nxisë një treg pune më konkurrues.
1 prej5
Njoftimi për media
14 mars 2025
Suedia dhe ILO nënshkruajnë një marrëveshje për të rritur efikasitetin e Inspektoratit të Punës, përmirësuar kushtet e punës dhe rritur produktivitetin e punëtorëve në NVM.
Pavarësisht rritjes së qëndrueshme të BPV-së në Kosovë gjatë dekadës së fundit, mundësitë për punësim formal mbeten të kufizuara—veçanërisht për gratë dhe të rinjtë. Shumë pune kërkues ballafaqohen me sfida si pagat e ulëta, kushtet të dobëta të punës dhe mungesën e zhvillimit të aftësive, ndërsa punëdhënësit hasin vështirësi në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar, duke thelluar mungesën e fuqisë punëtore në industritë kyçe. "Për të adresuar këto çështje, kjo nismë ndjek një qasje të dyfishtë:🔹 Forcimi i Zbatimit të Ligjit të Punës – Rritja e kapaciteteve të Inspektoratit të Punës, përfshirë transformimin e tij digjital dhe bashkëpunimin me partnerët socialë, për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës dhe për të mbrojtur të drejtat e punës.🔹 Mbështetja e NVM-ve për Rritje të Qëndrueshme – Ofrimi i udhëzimeve dhe trajnimeve të përshtatura për të ndihmuar ndërmarrjet në përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e performancës së punonjësve, zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe digjitale, rritjen e produktivitetit dhe forcimin e integrimit të tyre në zinxhirët globalë të furnizimit."** Kjo nismë bazohet në mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe ILO-s dhe është në përputhje me objektivat më të gjera të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Përmes investimeve në sigurinë në punë, zbatimin e ligjeve të punës dhe zhvillimin e sektorit privat, programi synon të krijojë mundësi më të mira punësimi, të rrisë produktivitetin e ndërmarrjeve dhe të nxisë një treg pune më konkurrues.
1 prej5
Publikim
19 prill 2024
UNKT Annual Results Report 2023
We are pleased to present the United Nations Kosovo Team's Annual Results Report for 2023. This report encapsulates the collective efforts of our dedicated team towards achieving the Sustainable Development Goals under the United Nations Sustainable Development Cooperation Framework 2021-2025.In 2023, significant progress was made across key areas including governance, social services, and economic development, all aimed at fostering a more inclusive, sustainable, and resilient future for Kosovo. We invite our global partners and the public to delve into the details of these achievements, which demonstrate our commitment to enhancing institutional accountability, inclusivity, and the overall socio-economic landscape of Kosovo.
1 prej5
Reportazh
25 nëntor 2025
Aktivitetet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë gjatë 16 Ditëve
Fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore është një nismë globale vjetore që bën thirrje për veprim të koordinuar për parandalimin dhe adresimin e të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore. Ajo fillon çdo vit më 25 nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përfundon më 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut. Fushata synon të forcojë ndërgjegjësimin, avokimin dhe angazhimin në të gjitha komunitetet, institucionet dhe partneritetet.Më poshtë gjendet kalendari i aktiviteteve që zhvillohen në Kosovë. [powerbi:https://data.uninfo.org/Home/_Kosovo_16Days_Calendar] Ky kalendar paraqet aktivitetet e mundësuara nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, drejtpërdrejt ose përmes partneriteteve. Ai mund të shikohet në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe. Kalendarit i bëhen përditësime ditore gjatë 16 Ditëve, pasi është një dokument i gjallë. Për pjesëmarrje ose informacione shtesë, ju lutemi kontaktoni pikat përkatëse të kontaktit të listuara.Nëse vëreni ndonjë informacion që mungon ose që kërkon sqarim, mund të na kontaktoni gjithashtu.
1 prej5
Reportazh
20 nëntor 2025
30 Years of UNICEF Engagement in Kosovo: A Journey of Partnership, Progress and Possibility
Tre dekada të punës së përbashkët me institucionet vendore, komunitetet, partnerët e zhvillimit dhe të rinjtë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije. Për të shënuar këtë përvjetor, UNICEF-i organizoi një ngjarje të veçantë me përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, përfaqësues të organizatave të zhvillimit, entiteteve motra të OKB-së, partnerëve të komunitetit, inovatorëve të rinj dhe udhëheqësisë. Udhëheqësja e Zyrës së UNICEF-it, znj. Veronika Vashchenko, në fjalën hyrëse tha: “Ky përvjetor është një homazh për çdo fëmijë, të ri, prind, mësimdhënës, infermiere, punonjës social dhe partner që ka çuar përpara misionin e UNICEF-it. Ndërsa bota përballet me kriza të shumta, angazhimi ynë duhet të jetë më i fuqishëm se kurrë. Çdo fëmijë meriton të mbijetojë, të mësojë dhe të lulëzojë.”Nderimi i Fillimeve: Reflektime nga viti 1995 Një e ftuar e veçantë e nderit, Flaka Surroi, përfaqësuesja e parë e UNICEF-it që hapi zyrën e UNICEF-it në Prishtinë në vitin 1995 dhe tani udhëheqëse e grupit të pavarur mediatik Koha, ndau reflektime të fuqishme mbi ditët e para të punës së UNICEF-it në një kontekst jashtëzakonisht sfidues. Historitë e saj personale rikujtuan një periudhë të shënuar nga pasiguria, qasja e kufizuar në shërbime thelbësore dhe vështirësi të gjera. Megjithatë, mesazhi i saj ishte vendosmëria dhe shpresa—duke theksuar se, pavarësisht pengesave, angazhimi për të mbrojtur fëmijët dhe për të mbështetur komunitetet ka mbetur i palëkundur.Fjalët e saj nënvizuan një të vërtetë të thjeshtë: përparimi është i mundur kur njerëzit bashkohen me qëllim.Festimi i Udhëtimeve TransformueseNjë pjesë qendrore e ngjarjes ishte një video që paraqiste partnerë, familje, të rinj, edukatorë dhe udhëheqës komunitarë, përvojat e të cilëve pasqyrojnë ndikimin e punës së UNICEF-it gjatë 30 viteve të fundit. Këto dëshmi ilustruan se si bashkëpunimi i qëndrueshëm mund të sjellë ndryshime afatgjata—qoftë përmes forcimit të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit, zgjerimit të qasjes në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë, përmirësimit të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijës, apo programeve për fuqizimin e të rinjve. Ndër të pranishmit ishin edhe të rinj frymëzues që po sjellin ndryshim, përfshirë z. Seyjnur Veshal, nga komuniteti Rom, dikur zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, udhëtimi i të cilit në aktivizmin shoqëror filloi me UPSHIFT, programin model të UNICEF-it të krijuar për të fuqizuar adoleshentët që t’i shndërrojnë sfidat në komunitetet e tyre në zgjidhje inovative.Partnerë të Bashkuar për FëmijëtFolësit theksuan se çdo arritje—nga sigurimi i shërbimeve thelbësore te iniciativat e transformimit digjital, reformat gjithëpërfshirëse në arsim, forcimi i mbrojtjes sociale dhe angazhimi i të rinjve—është bërë e mundur falë përpjekjeve të përbashkëta, të mbështetura në besim dhe përgjegjësi të ndarë. Një infermiere e përkushtuar nga programi i vizitave në shtëpi, Shemsije Mehmeti, theksoi se si vizitat në terren ndihmojnë në identifikimin e rasteve që përndryshe mund të mbeteshin të padukshme. Ajo shpjegoi se ndërhyrja e hershme mundëson njohjen në kohë të sfidave zhvillimore, nevojave shëndetësore apo cenueshmërive sociale—duke siguruar që fëmijët të marrin mbështetjen më të hershme të mundshme për të rritur, lulëzuar dhe realizuar plotësisht potencialin e tyre.Fjalimi i Rijad Mehmetit ishte shumë emocional, ndaj miku i tij më i mirë e ndihmoi me leximin. Bashkëpunimi me UNICEF-in për të promovuar të drejtat dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara e ka transformuar udhëtimin e tij si i ri me aftësi të kufizuara. Ai theksoi se angazhimi në avokim e ka forcuar vetëbesimin, i ka zgjeruar mundësitë dhe ka përforcuar mesazhin se çdo individ mund të kontribuojë në mënyrë domethënëse kur barrierat hiqen dhe kur sistemet e mbështetjes janë gjithëpërfshirëse. Tri Dekada NdikimiGjatë 30 viteve të fundit, angazhimi i UNICEF-it ka mbështetur:Zgjerimin e qasjes në arsim parashkollor dhe bazik me cilësiForcimin e kuadrove për zhvillimin e hershëm të fëmijërisëPërmirësimin e shërbimeve shëndetësore për nënat, të sapolindurit dhe adoleshentëtProgramet e mbrojtjes për çdo fëmijë, me fokus të fortë te parandalimi dhe reagimi ndaj dhunësNisma të përfshirjes sociale që avancojnë të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuaraInovacionin, pjesëmarrjen dhe zhvillimin e shkathtësive për të rinjtë përmes platformave si UPSHIFTSistemet e gatishmërisë dhe reagimit emergjent të orientuara drejt fëmijëve dhe grupeve të cenueshmeKëto arritje ilustrojnë një angazhim të qëndrueshëm për të siguruar që çdo vajzë dhe djalë të rriten të sigurt, të shëndetshëm dhe me mundësi të plotë për të arritur potencialin e tyre.Për më shumë, shihni LinkDuke Shikuar PërparaTeksa UNICEF-i shënon 30-vjetorin e pranisë së tij në Kosovë, vëmendja mbetet fort te e ardhmja—te ndërtimi i shoqërive ku të drejtat e fëmijëve realizohen plotësisht, ku institucionet forcohen dhe ku të rinjtë fuqizohen si kontribues aktivë në zhvillim.Njoftim për media i UNICEF-it.
1 prej5
Reportazh
17 tetor 2025
Nga përpjekjet e vazhdueshme te qëndrueshmëria: Rruga e Fatonit drejt pavarësisë ekonomike
Shkëndijat shpërndahen mbi dyshemenë prej betoni, ndërsa Faton Behluli, një zejtar 35-vjeçar nga komuniteti Ashkali, i jep formë metalit — të fortë, të dobishëm dhe plot qëllim “Dikur bëja punë fizike për të tjerët,” thotë ai, duke lënë veglat mënjanë për një moment. “Ishte lodhëse — si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Sot, kam hapësirën time të punës, pajisjet e mia dhe qetësinë shpirtërore duke ditur që puna ime e mban familjen time.”Për vite me radhë, Faton punoi kudo që mund të gjente punë — nëpër kantierë ndërtimi, duke rregulluar dyer, apo duke ndihmuar fqinjët me punë të vogla të përpunimit të metalit. Megjithëse kishte aftësi, mungesa e veglave të duhura e pengonte të ecte përpara. “Një zejtar pa vegla është sikur të kesh duar që s’mund t’i përdorësh,” thotë ai.Gjithçka ndryshoi kur u përzgjodh si përfitues i Programit për Stabilizimin e Komunitetit (CSP), i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.Përmes këtij programi, Faton mori pajisjet thelbësore që i kishin munguar prej kohësh — një aparat saldimi dhe vegla e pajisje për përpunimin e metalit. Me këtë mbështetje, ai më në fund arriti të hapë garazhin e tij të vogël, duke i shndërruar aftësitë e tij në një burim të qëndrueshëm jetese. “Këto vegla ndryshuan gjithçka,” thotë ai me një buzëqeshje krenare. “Më parë isha i varur nga të tjerët. Tani kam punëtorinë time. Mund ta planifikoj ditën, ta menaxhoj punën dhe të siguroj të ardhurat për familjen pa u shqetësuar për nesër.”Çdo ditë, Faton e vë në punë pajisjet e tij — saldon, riparon dhe krijon. Madje ka filluar të punojë herë pas here edhe me kushërinjtë, duke u ofruar punë të vogla me pagesë. “Po e vazhdojmë zanatin që na e lanë baballarët dhe gjyshërit,” thotë ai. “Kur punojmë bashkë, nuk po fitojmë vetëm; po e mbajmë gjallë një traditë.”Duke parë përpara, Faton shpreson ta zgjerojë biznesin dhe të blejë makina më profesionale, në mënyrë që të punësojë të tjerë në mënyrë të rregullt. “Shumë të rinj duan të punojnë, por nuk kanë mundësi,” shpjegon ai. “Me veglat e duhura, gjithçka është e mundur.” Për Fatonin, kjo mbështetje nuk ishte thjesht pajisje të reja — ishte një ndjenjë e re dinjiteti dhe kontrolli mbi jetën e tij. “Pa këtë ndihmë, do të kishte qenë shumë më e vështirë,” pranon ai. “Tani mund të kujdesem për familjen time, të jem i organizuar dhe të jetoj pa frikë nga ajo që sjell e nesërmja.”Përmes Programit për Stabilizimin e Komunitetit (CSP), të financuar nga Bashkimi Evropian, IOM ka ndihmuar individë si Fatonin të shndërrojnë aftësitë e tyre në mjete jetese të qëndrueshme — duke fuqizuar familjet dhe forcuar komunitetet anembanë Kosovës. Storja gjithashtu e publikuar ne faqen e IOM LINK
1 prej5
Reportazh
05 gusht 2025
Rrugëtimi i një gjimnazisti, nga edukimi mediatik tek angazhimi social
Si shumica e bashkëmoshatarëve të tij, ai kalonte orë të tëra duke shfletuar internetin, duke konsumuar lajme në mënyrë pasive dhe përmbajtje të tjera që shfaqen në internet. Ai thotë se nuk kishte hulumtuar shumë. Kishte vetëm njohuri bazike mbi median dhe informacionin.Martini vendosi të ndiqte kursin “Bazat e Edukimit Mediatik – Të kuptuarit e Medias, Dezinformimit dhe Manipulimit”, i cili përbëhej nga katër punëtori.Përmes punëtorive, pjesëmarrësit mësuan si të dallojnë lajmet e rreme, si të kontrollojnë burimet dhe të kuptojnë mënyrat se si mediat mund të manipulojnë përmbajtjen. Ky kurs e shtyu Martinin të analizojë më shumë rolin e medias, të jetë më i vëmendshëm ndaj përmbajtjes që konsumon çdo ditë në internet, por edhe të rishikojë disa prej qëndrimeve të tij. Edukimi i të rinjve mbi përdorimin e përgjegjshëm të mediave mund të ulë ndjeshëm konfliktet në mes të rinjëve duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi për mendim kritik, të njohin dezinformimin dhe të komunikojnë me më shumë respekt si online ashtu edhe offline. Ky aktivitet është pjesë e një programi më të gjerë që fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet bashkëmoshatarëve, si dhe fuqizimin e shkathtësive të nxënësve për pjesëmarrje aktive në proceset vendimmarrëse. Duke kombinuar edukimin mediatik me këto kompetenca kyçe, programi nxit një mjedis shkollor më gjithëpërfshirës, më të përshtatshëm ku te rinjtë respektojnë njëri-tjetrin.Projekti Youth Empowered through Inclusive Schools and Societies (YESS), i mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes (PBF), ka një qasje të bazuar në komunitet, duke përdorur shkollat dhe komunitetet e tyre përreth si pika hyrëse për të angazhuar vajza dhe djem të rinj, veçanërisht ata nga grupet e margjinalizuara të cilët nuk kanë qenë të përjfshirë në vendimmarrje. Projekti PBF “YESS” shtrihet në 11 komuna dhe 54 shkolla. Filloi në janar 2024 dhe deri më tani ka arritur më shumë se 8,600 nxënës dhe të rinj (60% femra) dhe gati 600 mësues (68% femra) shqiptarë, komunitetet serbe, goranë, boshnjake, rome, turke dhe kroate. Ndërhyrjet kanë përfshirë trajnime dhe punëtori për ndërtimin e kapaciteteve mbi zgjidhjen e konflikteve, ndërmjetësimin mes bashkëmoshatarëve, mendimin kritik dhe inteligjencën emocionale, si dhe aktivitete sensibilizuese, trajnime rezidenciale, sesione mentorimi, kampe rinore dhe kurse gjuhe.Për Martinin, këto punëtori ishin më shumë sesa aktivitete jashtëshkollore. Ato hapën mundësi të reja, të panjohura. “Punëtoritë më zgjeruan horizontin dhe më ndihmuan të dalloj se çfarë është informacion i saktë e çfarë jo,” thotë Martini. “Më parë i pranoja gjërat ashtu siç vinin, por tani analizoj dhe verifikoj informacionin. Ndihem sikur jam bërë më i matur nëpranimin e informatës,” shton ai.Tani, Martini nuk heziton të ngrisë zërin e tij, dhe të sigurohet që ai po dëgjohet, përdor argumente që di t’i mbështesë, dhe më e rëndësishmja, ndihet i fuqizuar dhe më i sigurt në diskutimet publike.“Tani e vërej shumë më shpejt kur dikush përpiqet të fshehë të vërtetën. E di që shikoj burime të shumta dhe nuk nxjerr përfundime menjëherë. Ndihem më i sigurt kur diskutoj tema që lidhen me median dhe informacionin. Nuk kam më frikë të shpreh mendimin tim, sepse kam argumente dhe di si t’i mbështes ato,” shpjegon Martini rreth rëndësisë së fuqizimit të të rinjve përmes kësaj qasjeje.Ai shton se njerëzit nga rrethi i tij, prindërit, mësuesit, shokët, kanë vënë re një ndryshim tek ai për shkak të pjesëmarrjes në këto aktivitete.“Ata e kanë vënë re ndryshimin”. Më thonë se jam më i matur dhe më me përgjegjësi, dhe disa madje kanë filluar të interesohen për temat që unë përmend. Janë krenarë për mua,” thotë Martini.Ai madje ua ka ndarë të tjerëve atë që ka dëgjuar dhe mësuar. “Kam folur me shokët; madje kam shpërndarë disa linqe dhe këshilla të dobishme që mora gjatë punëtorive.”Kjo, thotë ai, është përvoja më e rëndësishme nga pjesëmarrja në këto aktivitete.“Gjërat më frymëzuese për mua ishin kur kuptova se mund të ndikoj edhe tek të tjerët, kur ndava disa informacione të dobishme dhe pashë se të tjerët i morën seriozisht,” thotë ky gjimnazist simpatik.Martini mendon se është e rëndësishme që të rinjtë të kuptojnë si funksionon media dhe si të mbrohen nga dezinformimi. Ai beson se ky është një informacion që të gjithë e kanë të nevojshëm, dhe për këtë arsye ka një mesazh për bashkëmoshatarët e tij kur bëhet fjalë për programe të tilla:“Do t’u thosha të mos hezitojnë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të mësuar diçka të dobishme. Këto programe mund të ndryshojnë vërtet mënyrën se si e shohim botën përreth nesh, për mua kanë qenë të tillë,” thotë Martini.Rrëfimi i Martinit është më shumë sesa një storie personale suksesi. Është rrëfimi i një djali të ri, nxënës gjimnazi, i përkushtuar për tu zhvilluar dhe edukuar dhe që përpiqet të përdorë dijen dhe shkathtësitë e fituara jo vetëm për zhvillimin e tij personal, por edhe për të mirën e mjedisit ku jeton. Përmes pjesëmarrjes në programe të ndryshme, Martini kontribuon aktivisht në krijimin e një shoqërie të fuqizuar, solidare dhe të arsimuar. Përmes edukimit, dialogut dhe programeve si projekti YESS, të rinjtë si Martini jo vetëm mësojnë si të kuptojnë median, por edhe bëhen promovues aktiv të paqes dhe mirëkuptimit në komunitetet e tyre.Përmes programit YESS, nga marsi deri në qershor, Kontakt Plus organizoi katër punëtori me temën “Bazat e Edukimit Mediatik – Të kuptuarit e Medias, Dezinformimit dhe Manipulimit”, për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga rajonet e Kamenicës, Shtërpcës, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut.Pesëdhjetë e dy (52) nxënës nga shkollat e komunitetit serb në Kosovë morën pjesë në trajnimet mbi median dhe edukimin mediatik, me synim zhvillimin e mendimit kritik, kuptimin e përmbajtjes mediatike dhe aftësinë për të njohur dezinformimin. Gjatë punëtorive, nxënësit patën mundësi të njiheshin me analizën e përmbajtjes mediatike, si dhe me përdorimin e përgjegjshëm të rrjeteve sociale. Trajnimi është konceptuar për t’u ofruar të rinjve mjetet e nevojshme që të orientohen në mjedisin modern të informacionit dhe të kontribuojnë në pjesëmarrjen e tyre më aktive dhe të informuar në shoqëri.Ligjëruesi, Profesori i Sociologjisë Slobodan Miljković, theksoi se edukimi mediatik sot është po aq i rëndësishëm sa arsimi fillor, sepse fëmijët dhe të rinjtë janë vazhdimisht në kontakt me një sasi të madhe informacioni që mund të formësojë mendimin dhe sjelljen e tyre çdo ditë.Ai beson se këto lloj punëtorish janë thelbësore, sepse përmes edukimit joformal trajtohen tema shumë të rëndësishme.“Nxënësit, përmes punës spontane, bisedës, ndarjes së mendimeve, në mënyrën më të mirë të mundshme përvetësojnë njohuri të caktuara, të cilat më pas bëhen pjesë e identitetit dhe mendimit të tyre kritik,” thotë Miljković. Ai shton se nuk duhet të ekzistojë një model i caktuar se çfarë duhet të dinë fëmijët për edukimin mediatik, por duhet punuar për ndërtimin e mendimit kritik tek nxënësit, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të njohin vetë manipulimin dhe lajmet e rreme nga ato të vërteta.“Është një proces mbi të cilin duhet punuar, në mënyrë që të kemi një mjedis dhe një shoqëri të shëndetshme. Pikërisht sepse media është gjithandej, dhe fëmijët janë vazhdimisht në telefonat e tyre, ndërsa interneti është një platformë që u lejon të gjithëve të jenë në rolin e gazetarëve, por edhe të konsumatorëve të lajmeve,” përfundon Profesori Miljković, i cili përgatiti dhe udhëhoqi punëtoritë.PBF “YESS” mbështetet nga programi i UNICEF-it në Kosovë në partneritet me Fondin e OKB-së për Ndërtimin e Paqes, Ekipin e OKB-së në Kosovë dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
1 prej5
Reportazh
24 mars 2025
Duke numëruar 1,602,515 njerëz: Regjistrimi i vitit 2024 dhe Ndikimi i Tij në Zhvillimin e Kosovës
Mbledhja e të dhënave u përqendrua në demografi, nivelin e arsimit, statusin e punësimit dhe tregues të tjerë kyç. Rreth 4,400 anketues zhvilluan intervista ballë për ballë nëpër komuna dhe komunitete. Trime Ismaili, njëra nga regjistrueset e ReKos, anketoi personalisht rreth 300 amvisëri gjatë këtij procesi.“Ishte thelbësore të krijojmë një mjedis miqësor dhe të mirëpritur gjatë procesit të mbledhjes së të dhënave,” thotë ajo, duke shtuar: “Na udhëzuan që shpesh të zhvillonim biseda të zakonshme, për t’i bërë të anketuarit të ndihen rehat dhe më të gatshëm për të marrë pjesë. Ishim të trajnuar mirë, të përgatitur mirë dhe të pajisur mirë.”Ajo theksoi rëndësinë e qasjes së lehtë dhe të afërt në punën e saj:“Shpesh i filloja bisedat me një buzëqeshje dhe një qëndrim pozitiv, duke thënë: ‘Jam këtu për t’ju regjistruar.’ Dhe njerëzit e dinin saktësisht pse isha aty. Besoj se fushata mediatike e kishte bërë efektin e saj, kështu që gjithçka që na mbetej ishte të prezantoheshim dhe të bënim pyetjet. Në rast se nuk kishte askënd në shtëpi, linim një kartëkontakti dhe ndonjëherë fqinjët ndihmonin për të caktuar një takim.” Ky proces, me një kosto të vlerësuar rreth 12 milionë euro, është financuar kryesisht nga institucionet e Kosovës, me ndihmën e ekspertizës së Kombeve të Bashkuara.Kreu i Njësisë së GIS-it në Agjencinë e Statistikave, z. Idriz Shala, është i gatshëm të flasë për cilësinë e punës së kryer. – “Veglat thelbësore dhe njohuritë e ofruara nga Kombet e Bashkuara nisën me mbështetjen nga UNFPA, përmes trajnimeve të shumta përgjatë një periudhe dyvjeçare. Banka Botërore ofroi falas softuerin Survey Solutions, të cilin ne e përshtatëm sipas nevojave dhe sistemit tonë. Ndërkohë, UNDP, UNECE dhe UNFPA na mbështetën vazhdimisht në të gjitha fazat përgatitore dhe në terren.”“Patëm fatin që ta zbatojmë regjistrimin pas fqinjëve tanë, kështu që mësuam shumë nga përvojat dhe shkëmbimet në rajon – nga regjistrimet në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci – dhe besoj se e kemi bërë një punë edhe më të mirë në Kosovë,” thekson z. Shala. “Dua të them gjithashtu,” shton ai, “se mbi 90% e regjistruesve kanë performuar shkëlqyeshëm.” UNFPA e mbështeti fushatën e regjistrimit me 4 video informuese (PSA) në 5 gjuhë lokale: shqip, serbisht, turqisht dhe romani, përfshirë edhe gjuhën e shenjave. Këto video u transmetuan gjerësisht në kanalet publike të RTK-së para dhe gjatë regjistrimit.Videoja 1 në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e shenjave: Tre videot e tjera në gjuhën shqipe LINK2, LINK3 dhe LINK4. Të katër videot në gjuhën serbe: LINK1, LINK2, LINK3 dhe LINK4. Në gjuhën turke: LINK1, LINK2, LINK3 and LINK4. Në gjuhën rome:: LINK1, LINK2, LINK3 and LINK4In addition to the materials above a social media campaign led by "KAS" including Kosovo mayors and prominent individuals was ongoing during the whole exercise, covering major channels and social media. Zbatimi i Standardeve më të Larta NdërkombëtareUNECE ofroi ndihmë në fushën e statistikave dhe demografisë, e cila ishte thelbësore për vendosjen e një baze të fortë për operacionet e regjistrimit. Për më tepër, për të siguruar cilësinë e regjistrimit dhe punës në terren, specialistë nga zyra rajonale e UNECE dhe UNFPA ishin të pranishëm në terren gjatë procesit të regjistrimit, me qëllim të vlerësimit të cilësisë së punës — duke garantuar kështu përputhshmëri me standardet ndërkombëtare, përfshirje gjithëpërfshirëse dhe elemente të qëndrueshmërisë demografike.Nga forcimi i kapaciteteve institucionale, deri te drejtimi i fushatave për vetëdijesim publik, UNFPA e ka mbështetur agjencië e statistikave në çdo fazë. Përpjekjet janë përqendruar në trajnimin e stafit, angazhimin e qytetarëve dhe përfaqësimin e grupeve në situata të cenueshme.Përtej mbledhjes së të dhënave, UNFPA tashmë është duke analizuar gjetjet e regjistrimit për të ndikuar në politikat për plakjen e popullsisë, barazinë gjinore dhe përfshirjen e të rinjve — duke forcuar përkushtimin e saj për ta shndërruar të dhënat në veprim për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë. Që nga fazat e hershme të përgatitjes për regjistrim e deri te sigurimi i një vetëdijësimi të gjerë publik, UNFPA ka qenë një forcë shtytëse—duke forcuar komunikimin, ndërtuar kapacitetet institucionale dhe shndërruar të dhënat në veprim për të avancuar qeverisjen e mirë, përfshirjen dhe qëndrueshmërinë demografike në Kosovë. — Visare Mujko Nimani, Shefe e Zyrës së UNFPA-sëUNDP menaxhoi një listë rezervë të regjistruesve dhe ofroi mbështetje të fuqishme për analizën e të dhënave pas përfundimit të regjistrimit. Ky hap është thelbësor për të verifikuar rezultatet dhe për të siguruar saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave. Të gjitha agjencitë pjesëmarrëse dhanë kontribut të vlefshëm në hartimin e pyetësorit, duke siguruar që ai të ishte gjithëpërfshirës dhe i përshtatur për të kapur informacionin e nevojshëm demografik.Gjatë regjistrimit, fokusi u zhvendos te forcimi i kapaciteteve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Kjo përfshinte trajnime dhe burime për të përballuar sfidat logjistike të procesit të regjistrimit.Ndihma e ofruar nga UNDP për regjistrimin e popullsisë dhe banesave në Kosovë luajti një rol vendimtar në garantimin e një procesi gjithëpërfshirës, i cili ofron informacion të rëndësishëm për vendimmarrësit, planifikuesit dhe studiuesit. Kjo mbështetje u mundëson atyre të marrin vendime të bazuara në të dhëna dhe të shpërndajnë burimet në mënyrë efikase.Duke ndjekur parimin e mos lënies askujt pas, UNDP siguroi që regjistrimi të realizohej edhe në institucionet publike rezidenciale, përfshirë burgjet, institucionet e shëndetit mendor dhe shtëpitë për të moshuar.— Nuno Queiros, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë Sigurimi që procesi të përmbushte standardet ndërkombëtare ishte me rëndësi thelbësore. Agjencitë e OKB-së punuan së bashku për të garantuar që regjistrimi të përputhej me praktikat më të mira të njohura globalisht, duke rritur besueshmërinë dhe pranueshmërinë e rezultateve të censit. Kjo nismë e përbashkët jo vetëm që mundësoi një operacion të qetë të regjistrimit, por gjithashtu hodhi themelet për të dhëna më të sakta dhe të besueshme në Kosovë – thelbësore për politikëbërje të informuar dhe zhvillim të qëndrueshëm.Regjistrimi në Kosovë u karakterizua nga trajnime efektive, mbështetje e fortë në terren dhe një qasje bashkëpunuese, duke rezultuar në një proces të suksesshëm të mbledhjes së të dhënave. Të dhënat përfundimtare u publikuan më 19 dhjetor 2024 dhe mund të aksesohen këtu: Vegza
1 prej5
Njoftimi për media
26 nëntor 2025
Taste the Future: HoReCa & Slow Food Connections – Promovimi i Aftësive, Qëndrueshmërisë dhe Inovacionit në Sektorin e Mikpritjes në Kosovë
Aktiviteti bazohet në potencialin në rritje të Kosovës në turizmin aventurier, rural dhe gastronomik, dhe prezanton konceptin Slow Food si një model për inovacion, qëndrueshmëri dhe zhvillim ekonomik lokal. Iniciativa synon të motivojë të rinjtë, të forcojë ofruesit e arsimit dhe aftësimit profesional dhe të inspirojë ndërmarrjet e vogla për të ngritur ofertën e tyre në sektorin e turizmit dhe mikpritjes përmes kreativitetit, autenticitetit dhe cilësisë.Një ditë diskutimi, demonstrimesh dhe bashkëpunimiProgrami fillon në orën 10:00 me fjalë përshëndetëse nga Ambasadori i Italisë, Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, përfaqësues të AICS-it, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).Më pas vijon një panel i nivelit të lartë, i fokusuar në traditën, qëndrueshmërinë dhe inovacionin në HoReCa. Panelistët do të diskutojnë rolin e konceptit Slow Food në zhvillimin e një sektori më konkurrues dhe të qëndrueshëm të mikpritjes në Kosovë.Gjatë ditës, pjesëmarrësit do të shijojnë demonstrime të drejtpërdrejta kulinarie, të realizuara nga nxënës të shkollave profesionale, qendrave të aftësimit profesional dhe anëtarë të Sloë Food Dukagjini. Dy sesione prezantimi do të ofrojnë larmi pjatash, ëmbëlsirash dhe pije të përgatitura në vend, duke shpalosur kreativitetin dhe talentin e gjeneratës së re të sektorit HoReCa.Në vijim, sesioni i dedikuar për për Mundësitë e Karrierës do të lidhë bizneset lokale me Qendrat e Karrierës në shkollat profesionale dhe zyrat e punësimit, duke ndihmuar në afrimin e arsimit me mundësitë reale të punësimit dhe trajnimit.Promovimi i inovacionit dhe aftësive të të rinjveMe prezantimin e parimeve Slow Food, aktiviteti synon të promovojë qëndrueshmërinë, të mbështesë prodhuesit lokalë dhe të nxisë modele të reja biznesi në sektorin e mikpritjes dhe turizmit.Mbi 40 nxënës do të prezantojnë aftësitë e tyre gjatë ditës, duke dëshmuar përkushtimin e projektit për fuqizimin e të rinjve dhe forcimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional.Rreth Projektit HoReCaProjekti HoReCa – i financuar nga Qeveria e Italisë përmes AICS dhe i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës – mbështet integrimin në tregun e punës të të rinjve në sektorin e mikpritjes përmes zhvillimit të aftësive, forcimit të kapaciteteve të ofruesve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe bashkëpunimit të shtuar ndërmjet institucioneve publike, punëdhënësve dhe partnerëve të zhvillimit.
1 prej5
Njoftimi për media
19 nëntor 2025
Qendra për Ndërtimin e Kapaciteteve në Pylltari Inaugurohet me Mbështetjen e BE-së dhe Suedisë
Qendra do të shërbejë si një hapësirë për ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e njohurive, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive teknike në planifikimin dhe monitorimin pyjor, menaxhimin e integruar të zjarreve pyjore, digjitalizimin e informacionit dhe të dhënave pyjore, si dhe në fusha të tjera të rëndësishme për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore. Qendra u rinovua në kuadër të Programit “Mbështetje për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimësh të pyjeve për përmirësimin e jetesës rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë dhe zbatuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO). Programi synon të rrisë kontributin e sektorit të pylltarisë në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës përmes qeverisjes së përmirësuar, menaxhimit pjesëmarrës dhe zhvillimit të zinxhirit të vlerës që sjell përfitime për komunitetet rurale.Gjatë ceremonisë, tetë automjete terreni dhe një kontingjent i dytë i pajisjeve dorëmbajtëse – përfshirë Geo Vertex, mjete për matjen e diametrit, busulla dhe pajisje për menaxhimin e zjarreve pyjore – iu dorëzuan Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK). Këto mjete, të financuara nga BE-ja dhe Ambasada e Suedisë, do të forcojnë kapacitetet operative dhe teknike të APK-së për menaxhim më efektiv dhe më të qëndrueshëm të pyjeve.Ngjarja mblodhi përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadës së Suedisë, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Agjencisë Pyjore të Kosovës, FAO-s, mediave dhe mysafirëve të ftuar.Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Bashkimin Evropian në Kosovë, deklaroi: “Pyjet janë një burim i rëndësishëm natyror në Kosovë. Me këtë Qendër të re dhe pajisjet që po dorëzojmë sot, ne po investojmë në njerëzit që mbrojnë këto peizazhe për brezat që vijnë.”Henrik Riby, Zëvendësshef i Misionit/Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, shtoi: “Së bashku me BE-në, kemi investuar 2.5 milionë euro përmes FAO-s për të mbështetur reformat, trajnimin, inventarizimin pyjor dhe pajisjet. Këto mjete krijojnë një bazë të fortë për pyjet e Kosovës, ndonëse përkushtimi i vazhdueshëm politik dhe angazhimi aktiv i shoqërisë civile mbeten thelbësore.”Naser Krasniqi, Udhëheqës i Ekipit Lokal në FAO, theksoi se kontingjenti i pajisjeve ka një vlerë totale rreth 300 mijë euro, kryesisht i financuar nga BE-ja. “FAO ka organizuar trajnim për njësitë e APK-së, duke certifikuar trajnerët që të vazhdojnë sesionet e ngritjes së kapaciteteve në menaxhimin e integruar të zjarreve pyjore dhe duke mbështetur vullnetarët në aktivitetet parandaluese dhe të shuarjes së zjarreve,” tha Krasniqi.Lazar Radulović, Zëvendësministër në MBPZhR, shprehu mirënjohje për donatorët dhe FAO-n: “MBPZhR mbetet e përkushtuar në zhvillimin e sektorit të pylltarisë. Qendrat e reja, automjetet dhe pajisjet do të mbështesin detyrat profesionale dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në mbarë Kosovën.”Qendra për Ndërtimin e Kapaciteteve në Blinajë do të vazhdojë të shërbejë si platformë për trajnim, bashkëpunim dhe inovacion, duke mbështetur profesionistët e pylltarisë dhe komunitetet lokale në mbrojtjen e pyjeve të Kosovës dhe përparimin e zhvillimit rural të qëndrueshëm.
1 prej5
Njoftimi për media
24 tetor 2025
OKB shënon 80-vjetorin: “Rikonfirmohet angazhimi i OKB-së për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”
Në mesin e sfidave serioze që po kalon bota sot, nuk ekziston asnjë organizatë tjetër globale me legjitimitetin, fuqinë bashkuese dhe ndikimin normativ të Kombeve të Bashkuara. Asnjë organ tjetër botëror nuk u jep shpresë kaq shumë njerëzve për një botë më të mirë dhe nuk mund të garantojë të ardhmen që dëshirojmë. Dita e sotme, 24 tetor, është Dita e Kombeve të Bashkuara, që shënon përvjetorin e hyrjes në fuqi të Kartës së OKB-së në vitin 1945. E nënshkruar dhe e ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, ajo u bën thirrje kombeve “të praktikojmë tolerancën dhe të jetojmë së bashku në paqe… dhe të bashkojmë forcat për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, si dhe të promovojmë “përparimin ekonomik dhe shoqëror të të gjithë popujve”.“Sot, si çdo ditë tjetër, reflektojmë mbi fuqinë e këtyre fjalëve, që kanë udhëhequr punën e Kombeve të Bashkuara për 80 vjet. UNMIK-u ka një prani të gjatë dhe të rëndësishme në Kosovë, e cila lidhet ngushtë me të kaluarën dhe të tashmen e saj. Përderisa shumëçka ka ndryshuar, përkushtimi ynë për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë mbetet i palëkundur,” tha Milbert Dongjoon Shin, Zëvendës Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Ushtrues Detyre i Shefit të UNMIK-ut. Ai pranoi sfidat financiare me të cilat përballet OKB-ja për shkak të mungesës së fondeve globale, por theksoi mbështetjen e vazhdueshme të UNMIK-ut për njerëzit dhe institucionet e Kosovës në ndërtimin e besimit, ofrimin e analizave politike dhe raportimeve për shtetet anëtare të OKB-së, ushtrimin e funksioneve të mbetura të administratës së përkohshme dhe ofrimin e ndërmjetësimeve.Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që përbëhet nga 18 agjenci, fonde dhe programe, mbështet projekte dhe iniciativa që avancojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe përmirësojnë jetën në të gjitha komunitetet. Koordinatori i Zhvillimit të OKB-së në Kosovë, Stephen O’Malley, tha se kjo ditë shënon një moment për të reflektuar mbi tetë dekada përparimi, ndërsa përgatitemi për të ardhmen:“Po hyjmë në një epokë të re me sfida të reja; mësimet e nxjerra 80 vjet më parë mbeten të vlefshme dhe të rëndësishme, por gjithashtu, duhet të ri-fokusohemi – si organizatë dhe si komunitete – tek sfidat reale të sotme për të ndërtuar shoqëri të qëndrueshme dhe të begata.” Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, reflektoi mbi sfidat që qëndrojnë përpara dhe mbi “premtimin e gjallë” që përfaqëson organizata. “Kjo nuk është kohë për hezitim apo tërheqje. Tani, më shumë se kurrë, bota duhet të ripërkushtohet për zgjidhjen e problemeve që asnjë komb nuk mund t’i zgjidhë i vetëm. Në këtë Ditë të OKB-së, le të qëndrojmë bashkë dhe të përmbushim premtimin e jashtëzakonshëm të Kombeve të Bashkuara.”Fotografia e parë paraqet punën duke u bërë në Kosovë, e mbështetur nga UNMIK-u, është pjesë e ekspozitës globale të fotografisë që shënon 80-vjetorin e Kombeve të Bashkuara, të titulluar “Jetë të përbashkëta, të ardhme të përbashkët”, e cila përfshin mbi 200 fotografi dhe histori nga e gjithë bota.
1 prej5
Njoftimi për media
22 korrik 2025
“NJË MOMENT MUNDËSIE: NXITJA E EPOKËS SË ENERGJISË SË PASTËR NË SHKALLËN MË TË LARTË” teksti autorial (Op-Ed)nga António Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara
Sot, jemi në agun e një epoke të re. Dielli po lind në një epokë të energjisë së pastër.Vitin e kaluar, pothuajse i tërë kapaciteti i ri i energjisë ka ardhur nga burimet e ripërtëritshme. Investimet në energjinë e pastër janë rritur në 2 trilionë dollarë – 800 miliardë dollarë më shumë se në lëndët djegëse fosile.Energjia diellore dhe e erës tani janë burimet më të lira të energjisë në Tokë, ndërsa sektorët e energjisë së pastër po krijojnë vende të punës, duke i dhënë shtysë rritjes dhe duke e fuqizuar progresin – pavarësisht se për lëndët djegëse fosile ende jepen subvencione shumë më të mëdha.Vendet që mbështeten në lëndët djegëse fosile nuk po i mbrojnë ekonomitë e tyre, por po i sabotojnë ato – duke e minuar aftësinë konkurruese dhe duke e humbur mundësinë më të madhe ekonomike të shekullit të XXI.Energjia e pastër gjithashtu ofron sovranitet dhe siguri energjetike. Tregjet e lëndëve djegëse fosile janë në mëshirën e tronditjeve të çmimeve, ndërprerjeve të furnizimit dhe trazirave gjeopolitike, siç e pamë kur Rusia e pushtoi Ukrainën. Por, nuk ka rritje të çmimeve për dritën e diellit, nuk ka embargo për erën dhe pothuajse çdo komb ka burime të ripërtëritshme të mjaftueshme për të qenë i vetëmjaftueshëm në aspektin energjetik.Më në fund, energjia e pastër i jep hov zhvillimit. Ajo mund të arrijë qindra miliona njerëz që ende jetojnë pa energji elektrike – shpejt, me çmim të përballueshëm dhe në mënyrë të qëndrueshme, veçanërisht përmes teknologjive diellore jashtë rrjetit dhe në shkallë të vogël.E gjithë kjo e bën epokën e energjisë së pastër të pandalshme. Por, tranzicioni nuk është ende mjaft i shpejtë ose i drejtë. Vendet në zhvillim po lihen pas. Lëndët djegëse fosile ende i dominojnë sistemet e energjisë, ndërsa emetimet janë ende në rritje, kur ato duhet të bien për ta shmangur më të keqen e krizës klimatike. Për ta rregulluar këtë, na duhen veprime në gjashtë fronte.Së pari, qeveritë duhet të zotohen plotësisht për të ardhmen e energjisë së pastër. Në muajt në vijim, çdo vend është zotuar të dorëzojë plane të reja kombëtare për klimën – që njihen si kontribute të përcaktuara kombëtarisht – me objektiva për dekadën e ardhshme. Këto plane duhet të përputhen me kufizimin e rritjes së temperaturës globale në 1.5 gradë celsius, t’i mbulojnë të gjitha emetimet dhe sektorët dhe ta përcaktojnë një rrugë të qartë drejt energjisë së pastër. Vendet e G20, përgjegjëse për rreth 80% të emetimeve globale, duhet të udhëheqin.Së dyti, ne duhet të ndërtojmë sisteme energjetike të shekullit XXI. Pa rrjete dhe ruajtje moderne të energjisë, energjia e ripërtëritshme nuk mund ta përmbushë potencialin e saj. Por, për çdo dollar të investuar në energji të ripërtëritshme, vetëm 60 cent shkojnë për rrjete dhe ruajtje. Ky raport duhet të jetë një me një.Së treti, qeveritë duhet të synojnë ta përmbushin kërkesën në rritje për energji në botë me burime të ripërtëritshme. Kompanitë e mëdha të teknologjisë duhet gjithashtu ta luajnë rolin e tyre. Deri në vitin 2030, qendrat e të dhënave mund të konsumojnë po aq energji elektrike sa konsumon Japonia sot. Kompanitë duhet të zotohen që t'i furnizojnë ato me energji të ripërtëritshme.Së katërti, ne duhet ta integrojmë drejtësinë në tranzicionin energjetik. Kjo e nënkupton mbështetjen e komuniteteve që ende varen nga lëndët djegëse fosile për t'u përgatitur për të ardhmen e energjisë së pastër. Dhe kjo nënkupton reformimin e zinxhirëve tejet të rëndësishëm me minerale. Sot, ato janë të mbushura me abuzime të të drejtave dhe shkatërrim të mjedisit, ndërsa vendet në zhvillim janë të ngujuara në fund të zinxhirëve të vlerës. Kjo duhet të marrë fund.Së pesti, ne duhet ta bëjmë tregtinë mjet për transformimin energjetik. Zinxhirët e furnizimit me energji të pastër janë shumë të koncentruar, ndërsa tregtia globale po fragmentohet. Vendet e përkushtuara ndaj epokës energjetike të re duhet të punojnë për t’i diversifikuar furnizimet, për t’i ulur tarifat për mallrat e energjisë së pastër dhe për t’i modernizuar traktatet e investimeve në mënyrë që ato ta mbështesin tranzicionin.Së gjashti dhe së fundi, ne duhet të orientojmë financimin kah vendet në zhvillim. Afrika ka përfituar vetëm nga dy për qind e investimeve në burimet e ripërtëritshme vitin e kaluar, ndonëse i ka pasur 60% të burimeve diellore më të mira në botë. Ne kemi nevojë për veprim ndërkombëtar – për të parandaluar që shlyerja e borxheve t’i thajë buxhetet e vendeve në zhvillim dhe për t'ua mundësuar bankave shumëpalëshe për zhvillim që t’i rrisin ndjeshëm kapacitetet e tyre për kredidhënie dhe që ta shfrytëzojnë shumë më shumë financim privat. Ne gjithashtu kemi nevojë për agjenci të vlerësimit të kredive dhe për investitorë për t’i modernizuar vlerësimet e riskut, për ta marrë parasysh premtimin për energji të pastër, koston e kaosit klimatik si dhe rrezikun nga asetet e karburanteve fosile të bllokuara.Një epokë e re e energjisë është afër – një epokë ku energjia e lirë, e pastër dhe e bollshme e fuqizon një botë të pasur me mundësi ekonomike, ku kombet e kanë sigurinë e autonomisë energjetike dhe ku dhurata e energjisë elektrike është dhuratë për të gjithë. Ky është momenti ynë i mundësisë për ta nxitur ndryshimin global në shkallën më të lartë. Le ta shfrytëzojmë këtë koment.
1 prej5
Njoftimi për media
20 qershor 2025
Deklaratë: Mesazhi i Komisionerit të Lartë Filippo Grandi me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve 2025
Numri rekord i burrave, grave dhe fëmijëve – mbi 122 milionë njerëz në mbarë botën – janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, por aftësia e tyre për të gjetur siguri dhe mbështetje është më e kërcënuar se kurrë më parë.Dështimi i plotë për t’i dhënë fund konflikteve – nga Sudani në Ukrainë, nga Republika Demokratike e Kongos në Gaza – vazhdon të shkaktojë vuajtje të pafundme njerëzore. Megjithatë, njerëzit e pafajshëm që vrapojnë për të shpëtuar jetën nën breshërinë e plumbave dhe shiun e raketave stigmatizohen padrejtësisht, gjë që ua vështirëson arratisjen nga rreziku dhe gjetjen e një vendi ku të gjejnë siguri, shërim dhe mundësi për të rindërtuar jetën.Për ta rënduar edhe më tej gjendjen e tyre të rëndë, shkurtimet brutale në ndihmën humanitare po ndërpresin qasjen në mbështetje jetike, duke rrezikuar jetën e miliona njerëzve që kanë nevojë urgjente për ndihmë.Në këtë moment kritik, është thelbësore të riafirmojmë solidaritetin tonë me refugjatët – jo vetëm përmes fjalëve, por përmes veprimeve të menjëhershme dhe konkrete. Fatmirësisht, nuk mungojnë shembuj frymëzues: vendet që ndodhen pranë zonave të konfliktit dhe që vazhdojnë të mirëpresin e të strehojnë refugjatë; komunitetet vendore që hapin dyert e shtëpive, vendet e punës dhe zemrat e tyre për njerëzit e zhvendosur; si edhe aktet e panumërta individuale të mirësisë dhe dhembshurisë që dëshmojnë njerëzinë tonë të përbashkët.Në shumë raste, kjo mbështetje ofrohet nga njerëz me burime të kufizuara dhe nga vende që përballen me sfida të mëdha ekonomike. Nga shtetet më të pasura te bankat zhvillimore, bizneset dhe të tjerë, ne mund dhe duhet t’i mbështesim këto vende dhe komunitete duke ndarë përgjegjësinë për mbrojtjen e refugjatëve. Këto akte solidariteti do të mundësonin vazhdimin e kësaj bujarie.Edhe në këto kohë të trazuara, ka momente të shpresës së thellë. Këtë Ditë Botërore të Refugjatëve, ndodhem në Siri, ku pas 14 vitesh krize dhe dëshpërimi, dy milionë njerëz kanë vendosur tashmë të kthehen në shtëpitë dhe komunitetet e tyre pas rënies së regjimit të Assadit në dhjetorin e kaluar. Në një rajon që ka përjetuar aq shumë dhunë – dhe që ende vuan – na paraqitet megjithatë mundësia për të ndihmuar popullin sirian të arrijë stabilitet dhe mirëqenie. Kjo mundësi nuk duhet humbur.Sot, takova familje siriane që janë kthyer pas më shumë se një dekade si refugjatë. Gëzimi i thellë që ndjejnë teksa janë sërish mes fytyrave dhe vendeve të njohura – pavarësisht sfidave të shumta – është një kujtesë prekëse e mallëngjimit të thellë që refugjatët ndiejnë për shtëpitë dhe vendlindjen e tyre.Këto momente bëhen të mundura vetëm përmes solidaritetit: solidariteti i treguar nga vendet fqinje të Sirisë që ofruan strehë derisa njerëzit të ndiheshin të sigurt për t’u kthyer; solidariteti i treguar nga komunitetet siriane që mirëpresin bashkëqytetarët e tyre pas një mungese të gjatë dhe të dhimbshme; dhe solidariteti i treguar nga kolegët e mi të UNHCR-së dhe partnerët e tyre lokalë e ndërkombëtarë, të cilët janë këtu për të mbështetur familjet që kthehen dhe do të qëndrojnë pranë tyre ndërsa rindërtojnë shtëpitë dhe jetën e tyre.Më shumë se kurrë, sot kemi nevojë të qëndrojmë përkrah refugjatëve për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë. Këtë Ditë Botërore të Refugjatëve – dhe çdo ditë – qeveritë, institucionet, kompanitë dhe individët mund ta dëshmojnë këtë përkushtim duke ndihmuar ata që janë zënë në vorbullën e konflikteve të pakuptimta. Duke vepruar kështu, ne i afrohemi më shumë stabilitetit, njerëzisë dhe drejtësisë për të gjithë. Dhe nëse e bëjmë këtë, unë ju premtoj se refugjatët do të sjellin gjithë guximin, shpirtin dhe zgjuarsinë e tyre për të ndërtuar një të nesërme më të mirë dhe më të ndritur.
1 prej5
Burimet e fundit
1 / 11
1 / 11